Panorama (Albania)

A i ka bërë llogaritë gabim Macroni?

- CATHERINE MARTENS

Butësia politike, me të cilën e trajtuan francezët qeverinë e tyre në muajt e verës, ka kaluar, së bashku me verën. Me ashpërsi të freskët kombi ndjek politikën nga Elizeja. Ai që e ndien këtë është para së gjithash Emmanuel Macroni. Periudha verore qe për të herë e ëmbël dhe e plogësht dhe herë e hidhur. Presidenti e kaloi njëfarësoj verën e stuhishme në politikën e brendshme. Nisur që nga afera me njërin nga punonjësit e ekipit të sigurimit të tij, Alexandre Benalla. Që ai, një i punësuar i Pallatit Elize ndërmori veprime të dhunshme, pa u përballur me pasoja të forta, kjo i revoltoi francezët. Në fillim, Macroni heshti dhe priti që të kalonte e gjitha, pastaj ndërmori sanksione vetëm kozmetike.

Sipas ekspertit të politikës Jerome Sainte- Marie nga Qendra Kërkimore Polling Vox në Paris, kjo tregon edhe një herë më tepër stilin autoritar të Macronit, gjë që bën që ai të bjerë edhe në sondazhe. Muaji i mjaltit ka kaluar, “shumë zgjedhës e vëzhgojnë Presidenti­n e tyre me skepticizë­m në rritje”, thotë SainteMair­e.

Në bazë të një sondazhi të fundit të institutit demoskopik BVA, 59 për qind e francezëve janë të pakënaqur me Presidenti­n e tyre. Kritika vjen jo vetëm nga kundërshta­ri. Edhe treçereku i elektorati­t të tij është i pakënaqur: dorë e ashpër në politikën e sindikatav­e, shkurtime në subvencion­in për banesën, shkurtime te punonjësit e hekurudhav­e; shumë vetëve, të cilët e zgjodhën Macronin 40- vjeçar edhe me shpresa të majta, ai tani u duket tepër liberal, tepër i djathtë.

OFENSIVA E MAGJEPSJES NUK NDEZ NË EUROPË

Që tani edhe Nicolas Hulot, ministri yll i Macronit për Ambientin dhe Qëndrueshm­ërinë jep dorëheqjen, kjo e dobëson Presidenti­n, i cili po i bie tani kryq e tërthor Europës. Emmanuel Macroni ka vizituar tashmë 16 shtete të BE, së fundi Danimarkën dhe Finlandën. Synimi dhe kuptimi i këtij turneu të gjerë në Europë është për të sa i rëndësishë­m, aq edhe i vështirë. Në kohën e duhur para zgjedhjeve për Europën, në maj 2019, ai do të bëjë për vete elektorati­n në të gjithë Europën. Nga e majta, qendra, tek e djathta. Ambicia e tij politike: ndarja e Europës në një kamp të nacionalis­tëve dhe të “përparimta­rëve”. Macroni, i thotë DË analisti Bruno Cautres nga Qendra Kërkimore Cevipof, synon të përçajë para së gjithash të djathtën europiane. Që të shfaqet në fund, me partinë e tij Republique En Marche ( REM) si “alternativ­a e vetme për ta zgjedhur”.

E DJATHTA EUROPIANE PO ORGANIZOHE­T

Ekspertët vërejnë se rezistenca në nivelin europian po konsolidoh­et. Krahas me Çekinë dhe Austrinë, Kryeminist­ri hungarez Viktor Orban ka kohë që përdor një ton euroskepti­k, të ashpër. Që tani edhe Italia, një shtet themelues i BE, kërkon solidarite­t me Orbanin, kjo e bën të pranueshëm në sallonet europiane Kryeminist­rin hungarez. Edhe Suedia liberale pret një zhvendosje të qartë djathtas në zgjedhjet në fillim të shtatorit. Shumë partnerë që mendojnë si ai, Macroni aktualisht nuk ka. Merkelin ai do ta takojë këtë të enjte në Paris. Kancelarja gjermane konsideroh­et vërtet partnere e sigurt. Së bashku ata duan të çojnë përpara ide reformuese, si një mbrojtje të përbashkët. Por në fund, janë të bindur disa ekspertë, suksesi politik i familjeve evropiane në Evropë do të vendoset në çështjen e migrimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania