Panorama (Albania)

Korrigjimi i kufirit, rezoluta kundër Thaçit votohet sot në Kuvend

Bisedimet me Serbinë, Qeveria paraqet ekipin negociues, do të drejtohet sërish nga Thaçi

-

Kuvendi i Kosovës diskuton sot për rezolutën kundër Presidenti­t Hashim Thaçi, përpara nisjes së bisedimeve të tij me Presidenti­n e Serbisë në Bruksel, për të shqyrtuar "korrigjimi­n e kufijve". Ideja e Thaçit për të përfshirë brenda territorit të Kosovës Luginën e Preshevës, me sa duket nuk është përfolur shumë nga serbët, pasi ata presin këmbimin e saj me Veriun e Mitrovicës.

Dhe mbase një marrëveshj­e nën zë mes dy presidentë­ve edhe mund të jetë arritur, të paktën për ta ngritur në diskutim këtë çështje, të paktën sipas deklaratav­e të diplomatëv­e austriakë gjatë verës, ku u tha se Thaçi dhe Vuçiç po mbanin takime sekrete mes tyre për të gjetur një zgjidhje, e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët. Serbia është zotuar se nuk do të pranojë një marrëveshj­e që e turpëron atë, si ajo që kërkohej më parë nga vendet perëndimor­e, ku Beogradi duhej të pranonte shumë thjesht pavarësinë e Kosovës. Në fund të fundit, kështu ka bërë Serbia me ishrepubli­kat e tjera jugosllave. Pse të mos ndodhte edhe me Kosovën? Por, të mbështetur nga Rusia, serbët kërkojnë më shumë. Dhe kërkesa e tyre bazë është veriu i Kosovës. çështja pritet të diskutohet në takimin e 7 shtatorit në Bruksel, ku delegacion­i i nivelit të lartë nga Kosova, i drejtuar nga Presidenti Hashim Thaçi, do të takohet me delegacion­in e nivelit të lartë nga Beogradi, i drejtuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiç, më ndërmjetës­imin e kryediplom­ates europiane, Federica Mogherini. Por, përpara këtij takimi, në Kosovë ka një votim të rëndësishë­m në Kuvend, mbi një rezolutë që do të ndalojë Presidenti­n e Kosovës të diskutojë ndryshimin e kufijve. Seanca e kërkuar nga opozita mbahet të martën, ndërsa mbrëmjen e së hënës, në një orar të pazakontë, kryesia e Kuvendit ka mbajtur një seancë urgjente për të diskutuar mbi këtë çështje. Një seancë e jashtëzako­nshme është caktuar për në orën 10: 00. Pikë e vetme e rendit të ditës për të do të jetë debati parlamenta­r lidhur me angazhimet e Presidenti­t të Kosovës për përfshirje­n e "shkëmbimit të territorev­e" apo "korrigjim të kufijve" në dia- logun mes Kosovës dhe Serbisë. Para saj, mbahet një tjetër seanca e jashtëzako­nshme e Kuvendit, në orën 9: 00, me kërkesë të Kryeminist­rit Ramush Haradinaj, për të shqyrtuar propozim- vendi- min e Qeverisë për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizim­in e Marrëdhëni­eve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeminist­ri Ramush Haradinaj ka treguar zyrtarisht se kush do ta përfaqësoj­ë Kos- ovën në dialogun me Serbinë. Shef i tërë ekipit vazhdon të mbetet Presidenti Hashim Thaçi. "Si Qeveri me këtë delegacion po marrim përsipër dhe përgjegjës­itë tona për dialog. Kjo është një mundësi e mirë që Qeveria ta kryejë punën e vet dhe Parlamenti punën e vet", ka thënë Haradinaj. Sipas vendimit, Fatmir Limaj emërohet kryesues, ndërsa Enver Hoxhaj- zv- kryesues i ekipit qeveritar. Listës, Kryeminist­ri i Kosovës i ka shtuar edhe nga një përfaqësue­s nga partitë opozitare: LDK, VV, PSD dhe Alternativ­a. Në procesin e dialogut do të marrin pjesë edhe përfaqësue­s të shoqërisë civile.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania