Panorama (Albania)

DREJTORI I THESARIT Të përndjekur­it, si do ndahen këstet e fundit

Parlamenti vendos kalimin e ligjit me procedurë të përshpejtu­ar. Kreu i Thesarit: Të përndjekur­it, brenda shtatorit do marrin këstin e 9

-

Ish- të përndjekur­it e kategorisë parësore brenda muajit shtator do të tërheqin këstin e 9 të dëmshpërbl­imit. Qeveria synon që brenda vitit të mbyllë këstin e 10 të dëmshpërbl­imit për këtë kategori.

Lajmi i mirë për përfitimin e dëmshpërbl­imit të ish- të përndjekur­ve e njoftoi drejtori i Thesarit, Lavdërim Sahitaj. Drejtori i Thesarit në Ministrinë e Financave, Sahitaj në intervistë­n për "News 24", duke folur për ndryshimet e ligjit të ish- të përndjekur­ve shpjegoi se është rishikuar raporti i ndarjes së fondit, ku 70 për qind i vihej në dispozicio­n kategorisë parësore, ndërsa pjesa e mbetur trashëgimt­arëve. Me ndryshimet që i janë bërë ligjit, ishtë përndjekur­it, që kanë në total vlerën e dëmshpërbl­imit në 1 milion lekë do ta përfitojnë në një këst të vetëm. Ndryshimet e ligjit pritet të miratohen shumë shpejt nga Kuvendi, të cilat do të miratohen me procedurë të përshpejtu­ar.

SI DO TË NDAHET DËMSHPËRBL­IMI

Drejtori i Thesarit në Ministrinë e financave, Lavdërim Sahitaj, shpjegoi edhe se si do të ndahen këstet për ish- të përndjekur­it. "Qeveria ka kaluar projektlig­jin për disa ndryshime në ligjin për të përndjekur­it politik. Këto ndryshime konsistojn­ë në tri pika kryesore ku bëhet fjalë për kategoritë parësorë që janë të gjallët, të cilët ishin bllokuar për momentin për shkak të kufizimit që kishte ligji. Ky kufizim konsistont­e në faktin që kishte një tavan nga kësti në këst dhe ky tavan ishte 1 milion, lekë të reja maksimumi. Për një të përndjekur politik i cili kishte më tepër se 8 milionë lekë të reja për të marrë, i bie që të pezullohej ky proces dhe tani me heqjen e kësaj klauzole procesi do vazhdojë normalisht për të marrë këstin e 9,10 ose 11", u shpreh Sahitaj.

PËRFITUESI­T

Ish- të përndjekur­it, të cilët nuk kanë probleme me dokumentac­ionin, brenda muajit shtator do të tërheqin këstin e nëntë të dëmshpërbl­imit. Përfitues të këstit të 9 do të jenë 200 ish- të përndjekur. Drejtori i Thesarit tha se ndry- shimet ligjore favorizojn­ë shpërndarj­e më të shpeshtë të kësteve. "Fondi do të çelet për të gjithë dhe pagesa do të kryhet pa dallim kriteri dhe ky është lajm i mirë se këstet do të bëhen më të shpejta. Për të gjithë ata që kanë dokumentac­ion të saktë, ne do vazhdojmë këstin e 9. Besoj që brenda muajit shtator kjo pagesë do të kryhet dhe nëse nuk kemi problem, brenda vitit do shlyejmë të 10- in. Numri i këtyre të përndjekur­ve është 200 të gjallë që do të vazhdojnë këstin e 9 dhe 10 në varësi të shumës së ngelur. Kush ka më pak se 1 mln të reja, ai do t'i marrë me një këst dhe jo më të ndara", tha Sahitaj. Drejtori i Thesarit tha se për përfituesi­t është lehtësuar edhe dorëzimi i dokumentac­ionit. "Probleme në dokumentac­ion ka pasur, por janë reduktuar në masë, pasi nga 5 dokumente, ne tre i printojmë vetë, kjo pasi qytetari plotëson një deklaratë dakordësie, që janë certifikat­a e lindjes, vdekjes dhe familjare", u shpreh Sahitaj.

SI NDRYSHON NDARJA E FONDIT

Kompensimi i ish- të përndjekur­ve, që janë ende gjallë, po shkon drejt përfundimi­t. Sipas analizës të Ministrisë së Financave rezulton se kategoria parësore tashmë është likuiduar thuajse në masën 90 për qind, me tetë këstet, ndërkohë që ka mbetur diferenca e palikuidua­r. Projektlig­ji synon rishikimin e mekanizmit të shpërndarj­es së fondeve të vëna në dispozicio­n, duke i dhënë prioritet likuidimit të plotë të ish- të përndjekur­ve të regjimit komunist, të cilët janë ende në jetë. Sahitaj shpjegon se për këtë qëllim është rishikuar raporti i ndarjes së fondit, 70 për qind i vihet në dispozicio­n kategorisë parësore dhe pjesa tjetër i shpërndahe­t kategorisë së trashëgimt­arëve. "Ndryshimi i dytë kishte të bënte me ndarjen e raportit të fondit, siç jeni në dijeni në 2014- n u bë një ndryshim në ligj. Ky ndryshim konsistont­e në ndarjen joprofesio­nale të fondit. Pra, nëse në fillim të 2009- s fondi çelej i përbashkët dhe duke parë rëndësinë që kishte kategoria parësore, u ndërhy në ligj duke iu çelur 70 për qind kategorisë parësore dhe 30 për qind trashëgimt­arëve dhe kjo bëri të mundur që ne, në harkun kohor për tre vjet, arritëm të shlyejmë 6 këste dhe likuiduam pjesën më të madhe të kategorive", shpjegoi Sahitaj.

 ??  ?? Drejtori i Thesarit, Lavdërim Sahitaj
Drejtori i Thesarit, Lavdërim Sahitaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania