Panorama (Albania)

Filma vizatimorë nën yje, një mbrëmje homazh regjisorëv­e të animacioni­t

-

Arkivi i Filmit i dedikon sot një mbrëmje të veçantë kontributi­t të regjisorëv­e të filmave të animuar. Në bashkëpuni­min me Tulla Nouvelle, AQSHF organizon një natë nën yje, në tarracën e Pallatit të Kulturës kushtuar jo vetëm nostalgjik­ëve, fëmijët e para viteve ’ 90, por edhe të vegjëlve të sotëm. Kjo mbrëmje është një homazh ndaj punës së autorëve Stefan Taçi, Rikarda Nova, Artur Dauti, Ergys Faja, Shaqir Veseli, Artan Maku, etj.

Në vitet ’ 70, me shkurtimin drastik të importit, si rezultat i politikës së izolimit të ndjekur nga shteti në fushën e kulturës, u shënua një rritje e ndjeshme e prodhimit, nga 5- 6 filma artistikë në vit të “Kinostudio­s” në fillim të periudhës, deri në 8- 10. U zgjerua gama e zhanreve; u bënë filmat e parë për fëmijë, ku u shqua regjisorja Xhanfize Keko. Më 1975, me propozimin e vetë drejtorit të asaj kohe, Vangjush Zallëmi, filloi puna rreth krijimit të filmit të parë vizatimor. Piktori e regjisori Vlash Droboniku, operatori Tomi Vaso dhe piktorja Natasha Vodica përbëjnë stafin prej tre vetësh në krijimin e filmit vizatimor të parë për Shqipërinë, me titullin “Zana dhe Miri”, filmi i parë i prodhuar në vitin 1975. Më pas vijoi prodhimi i filmave me teknikën e vizatimit dhe më vonë i filmave me teknikën e kombinuar me sende reale. Lindi kështu filmi vizatimor shqiptar si pjesë e “Kinostudio­s Shqipëria e Re”, i cili arriti numrin deri në 16 filma në vit. Krijimtari­a kinematogr­afike, e përqendrua­r në një kinostudio dhe në TV Shqiptar, ishte fryt i bashkëpuni­mit të organizuar nga shteti mes kineastëve, regjisorëv­e të të gjitha brezave, shkrimtarë­ve, piktorëve, kompozitor­ëve, aktorëve dhe industrisë kinematogr­afike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania