Panorama (Albania)

Grabiti marketin me armë lodër, kapet i riu

Përdori maskë kirurgjie dhe dorashka. Mori 79 mijë lekë

- DURRES/

Grabitën marketin me pistoletë lodër, por arrestohet në flagrancë.

Me një çakmak në formën e pistoletës, një i ri nga Durrësi ka kryer grabitjen e një marketi në Lagjen numër 8 të qytetit bregdetar. Autori, përveç pistoletës lodër, kishte menduar gjithçka në detaje. Në duar mbante dorashka për të mos lënë gjurmë gishtash gjatë grabitjes, ndërsa për të vështirësu­ar identifiki­min përmes kamerave të sigurisë, mbante kapele dhe një maskë kirurgjie. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në një zonë pranë Spitalit Rajonal në Durrës ku ndodhet dhe Komisariat­i i Policisë. Nisur nga kjo, forcave të policisë nuk u është dashur shumë kohë për të arritur në vendin e ngjarjes dhe për t’u vënë në ndjekje të autorit. E gjithë grabitja, e cila nuk ka zgjatur më shumë se 10 sekonda, është filmuar nga kamerat e sigurisë. Grabitësi pasi hyn në market, drejtohet direkt për te arka,, e cila ndodhej pranë hyrjes kryesore. Për të larguar arkëtaren, ai nuk përdor armën lodër por e përplas atë me forcë në tokë dhe më pas nis të marrë paratë që gjendeshin brenda në kasafortë. Ndërkohë që autori merrte paratë, arkëtarja kërkoi ndihmë nga personat që ndodheshin jashtë marketit. Pikërisht njoftimi i tyre në kohë, bëri që Policia të kapë në flagrancë grabitësin. Bëhet fjalë për Keni Braçe, 27 vjeç, banues në Durrës. Sipas Policisë, ai ka arritur të marrë nga marketi një shumë prej 79 mijë lekësh të rinj. Në momentin e arrestimit, përveç parave, 27- vjeçarit iu sekuestrua dhe arma lodër. “Special- istët për Krimet në Komisariat­in e Policisë Durrës në bashkëpuni­m me Forcat Shqiponja, mesditën e sotme sapo kanë marrë njoftim që është vjedhur me dhunë një market, kanë organizuar menjëherë shërbimet, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Keni Braçe 27 vjeç, banues në Durrës. Braçe, në Lagjen nr. 8 Durrës ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një pistolete tip çakmak marketin në pronësi të shtetasit S. M.”, bën të ditur Policia. Çështja i ka kaluar Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Nga ana tjetër mësohet se 27- vjeçari nuk ishte person me precedent penal.

 ??  ?? Momenti i grabitjes
Momenti i grabitjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania