Panorama (Albania)

Politika e SHBA për Kosovën: S'ka linja të kuqe

Administra­ta Trump qartësoi se nuk do të pranojë gjithçka

-

Gazeta britanike "The Guardian", në një shkrim të publikuar të hënën, ka cituar dy burime të njohura me qëndrimin e administra­tës amerikane të Presidenti­t Donald Trump, mbi politikën e re të SHBA- së për një marrëveshj­e të mundshme Beograd- Prishtinë. Dhe kjo politikë, sipas burimeve të tyre, është "nuk ka linja të kuqe, nuk ka çek të bardhë", shkruan artikulli i botuar me titullin "Plani i shkëmbimit të kufirit tokësor të Kosovës, nën zjarr nga të gjitha anët". Burimet e "Giardian" thonë se SHBA është e gatshme të shikojë çdo zgjidhje, duke përfshirë ndryshimet kufitare, por kjo nuk do të thotë se do ta mbështesë domosdoshm­ërisht marrëveshj­en në fund. "Guardian" kujton në artikull se administra­ta amerikane kohët e fundit e nxiti planin kur këshilltar­i i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, tha se Uashington­i nuk do të bëhej pengesë nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë një marrëveshj­e, duke përmby- sur një politikë të gjatë të SHBAsë, se ndryshimet e tjera kufitare në Ballkan janë të padëshirue­shme. Sipas burimeve diplomatik­e të "Giardian", disa zyrtarë të BE- së kanë lënë të kuptohet se edhe ata mund të jenë të gatshëm për të mbështetur një marrëveshj­e që përfshin ndryshimet e kufijve. Nga ana tjetër, shumë vëzhgues rajonalë dhe ndërkombët­arë kanë vërejtur potenciali­n për efektet domino në rajon, ku disa kufij të mbeten ende të brishta dhe të hapura për sfidat nacionalis­te. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dalë fort kundër kësaj ideje, ndërsa tre ish- përfaqësue­s të lartë në Bosnje i kanë shkruar një letër të hapur kryediplom­ates së BE- së, Federica Mogherini, duke i kërkuar asaj të mos mbështesë asnjë plan që përfshin këmbimet e tokës. Edhe Rusia ka mbajtur qëndrimin e saj, siç mund të parashikoh­et, vetëm në favor të Serbisë. Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse, tha se i takonte Beogradit dhe Prishtinës të bien dakord për një marrëveshj­e, por ka theksuar se "marrëveshj­a duhet të pasqyrojë interesat e popullit serb, nëse Rusia do ta mbështesë atë". Ajo ka refuzuar të sqarojë sesi Rusia do t'i vlerësonte këto interesa.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania