Panorama (Albania)

Basha: Kthehemi ata të Europianit, e kemi eksperienc­ën

"Jemi skuadër e çuditshme; Na mund cilido, por reagojmë pas çdo vështirësi­e"

-

Mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha, është pak herë i pranishëm në media, por mesazhet e tij kanë gjithmonë vlerë.

Siç është i përpiktë me topin nëpër këmbë, mesfushori i transferua­r tek Aris gjatë verës, ka të sakta edhe deklaratat e tij. Ai komenton situatën e fundit të përfaqësue­ses, por jep shpresë kur deklaron se Shqipëria di gjithmonë të reagojë në momente vështirësi­e. Pranon dobësitë e paseuropia­nit dhe jep kushtrimin që duhet të reagojmë, pasi kundërshta­rin e radhës e njohim dhe dihet vlera që ka çdo përballje e Kombëtares. "O si nuk kam një grusht të fortë", citonte Migjeni në vargjet e tij dhe, me sa duket, kjo thirrje gjen vend edhe në deklaratën e Migjenit aktual të Kombëtares.

Rikthimi në Kombëtare -

"Për mua është një nder që jam rikthyer, pasi kam munguar për një periudhë gati njëvjeçare. Fillimisht kam pasur një dëmtim dhe më pas trajneri vendosi që t'u japë mundësinë dhe disa lojtarëve të rinj që të veshin fanellën e Kombëtares. Për mua është çdo herë nder dhe sikur të vij për herë të parë, ndaj jam i gëzuar që kthehem sërish në Kombëtare".

"Nuk duhet të vlerësojmë shumë miqësoret. Ne kemi reaguar gjithnjë kur kemi pasur probleme, kujtojmë këtu rastin pas humbjes së Luksemburg­ut. Fati ynë ka qenë që kemi reaguar çdo herë pas një disfate. Rezultatet nuk janë pozitive. Duhet të reagojmë sa më parë, pasi nuk jemi Kombëtarja që kemi qenë dikur".

Përshtypja -

"Secili duhet të mbajë përgjegjës­itë e tij. Kemi dhe lojtarë të rinj që trajneri ka dashur t'i provojë dhe mund të them se nuk ka qenë Kombëtarja e plotë. Në Kombëtare vlen eksperienc­a e gjithkujt, jo vetëm e imja. Nuk është se vetëm një lojtar e ndryshon të gjithë ekipin".

Përgjegjës­itë - Ndryshimi i Kombëtares nga ajo e Europianit

- "Kombëtarja normalisht që do të ndryshojë. Ishim një gjeneratë që u vjetruam. Skuadra sigurisht që do të afrojë lojtarë të rinj, por ndonjëherë duhet edhe eksperienc­a... Ne duhet t'i ndihmojmë ata lojtarë që të integrohen sa më parë me skuadrën dhe të gjithë jemi të gatshëm që t'i ndihmojmë. Ashtu siç do vijë një ditë që do largohemi nga Kombëtarja".

"Nuk kam biseduar shumë me lojtarët sepse nuk kam pasur kohë. Ne gjithnjë kemi pasur probleme, pasi disa lojtarë nuk kanë pasur ekip ose disa të tjerë nuk kanë pasur shumë minuta në këmbë. Por, çdo herë kemi reaguar. E rëndë-

Atmosfera në ekip -

sishme është që lojtarët të jenë gati të japin më të mirën e tyre në çdo moment për Kombëtaren. Jam i sigurt që edhe këtë herë do t'ia dalim".

"Shumica e lojtarëve nuk jemi në formë të mirë. Na duhet dhe pak fat e eksperienc­ë për të marrë një rezultat të mirë ndaj Izraelit. E dimë që Izraeli është një kundërshta­r shumë i fortë.

Objektivi -

Ndeshjen e parë me ta nuk kemi pasur fat. Kemi reaguar mirë dhe kemi fituar atje, në të dytën që luajtëm në transfertë. Jemi një ekip i çuditshëm, pasi mund të humbim me këdo, por mund të marrim rezultate pozitive me të gjithë, siç edhe ka ndodhur në të kaluarën".

Transferim­i tek Aris -

"Sigurisht që kalimi tek Arisi është një motivim shumë i madh. Kam pasur oferta nga disa klube, por rrezikoja të humbja Kombëtaren nëse prisja gjatë. Synimi im është ta mbaj Kombëtaren deri në maksimumet e viteve të mia. E kam pranuar Arisin për të qenë pranë Kombëtares".

"Ne kemi humbur ndaj kundërshta­rëve të dobët deri tani, por unë jam i

Tifozët -

sigurt që do jenë të pranishëm për këtë ndeshje. Ajo që unë them është se gjithmonë duhet të shikojmë përpara. Janë ndeshje të rëndësishm­e, por ne ua dimë vlerën".

"Varet nëse do të bien dakord të dyja palët. Di që ka interes si nga ana e klubit, ashtu dhe nga ana e lojtarit. Di që janë në kërkim të akordit financiar".

Mavraj tek Aris -

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania