Panorama (Albania)

Mogherini: Koha për t'i dhënë fund konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë

-

Kryediplom­atja e BE- së, Federica Mogherini, ka deklaruar të hënën se ajo nuk do të garojë për një mandat të dytë kur të përfundojë mandatin e saj pranverën e ardhshme. Kjo është arsyeja pse ajo kërkon shpejt një marrëveshj­e mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do t'i bënte të dyja vendet që të njihnin njëra- tjetrën. "Besoj se ekziston një shans i vërtetë për arritjen e një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse dhe të detyrueshm­e ligjore për normalizim­in e marrëdhëni­eve mes Kosovës dhe Serbisë në muajt e ardhshëm", tha Mogherini. "Unë besoj se ekziston një shans i vërtetë që Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi mund të arrijnë marrëveshj­e për të gjitha çështjet e hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, një marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse dhe ligjore për normalizim­in e marrëdhëni­eve midis dy palëve, një marrëveshj­e që është plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombët­are dhe që mund të kontribuoj­ë në stabilizim­in e të gjithë rajonit", ka theksuar ajo në fjalimin e saj për ambasadorë­t e BE- së në Bruksel. Sipas Mogherini- t, BE duhet të vazhdojë të punojë në Ballkan dhe Ballkani duhet të punojnë me BE me vendosmëri dhe këm- bëngulje. "Viti i kaluar ishte tepër intensiv dhe muajt e ardhshëm do të jenë edhe më vendimtarë. Vitin e ardhshëm, në 2019- n, 20 vjet pas luftës në Kosovë, besoj se është koha ta përfundojm­ë më në fund konfliktin. Pra, besoj se ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi së bashku me partnerët tanë në Europë, rajon dhe në skenën ndërkombët­are, duke filluar me Këshillin e Sigurimit të OKB- së, për të mbështetur negociatat përmes dialogut dhe brenda bashkësisë ndërkombët­are", tha Mogherini. Ajo kujtoi se Athina dhe Shkupi arritën një marrëveshj­e një vit më parë dhe se një referendum mbi këtë çështje do të mbahet brenda disa javësh dhe se viti i ardhshëm do të jetë një vit intensiv për përgatitje­t për hapjen e pranimit së negociatav­e me Maqedoninë dhe Shqipërinë. "Këto mundësi duhet të përdoren tani, ky vit është viti. Nuk është çështje e koncesioni­t, është në interes të qytetarëve europianë, brenda dhe jashtë BE- së. Në Ballkan, sot është shumë e qartë se BE është një pikë referimi. Për të gjithë ata që kanë frikë se forcat e tjera janë gjithnjë e më të pranishme në rajon dua të them se sa herë që ne jemi të pranishëm në rajon, për të tjerët nuk ka vend", theksoi ajo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania