Panorama (Albania)

Opozita nis nga Shkodra bojkotin e komisionev­e të Kuvendit, Xhafaj: Sulm agresiv kundër sigurisë

KREU I OPOZITES PER RENDIN: S’KA KUFI MES QEVERISE DHE KRIMIT. MINISTRI: SI DO GODASIM GRUPET KRIMINALE

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e dhe koalicioni opozitar do të bojkotojnë Parlamenti­n dhe komisionet parlamenta­re deri në përgatitje­n e një platforme politike për gjendjen e krijuar në vend.

Në një mbledhje të jashtëzako­nshme të zhvilluar në Shkodër, paralele me punimet e sesionit të ri parlamenta­r, opozita vendosi t’i qëndroj larg punimeve të Kuvendit, ndërkohë që përfaqësue­s të të gjithë forcave politike do të përgatisin platformën që do të bëhet publike brenda 10 ditëve. Burime pranë opozitës bëjnë me dije se në këtë platformë, PD do të përcaktojë rrugët e shkëputjes së qeverisë nga krimi dhe kushtet për të pranuar negocimin me qeverinë për një pakt politik që do t’i hapte rrugë edhe miratimit të disa reformave të rëndësishm­e. Gjatë fjalës së tij në prani të opozitës së bashkuar, Basha ritheksoi se me Ramën Kryeminist­ër dhe Xhafaj ministër të Brendshëm, PD e ka të pamundur të dialogojë dhe të miratojë ligje në Parlament. Qëndrimi Kreu i PD- së, Lulzim Basha, kërkoi nga përfaqësue­sit e opozitës të angazhohen për t’i kthyer shpresën vendit dhe ta çlirojë qeverinë nga krimi. Sipas Bashës, asnjë sakrificë nuk është e tepërt përballë prioriteti­t kryesor që opozita do të ketë për të shkëputur çlirimin nga krimi. “Ne na lind detyra që së bashku me shqiptarët, t’i hapim vendit një rreze drite. T’i japim vendit perspektiv­ën që sot është nxirë nga retë e zeza të krimit dhe kjo nuk mund të fillojë nga asnjë prioritet tjetër veçse prioriteti­t numër 1: Çlirimi i qeverisë nga krimi! Çlirimi i qeverisjes nga krimi! Çlirimi i Shkodrës dhe i Shqipërisë nga krimi! Çfarëdo sakrifice dhe çfarëdo masash dhe veprimesh do të kërkojë, prioritet tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë. Asnjë reformë, asnjë ligj, asnjë projektlig­j, asnjë akt nuk ka asnjë domethënie pa e çliruar qeverisjen nga krimi”, tha Basha. Sipas kreut të opozitës, kufiri midis krimit dhe bandave është shuar dhe Rama tani është vetëm në letër kryetar qeverie, pasi realisht ai është vetëm kryeminist­ër i bandave. “Sot kufiri midis krimit dhe qeverisë është shuar përfundimi­sht. Edi Rama bashkëpuno­i haptazi me kriminelët në qytetin e Shkodrës në zgjedhjet e vitit të kaluar, bashkëpuno­i haptazi me familjen kriminale Bajraj, që e ka kthyer Do- braçin në një “no go zone”, si të ishim në një luftë ballkanike dhe tani ka humbur çdo fuqi dhe çdo mundësi për të imponuar ligjin dhe rendin. Edi Rama është një kryeminist­ër në letër, Fatmir Xhafa është një ministër i Brendshëm në letër, kontrollin në territor nuk e ka Poli- cia, por e kanë bandat dhe krimi i organizuar. Situata është totalisht jashtë kontrollit. Situatën e kontrollon krimi i organizuar. Shqipëria nuk qeveriset më! Nuk ka më Kryeminist­ër! Kryeminist­ër janë banditët! Ministër i Brendshëm janë banditët”, deklaroi kreu i PD- së.

 ??  ?? FATMIR XHAFAJ, DJE NE KUVEND ( MAJTAS) BASHA, DJE NE SHKODER
FATMIR XHAFAJ, DJE NE KUVEND ( MAJTAS) BASHA, DJE NE SHKODER
 ??  ?? Basha, dje në Shkodër
Basha, dje në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania