Panorama (Albania)

Tritol lokalit në Laç, pronari kërcënon gazetarin

-

LEZHE - Një sasi e konsiderue­shme tritoli ka shpërthyer në hyrjen e një lokali në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02: 00 të së hënës pranë stadiumit të qytetit. Lënda plasëse ishte vendosur në derën e lokalit, që shërbente si bar kafe dhe ishte në pronësi të Llesh Burakut, 54 vjeç nga Mirdita, banues në Laç. Nga shpërthimi është dëmtuar vetëm porta kryesore e lokalit, ndërsa nuk ka pasur dëme në njerëz. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa Policia po heton për ndonjë konflikt që mund të ketë pasur pronari i lokalit ku ndodhi shpërthimi. Ky i fundit është shoqëruar në Polici dhe po merret në pyetje rreth ngjarjes. Gjithashtu po punohet edhe për përcaktimi­n e sasisë së tritolit që ishte vendosur në derën e lokalit. Ndërkohë, 54- vjeçari gjatë momentin që gazetarët kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të raportuar mbi atë që kishte ndodhur, ka kërcënuar gazetarin e televizion­it “News24”. Për këtë çështje, Policia gjithashtu po kryen hetime ndaj pronarit të lokalit. Llesh Buraku, pronari i lokalit, nuk është emër i panjohur për Policinë. Në Korrik të vitit 2015, ai kishte dhunuar duke e goditur me grushte inspektori­n e Shëndetit Publik, i cili kishte shkuar për kontroll në lokalin e tij. Ky i fundit kundërshto­nte me forcë dhe goditi inspektori­n. Për këtë ngjarje, në tetor 2015, Gjykata e Kurbinit e shpalli fajtor për “goditje për shkak të detyrës” dhe e dënoi me 150 mijë lekë gjobë. Ky vendim u ankimua nga Prokuroria dhe nga vetë i pandehuri. Ky i fundit kërkonte që të shpallej i pafajshëm, ndërsa organi i akuzës kishte kërkuar që Buraku të dënohej me 1 vit burgim. Çështja shkoi në Gjykatën e Apelit Tiranë për t’u shqyrtuar dhe në seancën gjyqësore të mbajtur në 18 janar 2017, prokurori u tërhoq nga ankimi i çështjes. Po kështu, edhe Llesh Buraku u tërhoq nga kërkesa e tij, duke lënë në fuqi dënimin me gjobë për goditjen e inspektori­t të ISHP- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania