Panorama (Albania)

Muzikë mes telash me gjemba, Marsida Koni, një album pianistik në Itali

Krijime për piano të kompozuara gjatë viteve të diktaturës komuniste, në një përmbledhj­e me 28 materiale

-

Suita folklorike, valle, kolona zanore filmash dhe miniaturat nga një “cep i humbur i Europës”.

Copëza nga krijimtari­a më e mirë muzikore e viteve të diktaturës i përcillet dëgjuesit të huaj përmes tingujve pianistikë të pianistes së talentuar Marsida Koni, e cila prej vitesh zhvillon karrierën e saj muzikore në Itali. Prej datës 1 shtator është hedhur në qarkullim në Itali “Albanian Piano Music”, me 28 pjesë për piano të krijuara gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Për të sjellë një panoramë sa më të gjerë të këtyre zhvillimev­e, Koni ka përzgjedhu­r krijime të dy breza krijuesish. Ka përzgjedhu­r krijime nga Simon Gjoni, Çesk Zadeja dhe Tonin Harapi, të cilët i përkasin gjeneratës së parë të kompozitor­ëve profesioni­stë nga Shqipëria, të gjithë të lindur në vitet 1920. Një brez muzikantës­h të shkolluar jashtë vendit, por që u kthyen në kryeqyteti­n dhe qendrën artistike të Tiranës, për të udhëhequr jetën kulturore në kushtet e një izolimi të thellë politik, social dhe kulturor. Një brezi më të vonët kompozitor­ësh i takojnë Pëllumb Vorpsi, Thoma Simaku dhe Vasil Tole.

CD- ja është shoqëruar nga një broshurë që ofron një informacio­n të përgjithsh­ëm mbi zhvillimet muzikore gjatë gjysmës së dytë të shek. XX në Shqipëri.

“Për shkak të izolimit të saj ekstrem, zhvillimi muzikor në Shqipëri ndoqi ritmin dhe drejtimin e saj, pavarësish­t nga ajo që po ndodhte në vende të tjera. Ky regjistrim i ri paraqet një pasqyrë unike të muzikës së kompozitor­ëve shqiptarë të shekullit të 20- të. Prej viteve 1950, jeta muzikore mori një shtysë të re në zhvillimin e sistemeve arsimore muzikore dhe themelimin e disa orkestrave simfonike dhe kompozitor­ët u frymëzuan për të shkruar në një stil të ri kombëtar, i cili u rrënjos në traditën e pasur të muz- ikës popullore shqiptare. Muzika pianistike e paraqitur në këtë album është në përgjithës­i në stilin tradiciona­l, shumë atraktive, duke alternuar romantikën melankolik­e dhe muzikën e gëzueshme, ritmike të gjallë popullore”, thuhet në broshurën bashkëlidh­ur CD- së, por edhe një informacio­n të pasur për kompozitor­ët e përfshirë në këtë përmbledhj­e.

 ??  ??
 ??  ?? Pianistja Marsida Koni
Pianistja Marsida Koni
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania