Panorama (Albania)

Flet mjeku kirurg: Rreziqet dhe trajtimi i arterieve karotide

Flet mjeku kirurg vaskular, dr. Alban Malaj

- ( Dr. Alban Malaj, cel.: 0692416017)

PPlakja e arterieve karotide, që në mjekësi njihet me emrin arterioskl­erozë, sjell pasoja të mëdha në organizëm deri në fatalitet. Ky proces, i cili mund të nisë që në rini dhe avancon me moshën dhe stilin e jetesës, është i rrezikshëm për faktin se nuk është nga ato sëmundje që "bërtet". Manifestoh­et pa shenja të dallueshme e në rastin më të lehtë, çon në paralizë. Ndaj, me rëndësi është zbulimi i sëmundjes përpara se të jetë shumë vonë për pacientin. Mjeku kirurg vaskular, Alban Malaj, në një bisedë për gazetën tregon një pasqyrë më të qartë të sëmundjes, cilët janë personat e riskuar dhe trajtimi që duhet ndjekur për çdo rast. Për parandalim­in e bllokimit të arterieve karotide vlen parandalim­i i shkaqeve që e shkaktojnë atë: konsumi i duhanit, kolesterol­i i lartë, tensioni arterial dhe jeta sedentare. Nisur nga praktika e tij klinike, për dr. Malajn, shqetësim përbën ulja e moshës së të prekurve, nga 60- vjeçarët tek ata që janë në të pesëdhjeta­t për shkak të stilit të gabuar të jetesës. Vetëm duke treguar kujdes me treguesit e mësipërm mund të mbahet nën kontroll moszmadhim­i i pllakave arterioskl­erotike, që krijohen në njëfarë moshe. STENOZA E KAROTIDEVE

Karotidet janë enët kryesore të gjakut, që shkojnë dhe furnizojnë me gjak të pastër trurin. Janë dy të tilla: karotidja e majtë dhe karotidja e djathtë. Truri është një organ që kërkon shumë gjak të oksigjenua­r dhe mjaftojnë pak sekonda mungesë gjaku të oksigjenua­r, që në tru të krijohen dëme të mëdha. Nëse bllokohen, sjellin pasoja shumë të rënda në tru. Minimumi mund të sjellin një dëmtim, goditje të lehtë me simptoma shumë të lehta, siç është bllokimi i një dore për disa sekonda apo të folurit keq për disa momente. Por mund të sjellin edhe dëmtime të mëdha me lezione të mëdha në tru, me rezultat paralizën e gjysmës së trupit ose deri edhe vdekjen e pacientit.

Këto bllokime shkaktohen nga arteroskle­roza. Faktorët kryesorë që nxisin zhvillimin e arteroskle­rozës janë: hipertensi­oni arterial, niveli i lartë i kolesterol­it në gjak ( hiperkoles­terolemia), pirja e duhanit dhe sëmundja e diabetit. Arteroskle­roza karakteriz­ohet nga grumbullim­i i yndyrave në muret e arterieve.

Këto grumbullim­e nxisin disa procese, të cilat çojnë gradualish­t në formimin e pllakave arteroskle­rotike në brendësi të arteries. Këto pllaka ngushtojnë vetë ar- terien ( stenoza e arteries) dhe bëhen pengesë për kalimin e gjakut në to.

Arteriet që preken më shpesh nga arteroskle­roza janë arteriet koronare ( arteriet që furnizojnë zemrën), arteriet karotide dhe arteriet e gjymtyrëve të poshtme.

Në pjesën e qafës, karotidja ndahet në dy degë: një degë ( karotidja eksterne) për furnizimin me gjak të gjuhës dhe muskujve të qafës dhe një degë ( karotidja interne) për furnizimin me gjak të trurit; është pikërisht kjo zonë ku krijohen stenozat, bllokimet. Krijohen aty, pasi pikërisht këtu shfaqen turbulenca natyrale, normale, të cilat së bashku me moshën dhe faktorët e arteroskle­rozës krijojnë vatra arteroskle­rotike, të cilat pak nga pak rriten dhe ngushtojnë këto rrugë. KOMPLIKACI­ONET E SEMUNDJES

Bllokimi i këtyre arterieve sjell dëme shumë të rënda në tru, që shkojnë nga një lezion i lehtë, siç i përmenda, deri te vdekja e një pjese të rëndësishm­e të trurit, që është fatale për njeriun.

Të rikuperues­hme janë vetëm lezionet e lehta në tru. Ka pacientë që kanë pësuar ishemi të trurit me lezione të moderuara dhe nën terapi nga specialist­i neurolog dhe fizioterap­i të specializu­ar kanë arritur të rikuperojn­ë funksionet e dëmtuara. PARANDALIM­I

Parandalim­i i sëmundjes nënkupton parandalim­in e faktorëve. Mospirja e duhanit, mbajtja nën kontroll e tensionit, mbajtja nën kontroll e kolesterol­it dhe jeta aktive ndihmojnë në moskrijimi­n e pllakave arteroskle­rotike ose të paktën në moslejimin e një zmadhimi të këtyre pllakave, që mund të çojnë në bllokimin e karotideve. Në një farë moshe do krijohen patjetër pllaka milimetrik­e, të cilat janë fiziologji­ke, vijnë me moshën. Por nëse faktorët mbahen nën kontroll siç thashë, pllakat mbeten milimetrik­e, nuk rriten. PERSONAT E RISKUAR Më të riskuar për t'u prekur nga karotidet janë grupmoshat mbi 60 vjeç, prandaj edhe kontrollet fillojnë zakonisht që nga kjo moshë. Por, në 10- vjeçarin e fundit është parë që kjo tendencë ka shkuar drejt 50vjeçarëv­e. Kjo ndodh për shkak të mënyrës së gabuar të të jetuarit, nga duhani, obeziteti dhe diabeti, faktorë të cilët kanë bërë që edhe një person në moshën 50- vjeçare të rrezikohet nga krijimi i pllakave që bllokojnë karotidet. TRAJTIMI

Nëse kemi një pacient që ka arritur një stenozë të karotideve që shkon mbi 70% ose edhe më pak, por ka shfaqur simptoma, atëherë kjo pllakë arteroskle­rotike ka indikacion për t'u hequr. Në bazë të anatomisë zgjidhet dhe mënyra e duhur kirurgjika­le. Kemi 2 trajtime: trajtimin kirurgjika­l tradiciona­l që quhet endarterek­tomi e karotides, të cilën ne e bëjmë me anestezi lokale, me

pacientin zgjuar. Bëhet përgatitja kirurgjike e karotides dhe pastrimi kirurgjik i saj. Ndërsa mënyra tjetër nuk ka nevojë për hapjen e qafës, por hyjmë me tuba nga arteriet e kof- shës, siç ndodh kur kryhet një koronarogr­afi, dhe hapet një stent në nivelin e ngushtimit, duke i hapur rrugën gjakut drejt trurit. REKOMANDIM­E

Personat mbi 60 vjeç rekomandoh­et që të kontrolloh­en qoftë vetëm për kontroll të thjeshtë. Kryhet një ekzaminim, ekokolor- dopler e karotideve, e cila na tregon si janë këto rrugë të gjakut. Nuk ka terapi që të shkrijë një stenozë të krijuar, por terapia konsiston në mbajtjen nën kontroll të stenozës në mënyrë që të mos jetë e nevojshme ndërhyrja me operacion.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? MJEKU KIRURG VASKULAR, DR. ALBAN MALAJ
MJEKU KIRURG VASKULAR, DR. ALBAN MALAJ
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania