Panorama (Albania)

“New York Times” rekomandon romanin e Kadaresë: Një alegori politike

-

“Kamarja e turpit” e shkrimtari­t Ismail Kadare është një ndër nëntë veprat që “New York Times” i rekomandon lexuesit përgjatë kësaj jave. Njujorkezj­a ka përzgjedhu­r një kolanë librash, tematikat e të cilave janë nga më të ndryshmet, ku ndërthuret fiksioni me memuaristi­kën, letërsia dhe politika, biznesi dhe ëndrra amerikane, lufta dhe mbijetesa. Librat e rekomandua­r janë: “Fashion climbing: A Memoir with Photograph­s” nga Bill Cunningham; “Winners take all: The Elite Charade of Changing the World” nga Anand Giridharad­as; “Temp: How American Work, American Business, and the American Dream Became Temporary, nga Louis Hyman; “The husband hunters: American Heiresses who married into the British Aristocrac­y” nga Anne de Courcy; “The fighters: Americans in Combat in Afghanista­n and Iraq” nga C. J. Chivers; “Fly girls: How Five Daring women Defied All Odds and Made Aviation History”, nga Keith O’Brien; “I will be komplete” nga Glen David Gold; “If you see me, don’t say hi” nga Neel Patel dhe “The Traitor’s niche”-” Kamarja e turpit” nga Ismail Kadare. “Kamarja e turpit” ( Counterpoi­nt, $ 25.) është përkthyer në gjuhën angleze nga John Hodgson. Kritika amerikane e ka quajtur romanin e Kadaresë “një alegori politike”.

Rrugëtimi i kokës së prerë të pashait rebel shërben si një simbol i errët satirik në këtë roman të zymtë shqiptar, të botuar fillimisht në vitin 1978, një legjendë alegorike për autoritari­zmin e shekullit të 20- të. Sipas Jason Goodwin “shteti është, në mënyrën e vet, një kokë e frikshme”. “Një Medusa, ndoshta, me aftësinë për të shkatërrua­r”, shkruan ai.

 ??  ?? Ismail Kadare
Ismail Kadare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania