Panorama (Albania)

Rama me mësuesit: Do ju rrisim sërish pagat

“Nuk ju kemi harruar, rrogat tuaja kanë nevojë për më shumë rritje”

-

Dy javë përpara se të nisë viti i ri shkollor, Kryeminist­ri Edi Rama, bashkë me ministren përgjegjës­e për Arsimin, zhvilloi një takim me mësuesit për t’iu komunikuar një varg nismash që janë marrë për këtë vit e ato që do të ndërmerren.

Përpos masës për tekstet falas, rritjes së cilësisë së tyre e shtimit të mësuesve për fëmijët me aftësi të veçanta, kreu i qeverisë iu premtoi arsimtarëv­e një tjetër rritje pagash brenda këtij mandati, me mundësinë e parë që do t’i krijohet qeverisë. “Nuk e kemi harruar që edhe pse janë rritur, rrogat tuaja kanë nevojë për më shumë rritje, këtë nuk e kemi harruar, kështu që thjesht për t’ju thënë që të mos e kini këtë dyshim, por çdo hap, sipas mundësive të reja që krijohen, dhe besoj që do kemi mundësi të reja dhe në këtë aspekt së shpejti”.

TEKSTET FALAS Numri një i qeverisë mblodhi takimin e një dite më parë për të komunikuar vendimin e marrë më herët nga Këshilli i Ministrave për tekstet shkollore falas nga klasa e parë në të katërtën. Në vitin pasues do të përfshihet edhe klasa e pestë, duke përmbyllur kështu ciklin e ulët, ndërsa ambicia e qeverisë është që brenda mandatit të gjithë nxënësit e arsimit të detyrueshë­m të mund t’i marrin tekstet pa pagesë. “Vitin e ardhshëm, në këtë program do të përfshihet dhe klasa e pestë dhe ambicia jonë është që deri në fund të këtij mandati, i gjithë arsimi i detyrueshë­m, pra, deri në klasën e nëntë, të mbulohet me libra shkollorë falas dhe prindërve, familjeve të të gjithë nxënësve nga klasa e parë në të nëntën, t’u kursehen miliona e miliona euro shpenzime për libra, që i mbeten familjes për buxhetin e saj”, tha Rama në takimin me mësuesit. Por, sipas tij, më e rëndësishm­e është që ky proces të përmbyllet në kohë, përpara datës së parë të fillimit të shkollës, 17 shtator. “Është shumë e rëndësishm­e që i gjithë komuniteti i arsimit, që nga Ministria e Arsimit te drejtoritë, të cilat edhe ato tani do të hyjnë në një fazë reformimi, te drejtoritë e shkollave dhe te mësuesit, të bëjmë detyrën për t’i dhënë në kohë të gjithë librat falas për fëmijët”. Fatura financiare e mbulimit të teksteve pa pagesë për katër klasat e arsimit fillor është 6 milionë dollarë. Sipas kreut të qeverisë, vitin e shkuar ishin jo pak, por 108 mijë fëmijë të kategorive të ndryshme që janë rimbursuar për librat shkollorë. ÇMIMI I LIBRAVE Rritja e cilësisë së teksteve, me të cilat do të mësojnë nxënësit nga ky vit e tutje, është shoqëruar dhe me një çmim më të kripur. Këtë e pranoi edhe Kryeminist­ri, sipas të cilit nuk ka asnjë anomali me çmimet në vendet analoge. Për më tepër, e njëjta faturë financiare do të rëndojë mbi qeverinë pas rritjes së klasave përfituese të teksteve falas. “Sot, ne mbyllim ciklin e ni- sur nga ministrja për zëvendësim­in e librave skarco me libra të Cambdridge, të Oxford dhe të Pearson. Libra të një cilësie të padiskutue­shme dhe janë këto libra që sot jepen falas, pra, edhe cilësia edhe lehtësimi për klasën e parë deri në të katërtën këtë vit. Disa thonë që janë shtrenjtua­r. Po, disa libra janë pak më të shtrenjtë sesa ishin, sepse janë produkte shumë më cilësore dhe nëse do të bëjmë krahasimin në çmim me vendet e tjera, do të shikojmë që nuk ka asgjë anormale”, nënvizon Rama.

 ??  ?? VOKSHI: Deputetja e LIBRAT Partisë FALAS, Demokratik­e, MASHTRIM Albana Vokshi, I MADH e konsideron dhënien e teksteve për katër klasat e arsimit fillor, mashtrimin e radhës nga ana e qeverisë. “Bamirësi shpërndau libra që NUK JANË FALAS, janë në PËRDORIM, vetëm për nxënësit e klasave 1- 4, ndërkohë që të gjithë nxënësit e tjerë nga klasat 5- 12 do duhet të blejnë librat me çmimin shumë herë më të lartë të rritur nga Edi Rama”, shkruan deputetja, njëherësh kryetare e Komisionit të Medias në Parlament. Vokshi thekson se: “Prindërit e nxënësve të klasave 1- 4 që do të marrin librat në përdorim nga shteti, duhet të kenë të qartë që nëse fëmijët i shkarravis­in apo i grisin, do gjobiten dhe paguajnë shumë më shumë sesa do të ishte vlera nëse ato do i kishin blerë tekstet vetë”. Shtrirja e përfitimit të teksteve falas për 9- vjeçaren, për Vokshin është propozim i Partisë Demokratik­e në Kuvend e pjesë e programit të tij politik. “Partia Demokratik­e do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin e detyrueshë­m. Në radhë të parë, për të vendosur në shina të sigurta të ardhmen e vendit, për më shumë kujdes për nxënësit dhe prindërit e tyre si dhe për më shumë dinjitet për mësuesit”.
VOKSHI: Deputetja e LIBRAT Partisë FALAS, Demokratik­e, MASHTRIM Albana Vokshi, I MADH e konsideron dhënien e teksteve për katër klasat e arsimit fillor, mashtrimin e radhës nga ana e qeverisë. “Bamirësi shpërndau libra që NUK JANË FALAS, janë në PËRDORIM, vetëm për nxënësit e klasave 1- 4, ndërkohë që të gjithë nxënësit e tjerë nga klasat 5- 12 do duhet të blejnë librat me çmimin shumë herë më të lartë të rritur nga Edi Rama”, shkruan deputetja, njëherësh kryetare e Komisionit të Medias në Parlament. Vokshi thekson se: “Prindërit e nxënësve të klasave 1- 4 që do të marrin librat në përdorim nga shteti, duhet të kenë të qartë që nëse fëmijët i shkarravis­in apo i grisin, do gjobiten dhe paguajnë shumë më shumë sesa do të ishte vlera nëse ato do i kishin blerë tekstet vetë”. Shtrirja e përfitimit të teksteve falas për 9- vjeçaren, për Vokshin është propozim i Partisë Demokratik­e në Kuvend e pjesë e programit të tij politik. “Partia Demokratik­e do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin e detyrueshë­m. Në radhë të parë, për të vendosur në shina të sigurta të ardhmen e vendit, për më shumë kujdes për nxënësit dhe prindërit e tyre si dhe për më shumë dinjitet për mësuesit”.
 ??  ?? Rama e Nikolla, dje gjatë takimit me mësuesit
Rama e Nikolla, dje gjatë takimit me mësuesit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania