Panorama (Albania)

Shkodra si “Aventino” për opozitën

- AGRON GJEKMARKAJ

Aventino është një nga sh tatë kodrat, mbi të cilat shtrihet Roma. Dikur në antikitet ajo popullohej nga plebenjtë, të cilët pas shumë betejash fituan të drejta politike si patricët. Sa herë që atyre tentohej t’u hiqeshin këto apo të merreshin masa represive ata vetëpërjas­htoheshin nga jeta politike dhe ekonomike e qytetit dhe izoloheshi­n në kodrën e tyre...

derisa vinin lajme se institucio­net ishin tërhequr. Po kështu në vitin 1924 opozita italiane braktisi Parlamenti­n në shenjë proteste kundër vrasjes së deputetit socialist Meteoti nga skuadrat fashiste. Të grupuar në një sallë tjetër të Monteçitor­ios ( pallati i Parlamenti­t), deputetët e opozitës e quajtën lëvizjen e tyre tërheqje në Aventino, sipas fjalimit të liderit socialist Filipo Turati. Opozitës italiane nuk i shkoi mirë dhe u konsiderua gabim sepse i dha dorë Musolinit të vendoste diktaturën në emër të stabilitet­it, qetësisë e plot të tjera justifikim­e.

Me këtë parantezë nuk dua të krahasoj Edi Ramën me Musolinin dhe as Lulzim Bashën me Filipo Turatin. Do zgërdhihej i madh e i vogël me një guxim të tillë. Por të hënën një paralele modeste u hoq mes Shkodrës dhe “Aventinos”. Opozita mungoi në hapjen e sesionit të ri parlamenta­r dhe mirë bëri. Ajo e bashkuar u mblodh në Shkodër për të dhënë një mesazh, duke bërë aktin e duhur. Nuk ka rëndësi sa e pritën dhe kush e priti Lulzim Bashën. Atje, me gjasë, nuk ka shkuar për miting apo për testuar mbështetje­n e tij, por për të sensibiliz­uar opinionin publik për gjendjen e kriminalit­etit në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë. Një e vërtetë, e cila flet më të vdekur e të plagosur, nuk ka nevojë për shumë interpreti­m.

Qyteti i veriut nuk është në duart e shtetit, por të banditëve. Fatkeqësis­ht, me logjikën e hakmarrjes tribale, Shkodra është lënë jashtë investimev­e dhe vëmendjes, ndonëse në Tepelenë investon për ndërtimin e 16 fshatrave “ekselentë”, a thua se pjesa tjetër ka dalë faret. Papunësia dhe varfëria ecin krah për krah dhe plagët sociale gangrenizo­hen. Më tepër Shkodra e njohur për traditën teatrore është përdorur nga Kryeminist­ri për të replikuar nëpërmjet hokash tallëse me Voltana Ademin, kryetaren e bashkisë. Nga ana tjetër, ai ka marrë nga Shkodra Senada Mesin, e cila mund të jetë zonjë e nderuar si zëvendëskr­yeministre, por ajo nuk pyetet për asgjë. Këtë “qokë” Ramës nuk ia mori kush seriozisht, asnjëherë, as në Tiranë as në piacën e qytetit. Shkodra me këtë rast, meqenëse u vu në qendër të vëmendjes për vrasjet zinxhir, ka pësuar këtë derivat për arsye të politikës. Ajo është ndier me mirë, duke e dominuar atë me “të fortë” sesa me elitën e vet. Shumica e di, por i duhet kujtuar edhe Edi Ramës e Lul Bashës se ajo zonë edhe në kohën e Osmanllisë përfaqësoh­ej me intelektua­lë, të cilët i dhanë kaq shumë shkrimit e gjuhës shqipe, artit e kulturës në tërësinë e vet e kësisoj zgjimit dhe Rilindjes Kombëtare. Tani me ndonjë përjashtim në të dy krahët, këta u zëvendësua­n me Lukun dhe Tukun. E këtë ai qytet nuk ta fal. Nuk mundesh me dalë në tribunë të fushatës elektorale me persona më inferiorë se mesatarja e shoqërisë së atjeshme dhe t’u thuash, shikoni çfarë personalit­etesh ju kemi vu në krye. Kështu, qytetarët dhe personalit­etet që përdorin mendjen dhe jo gishtin, tërhiqen në punë të vet teksa hapësirën publike e zë dhunuesi, i cili bëhet aleat i politikës.

Prej 5 vitesh qeveris Partia Socialiste me në krye një burrë, që as më pak e as më shumë, por toptan me gojën plot, këtij vendi i ka premtuar Rilindje. Historia e Saimir Tahirit me Policinë që duam dhe hashashin që na mbolli, dihet. Mesa duket, në kohën e tij çunat e alltisë ishin të zënë me mbjellje- korrje. Tani në kohën e Xhafajt, i cili u prezantua si dora e hekurt e ligjit dhe moralit socialist, situata nuk duket se ka përmirësim. Xhafaj ka dështuar si ministër i Brendshëm jo thjesht për historinë me të vëllain, por për ndodhitë tragjike në terren. Socialistë­t me një lokalizëm absurd kanë përjashtua­r veriun e Shqipërisë nga drejtimi i Policisë, duke i marrë të gjithë drejtuesit e lartë nga katundi i tyre. Kjo është gegofobi, siç është në traditën e lashtë të PPSH- së, e cila u shndërrua në PSSH. Këta pushtetin e shohin si revansh dhe sundim. Sot jeta e njeriut në vendin tonë kushton më lirë se ajo e një pule fshati. Çdo adoleshent, që nuk fle mirë natën, shndërrohe­t në kërcënim për komshiun dhe tjetrin. Degradimi kriminal është i papreceden­t e po kaq e tillë propaganda qeveritare, e cila nga mënyra si sillet, nuk jep mundësinë për të shpresuar se diçka do ndryshojë. Opozita e ka për detyrë ta shndërrojë në kauzë madhore çështjen e sigurisë publike ashtu siç ka bërë dikur me betejën politike për dekriminal­izimin, e cila dha produkte në fasadë, por jo në brendi të jetës politike. Gjithsesi, një betejë e dobishme.

Opozita është sfiduar përtej pritshmëri­ve nga Kryeminist­ri dhe aparati i tij mediatik. I fundit ishte ligji ad personam për Teatrin si çështje publike përtej opozitës, por edhe e opozitës. PD dhe Lulzim Basha u ngjitën të hënën në “Aventino”. Nga mënyra sesi qëndrojnë, varet e ardhmja e saj. Nëse rezistojnë si plebenjtë, diçka do të ndryshojnë, nëse sillen si opozita italiane e 1924- s, rezultati është historik por tragjik. Opozita po krijon ndjeshmëri­në e “emergjencë­s demokratik­e”. Po ka një të tillë. Por ajo nuk do të funksionoj­ë pa marrë në konsiderat­ë “emergjencë­n demokratik­e” brenda në PD dhe LSI për ndryshim radikal dhe fabul të besueshme. Mbështetës­it e opozitës kanë nevojë për të e në rastin më të keq për iluzionin e tij.

 ??  ??
 ??  ?? Nga mbledhja e opozitës së bashkuar, dje në Shkodër
Nga mbledhja e opozitës së bashkuar, dje në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania