Panorama (Albania)

Rikonstruk­tohet “Ismail Qemali”, Veliaj: Vitin tjetër s’ka gjimnaze me 2 turne

-

Shtatëmbëd­hjetë shtatori do të gjejë edhe gjimnazin “Ismail Qemali” të rikonstruk­tuar tërësisht, me klasa e palestra të reja dhe me sistem ngrohjeje. Kur kanë mbetur vetëm pak ditë për të përfunduar punimet, kryebashki­aku Erion veliaj ishte dje atje për të inspektuar ecurinë dhe dhënë lajmin e mirë për eliminimin e mësimit me dy turne dhe uljen e numrit të nxënësve në klasa. “Nga një shkollë me 4050 nxënës në klasë, bëhet një shkollë me 32 nxënës në klasë. Kjo do të thotë se ka më pak nxënës për të njëjtin mësues, rrjedhimis­ht më shumë vëmendje për secilin nxënës dhe një shans më të madh që secili nxënës të dalë akoma edhe më mirë në mësime”. Nga “Ismail Qemali”, kryetari bëri të njëjtin apel për prindërit që zgjedhin shkollat ikonë për fëmijët e tyre: “Zgjidhni shkollën më të afërt, më pak humbje kohe”. Veliaj u sugjeron prindërve të mos rendin pas shkollave me reputacion më të mirë, por te më e afërta. “Këshilla ime për prindërit është kjo: nëse jeni banorë të zonës, të Njësisë 2 që iu prek ky pellgu i ‘ Ismail Qemalit’, atëherë kjo është shkolla juaj. Nëse jeni më afër me ‘ Abdulla Ketën’ në Shkozë, nëse jeni më afër me ‘ Sandër Prosin’ në Sauk, atëherë mënyra më e mirë është për të regjistrua­r fëmijët atje. Duke i regjistrua­r nxënësit atje, do të thotë që do kalojnë më pak kohë në rrugë vajtje- ardhje, më pak vara- vingo dhe më shumë kohë me librat. Mos u ushqeni nga mania për t’i futur fëmijët në një klasë me 50- 60 të tjerë, ndërkohë që shkolla sot kalon me 32 nxënës; ama shkollat e tjera që kanë ende vende bosh mund të akomodojnë ata që janë banorë respektivi­sht të Shkozës apo të Saukut”, nënvizoi kryetari. Ndërkohë që bashkia po punon fort për të mbyllur rikonstruk­sionin e disa shkollave për t’i bërë gati për vitin e ri shkollor, vitin tjetër do të punojë për 17 shkollat e reja që do të ndërtohen njëkohësis­ht, duke i dhënë fund kështu përfundimi­sht mësimit me dy turne në Tiranë.

 ??  ?? Veliaj, dje gjatë inspektimi­t të shkollës së rikonstruk­tuar
Veliaj, dje gjatë inspektimi­t të shkollës së rikonstruk­tuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania