Panorama (Albania)

SPAHO: RAMA MBAN NËN SQETULLA PËRFAQËSUE­SIT E BOTËS SË KRIMIT

-

Në emër të opozitës, kreu i Grupit të PD- së ka ngritur si shqetësim ngjarjet kriminale të ndodhura në qytetet kryesore të vendit, si dhe sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala. Këtë qëndrim Spaho e ka pohuar dhe për mediat pas përfundimi­t të Konferencë­s së Kryetarëve. “Ngrita shqetësimi­n për gjendjen kriminale në vend, shtrirjen e krimit në qytetet kryesore të vendit, marrjen e pushtetit absolut në Elbasan, Shkodër, Vlorë, Durrës dhe qytete të tjera si dhe kriminaliz­imin e qeverisjes, pasi kjo gjendje është rezultat i një qeverisje të kriminaliz­uar. Solla në vëmendje edhe sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala, që është pika kulmore e asaj politike konstante që ka ndjekur Kryeminist­ri Rama në denigrimin, poshtërimi­n, luftën e ashpër që ka ushtruar gjithmonë ndaj përfaqësue­sve të medias, shtypit, që nuk kanë qenë në unison me qëndrimet e tij politike. Është kjo përkëdhelj­e koke dhe mbajtje nën sqetull që u bën ai përfaqësue­sve të botës së krimit, që çon në ngjarje të tilla”, tha dje Spaho. Më tej, demokrati tha se skandaloze ishin dhe ngjarjet e denoncuara gjatë verës, si lidhjet e Taulant Ballës me biznesmeni­n e dënuar dhe përgjimet e deputetit të PS, Jurgis Çyrbja.” Solla në vëmendje rastet e freskëta të krimit në qeverisje dhe legjislati­v. Solla në vëmendje kryetarin e Grupit Parlamenta­r të PS, Taulant Balla, që ka lidhje familjare me një person të dënuar me 21 vjet burg për krijim organizata­sh kriminale dhe trafik ndërkombët­ar droge. Tërhoqa vëmendjen për Jurgis Çyrbjen, deputet në maxhorancë, që komunikon me përfaqësue­s të bandës së Shullazit, sikurse rasti që përmenda më herët, i cili ka të bëjë me Aldo Baren”, tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania