Panorama (Albania)

Festivali i ndaluar nga komunistët

-

Nga trofeu i “Gjeniut të vogël” te “Dreri i artë”. Këngëtarja 17vjeçare Inis Neziri ka shkëlqyer në Festivalin Ndërkombët­ar të Këngës “Cerbul de Aur” në Rumani, duke sjellë trofeun në Shqipëri.

Mes 18 finalistëv­e nga vende të ndryshme të botës, Inis Neziri ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut dhe pikët e jurisë, të cilët e shpallën atë si fituesen e edicionit të sivjetmë. Fituesja u shpërblye edhe me një çmim monetar prej 25 mijë eurosh. Pas lajmit të dhënë nga Ambasada Shqiptare në Rumani, ishte ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili ka uruar arritjen e këngëtares së re. “Këngëtarja shqiptare Inis Neziri rrëmben çmimin e parë në festivalin ndërkombët­ar ‘ Dreri i Artë’ në Rumani. Mediat rumune i kanë kushtuar vëmendje shqiptares duke e vlerësuar jo vetëm për vokalin, por edhe mënyrën e interpreti­mit në skenë”, shprehet Majko.

FESTIVALI Festivali u zhvillua nga data 29 deri në 2 shtator në Brasov të Rumanisë. Një spektakël i jashtëzako­nshëm, që ofroi një garë të fortë, por edhe të ftuar surprizë. James Blunt, Edvin Marton, Nicole Scherzinge­r, Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila fitoi vendin e dytë në Festivalin Europian, si përfaqësue­se e Qipros, etj., u ngjitën në skenën e festivalit përgjatë netëve. Nata finale u ndoq nga 5.500 spektatorë të pranishëm në Bra º ov Council Square.

Finalja e madhe priti 18 këngëtarë nga 16- 36 vjeç nga 15 shtete: Raluca Bleju º ca ( Rumani), Dinaya ( Kazakistan), Dora Gaitanovic­i ( Rumani), Ryan O’Shaughness­y ( Irland), Damiano Borgi ( Itali), Jorge Gonzalez Isis ( Moldavi), Omer Netzer ( Izrael), Olivier Kaye ( Belgjikë), Basti ( San Marino), Inis Neziri ( Shqipëri), John Karayianni­s ( Qipro), Tiziana Camelin ( Armeni), Karl Ëilliam Lund ( Britania e Madhe), Antonia Gigovska ( Maqedoni) dhe Kelly Joyce ( France).

Rregullorj­a e aktiviteti­t kërkonte që ata të garonin me një këngë të repertorit të tyre, si dhe një në gjuhën rumune. Këngëtarja shqiptare konkurroi me këngën “Piedestal”, me të cilën fitoi çmimin e tretë në Festivalin e Këngës në Radio Televizion­in Shqiptar, si dhe këngën rumune “Give My Life for Love”. Interpreti- “Cerbul de Aur” është një festival i përvitshëm që mbahet në Brasov të Rumanisë, organizuar nga Televizion­i Shtetëror Rumun, i konceptuar mes garës së konkurrent­ëve që vijnë nga e gjithë bota dhe performanc­ave të të ftuarve. “Dreri i artë” u mbajt për herë të parë në vitin 1968, por pas vitit 1971 u ndalua nga regjimi komunist. Pas rënies së komunizmit, prej vitit 1992 rifilloi të mbahet festivali. Ai është zhvilluar 13 herë deri në vitin 2017. Përgjatë viteve, në skenën e këtij festivale janë ngjitur yje në muzikës botërore si: Jacques Hustin, Gilbert Becaud, Josephine Baker, Toto Cutugno, James Broën, Kylie Minogue, Diana Ross, Christina Aguilera, Cyndi Lauper, Kenny Rogers, Jerry Lee Lewis, Ray Charles, UB 40, INXS, Scorpions, Tom Jones, Tiziano Ferro, Ricky Martin, P! nk, Sheryl Crow, Kelly Family, t. A. T. u., Ruslana, etj. mi dhe zëri i këngëtares shqiptare janë duartrokit­ur gjatë nga publiku, i cili dukej se ishte në një mendje me jurinë. Neziri arriti të fitojë çmimin e madh, e ndjekur nga Olivier Kaye ( Belgjikë), Antonia Gigovska ( Maqedoni) dhe Kelly Joyce ( Francë). Po ashtu u ndanë edhe të tjera, si për interpreti­min më të mirë, çmimin e medias, të publikut, i qytetit të Brasovit, etj.

Juria e këtij viti përbëhej 7 anëtarë: Edvin Marton, Hun-

Mes 18 finalistëv­e nga vende të ndryshme të botës, Inis Neziri ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut dhe pikët e jurisë, të cilët e shpallën atë si fituesen e edicionit të sivjetmë. Fituesja u shpërblye edhe me një çmim monetar prej 25 mijë eurosh. Pas lajmit të dhënë nga Ambasada Shqiptare në Rumani, ishte ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili ka uruar arritjen e këngëtares së re

gary, Gigliola Cinquetti, Itali, Eleni Foureira, Greqi, Arsenie Todera º , Moldavi, Kristina Cepraga Goodwin, Luminiþa Dobrescu dhe Madalin Voicu nga Rumania. Luminica Dobresku, fituesja e parë e këtij festivali, i dorëzoi trofeun fitueses, teksa u shpreh se juria e pati jo pak të vështirë për të zgjedhur më të mirin, por Inis Neziri, e cila disa vite më parë do të fitonte talent- shown, “Gjeniu i vogël”, ishte ajo që do të spikaste.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania