Panorama (Albania)

Guri do vendin e vet të rëndë: T'i harrojmë miqësoret, do jemi ndryshe

-

Një futbollist i ri, me shumë të ardhme dhe që është i gatshëm të marrë përgjegjës­itë e tij në Kombëtare. Sulmuesi i transferua­r tek Ostende, Sindrit Guri, gjatë konferencë­s së djeshme për shtyp, ka bërë thirrje që të harrohen miqësoret e fundit dhe secili të bëjë më të mirën për Kombëtaren, pa menduar shumë në planin personal. Sulmuesi është i gatshëm të zërë vend, duke mos dashur që të etiketohet se po vjen për shkak të mungesave të Roshit dhe Sadikut.

Mendoni se ky është momenti më i mirë i karrierës?

Për sa i përket së kaluarës, ky është momenti më i mirë. Për sa i përket së ardhmes, kam akoma mundësi për më tepër dhe nuk mund të them që mund ta mbyll me kaq. Unë mundohem të jap maksimumin si për ekipin, por sidomos edhe për Kombëtaren, së cilës i detyrohemi shumë...

A është moment për t'u shfrytëzua­r mungesa e Roshit dhe Sadikut?

Më vjen keq si për Roshin, edhe për Sadikun, që kanë pësuar dëmtime, pasi është diçka negative si për Kombëtaren, edhe për ata djem. Ata do të rrinë 6- 7 muaj jashtë fushave dhe kjo është gjëja më e keqe për një futbollist. Nuk gëzohem se më krijohen më tepër hapësira. Gjithkush ka vendin e vet në Kombëtare, si unë, Roshi apo Sadiku. Do të mundohem të jap maksimumin dhe ta meritoj fanellën kuqezi.

A do të ndieni më shumë përgjegjës­i?

Gjithsecil­i që ftohet në Kombëtare, ka peshën dhe përgjegjës­inë që të japë maksimumin. Duam të fitojmë çdo ndeshje me Kombëtaren. Secili duhet të marrë peshën e vet në Kombëtare që ta çojmë ekipin sa më para. Të harrojmë ato ndeshje që kaluam dhe të shohim dy të radhës.

A ndieni presion, duke qenë se mund të jeni lideri në majë të sulmit?

Sulmuesi futet në presion vetvetiu, pasi është një rol që ta imponon, edhe sikur ta them unë që ' nuk kam'. Në çdo rast mendoj se lojtari duhet të jetë sa më i qetë dhe t'i mendojë ndeshjet një nga një, pasi goli do të vijë në një moment. Atje kam folur shumë me trajnerin, pasi edhe ai ka qenë sulmues dhe më ka ndihmuar. Ka sulmues të mirë që kanë qëndruar 5 apo 6 ndeshje pa shënuar dhe nuk duhet të demoralizo­hem.

Në Kombëtare, nëse nuk paraqitesh mirë, del jashtë...

Nuk vij në Kombëtare që të them se është një xhiro. Unë vij që të jap maksimumin dhe dua të ecim sa më shumë, të shënojmë. Por, parësore nuk është goli im, por arritja e objektivav­e me Kombëtaren.

Si po përshtaten­i tek Ostende, duke qenë se jeni transferua­r nga Kukësi?

Është shumë ndryshe nga Kukësi dhe bëhet fjalë për nivele më të larta. Më kanë ndihmuar shumë klubi, trajneri dhe drejtori, duke më futur në ekip që në fillim.

Sulmues qendror apo në mbështetje të tij?

Roli im kryesor është ai i sulmuesit të qendrës. Pastaj, nëse kërkesat janë që të luaj në pozicion tjetër, jam gati të ndihmoj Kombëtaren.

Dy sfida të rëndësishm­e me një rrugë të shkurtër për në Europian…

Janë ndeshje shumë domethënës­e për ne, shumë të rëndësishm­e dhe do të japim maksimumin. Nuk janë më ato miqësore, por do të jemi shumë më ndryshe. Tifozët gjithmonë janë prezentë dhe na ndihmojnë dhe kur luajmë me praninë e tyre, kemi një peshë më të madhe dhe besoj se do të jenë aty për ne, siç kanë qenë gjithmonë për Kombëtaren. Nuk duhet të kujtojnë më ndeshjet miqësore, por të shohin përpara.

Për të shkuar deri në Europian…

Duhet të shikojmë një herë këto dy ndeshje, pastaj t'i llogarisim me radhë. Nëse shohim afër, mendoj se skuadra do të rritet gradualish­t dhe më pas mund të jemi pjesëmarrë­s edhe në Europian. L. Musaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania