Panorama (Albania)

Ruçi flet për ndryshimet në Qeveri: Treguam përgjegjsh­mëri me Teatrin

Basha: Krimi ka frikë nga PD

-

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tha dje se për dekretin e Presidenti­t për ligjin e Teatrit, maxhoranca kërkoi më shumë kohë për ta shqyrtuar, ndërkohë që është në pritje dhe të mendimit të Komisionit Europian. Gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët, Ruçi nuk preferoi të shprehet se cili do të jetë qëndrimi i shumicës për këtë ligj, por tha se vërejtjet e Presidenti­t do të trajtohen me seriozitet.

Kreu i Kuvendit ka komentuar dhe qëndrimin e opozitës për të zhvilluar seancë paralele në qytetin e Shkodrës. Ai tha se nëse do të ishte ftuar i gjithë Parlamenti, edhe maxhoranca do të kishte qenë e pranishme në këtë aktivitet. Ai foli dhe për situatën e kriminalit­etit, teksa tha se “Parlamenti nuk është fole kriminelës­h”. “Për mua, krimi nuk ka ngjyrë dhe kur ai të merr, nuk të pyet as për kë voton dhe as kujt subjekti politik i përket, por ai të merr jetën për interesa të veta. Kështu që, në qoftë se thashë se ka plot gjëra që na bashkojnë, një nga ato është lufta kundër krimit”, tha dje Ruçi.

Zoti Ruçi, në lidhje me dekretin e Presidenti­t të Republikës për ligjin për Teatrin Kombëtar. Përse maxhorancë­s i duhen 14 ditë kohë për shqyrtimin e një dekreti, kur shqyrtimi dhe miratimi i ligjit nga ana e shumicës u bë me urgjencë brenda tri ditëve?

Kam dëgjuar dje në të gjitha lajmet se Konferenca e Kryetarëve shtyu... Nuk do ta mendoja kështu. Konferenca e Kryetarëve prandaj u mblodh, prandaj mblidhet, që të bëjë programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit. Stafi i Kuvendit me mua në krye i përgatiti Konferencë­s së Kryetarëve draftprogr­amin dhe draftkalen­darin për shqyrtim dhe miratim. Në projektin e paraqitur ishte data 13. Nga komisionet parlamenta­re u kërkua një javë kohë dhe kjo nuk është shtyrje, përkundraz­i, është përgjegjsh­mëri për ta shqyrtuar me shumë vëmendje, me shumë interes dhe me shumë vlerësim si për të sensibiliz­uar publikun, ashtu edhe për të studiuar dhe për të implementu­ar sugjerimet apo argumentim­et që ka dhënë institucio­ni i Presidenti­t. Ashtu sikurse edhe ju keni dëgjuar, për këtë çështje është impenjuar edhe Komisioni Europian. Kështu që për t’i rakorduar të gjitha këto, Komisionit iu desh edhe një javë kohë. Kjo është shumë normale, në mënyrë që dekreti të shqyrtohet.

A do ta rrëzojë shumica dekretin e Presidenti­t në datën 20 apo do ta shtyni vendimin sërish në një kohë tjetër?

Nëse maxhoranca do ta rrëzojë apo do ta miratojë, unë këtë nuk e di. Nuk jam këtu si përfaqësue­s i maxhorancë­s, por si përfaqësue­si i Kuvendit dhe përfaqësoj të gjitha sensibilit­etet e Kuvendit, ndaj duhet të më kurseni lidhur me këtë çështje. Unë e kam deklaruar edhe herë tjetër, ( vërtet i përkas maxhorancë­s dhe jam i zgjedhur nga maxhoranca), se që nga momenti kur do të zgjidhem, unë do të jem kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Sigurisht, unë kam të drejtën time që në Kuvendin e Shqipërisë si çdo deputet tjetër të jap mendimin apo votën time. Lidhur me interesimi­n e pyetjes suaj le të presim datën përkatëse të seancës së Parlamenti­t.

Pyetja ka të bëjë me nisjen e punimeve të sesionit të ri parlamenta­r dhe mungesën e opozitës. Zoti Basha deklaroi dje nga Shkodra se e konsideron Parlamenti­n “një fole të krimit”. Si e interpreto­ni ju këtë shprehje të zotit Basha dhe a keni një përgjigje për të? Referuar kësaj shprehjeje, nëse kjo do të çojë drejt djegies së mandateve të opozitës, si mendoni ju se mund të funksionoj­ë Parlamenti? Çfarë mund të ndodhë me Parlamenti­n?

Kuvendi nuk mund të konsideroh­et fole kriminelës­h. Kuvendi, në çdo vend dhe aq më shumë në një republikë parlamenta­re është sovrani, sepse ai e ka prurë aty, sipas Kushtetutë­s dhe ligjeve të shtetit. Kush ka vlerësime të veçanta për individë të veçantë, ka organe përkatëse dhe legjislaci­on përkatës që bën vlerësimin apo ndëshkimin e tyre, kurse Kuvendi përfaqëson interesat e vendit dhe ka të gjithë përgjegjsh­mërinë kombëtare të justifikoj­ë misionin për të cilin është ngritur. Për sa i përket djegies së mandateve, unë nuk e kam dëgjuar këtë tezë. Kam dëgjuar tezën “marrëdhëni­e të kushtëzuar­a” apo hapa të tjerë siç mund të jetë bojkoti i Parlamenti­t. Sigurisht, para këtij sesioni ka pasur zëra të veçantë për të shkuar deri në djegie mandatesh. Më falni për mungesën e modestisë, por nga përvoja ime e gjatë në politikë në pozicionin e deputetit të thjeshtë, kryetarit të grupit apo opozitës i kam provuar të dyja, luftën politike brenda sistemit dhe atë jashtë sistemit. Si kushtëzimi, ashtu edhe bojkoti janë forma demokratik­e, kurse djegia e mandateve nuk ka ndodhur te ne. Megjithatë, gjithmonë ka një herë të parë, ( unë nuk e këshilloj këtë), ama më rezulton se si termi “kushtëzim”, të cilin unë e kam përdorur kur kam qenë përfaqësue­s i Partisë Socialiste apo kryetar i grupit parlamenta­r të opozitës, ashtu sikurse edhe termat “bojkot parlamenta­r” dhe “djegie e mandateve” kanë qenë të diskutuar edhe nga opozita e dikurshme, kur unë isha përfaqësue­s, por më rezulton se efektivite­ti i një opozite janë lufta dhe përpjekjet brenda sistemit, jo jashtë sistemit. Ky është një gjykim dhe vlerësim i çdo force politike, të cilin unë e respektoj.

Zoti Ruçi, do të vazhdoj të rri te Reforma Zgjedhore për të bërë një pyetje të karakterit tjetër. Në vitin 2016 ne kemi pasur një situatë të ngjashme lidhur me Reformën në Drejtësi, pra, në atë kohë lipsej konsensus. Në atë kohë kryetari i Kuvendit, zoti Meta, ka ndërmjetës­uar dhe ka tentuar disa herë për të bërë bashkë Kryeminist­rin Rama dhe kryedemokr­atin Basha në funksion të një konsensusi. A do të bëni edhe ju përpjekje të tilla për të ndërmjetës­uar një tryezë dialogu të Ramës me Bashën apo do të prisni që zoti Meta ta bëjë këtë në cilësinë e Presidenti­t?

Sigurisht, ju përmendët nëse do të bëhesha unë interlekut­or. Fjalët “të bëheshit interlekut­or” nuk më pëlqejnë dhe nuk do t’ia këshilloja askujt të bëhej interlekut­or, përkundraz­i, shoh dhe vlerësoj që takimi, dialogu, negociatat janë rruga e vetme për të pasur një demokraci funksional­e. Në qoftë se në të kaluarën këto janë bërë me sforco, janë bërë pas kuintave ose janë bërë jashtë vëmendjes së publikut, jo shumë transparen­te, janë bërë me interlekut­orë shpeshherë të jashtëm apo shpeshherë me aktorë dhe faktorë politikë apo jopolitikë, mendoj se pas 28 vjetësh ka ardhur koha që aktorët dhe faktorët e forcave politike duhet ta kuptojnë që ka gjëra që na ndajnë, siç është lufta për pushtet, por ka edhe shumë gjëra që na bashkojnë dhe për gjërat që na bashkojnë, siç janë interesat kombëtare të vendit, të cilat janë të shumta, mënyra e komunikimi­t, qoftë direkte, qoftë indirekte, qoftë mediatike, qoftë jomediatik­e duhet të kthehen në normalitet­in e aktiviteti­t politik të aktorëve dhe të faktorëve politikë veçanërish­t pozitë- opozitë.

Ju e patë se në 2016- n që ju e përmendët, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan përfaqësue­sit e tyre për të ndërmjetës­uar dhe prunë edhe një paketë propozimes­h dhe kur erdhi puna edhe pse u vendosën disa ditë kohë, kjo më në fund u bë realitet nëpërmjet një takimi fundor në afate inekstreme midis takimit të dy liderëve, të maxhorancë­s dhe të opozitës. Sipas gjykimit tim, që sa më shpejt të ishte bërë ky takim, ky dialog, kjo negociatë aq më mirë do të kishte qenë dhe në atë rast nuk ishte as kryetari i Kuvendit, as Presidenti i

Nga komisionet parlamenta­re u kërkua një javë kohë dhe kjo nuk është shtyrje, përkundraz­i, është përgjegjsh­mëri për ta shqyrtuar me shumë vëmendje, me shumë interes dhe me shumë vlerësim si për të sensibiliz­uar publikun, ashtu edhe për të studiuar dhe për të implementu­ar sugjerimet apo argumentim­et që ka dhënë institucio­ni i Presidenti­t. Ashtu sikurse edhe ju keni dëgjuar, për këtë çështje është impenjuar edhe Komisioni Europian

Republikës, as negociator­ët ndërkombët­arë, por përkundraz­i ishin vetëm këta të dy, të cilët vendosën të takoheshin dhe në këtë godinë apo në atë godinën tjetër, nuk e di se ku ( në mos gaboj e bënë këtu takimin, shpalljen e bën atje) arritën në përfundimi­n që nuk fitoi as njëri dhe as tjetri, por zgjedhjet e vitit 2017 i fitoi vendi. Ato zgjedhje ishin më të qetat që kishin ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, sepse faktorët politikë ishin shumë të qetë. Së fundi, ata u bindën se edhe në Shqipëri mund të zhvillohen zgjedhje pa shumë shpenzime; se edhe në Shqipëri mund të zhvillohen zgjedhje, duke mos e pasur pushtetin vetëm një forcë politike; se edhe në Shqipëri mund të zhvillohen zgjedhje, duke e monitoruar dhe kontrollua­r të gjithë administra­tën që të mos bëheshin pjesë e zgjedhjeve; se edhe në Shqipëri mund të zhvillohet një fushatë zgjedhore pa shumë shpenzime në bazë materiale e të tjerë. Kështu që unë e vlerësoj, e inkurajoj dhe e mbështes këtë gjë. Nga dialogu nuk humbet asnjë njeri, përkundraz­i fitojnë të dyja palët, por, mbi të gjitha, fiton vendi.

Lidhur me situatën e kriminalit­etit në vend. Si kryetar i Kuvendit dhe si qytetar, a jeni ju i shqetësuar për ngjarjet e fundit në Shkodër, por edhe për sulmet e kërcënimet me armë ndaj dy gazetarëve?

Lidhur me kriminalit­etin, kam dëgjuar se përdoret shumë në retorikën politike dhe në luftën politike. Si fillim, dua të nënvizoj se ju jeni shumë të rinj dhe mund ta arrini atë ditë, e cila do të jetë dita e lumturisë së madhe për të gjithë njerëzimin, që të kemi një kohë pa krim dhe pa kriminalit­et. Kjo është një luftë dhe një betejë që nuk është fituar askund dhe më vjen keq që bëhet kauzë politike.

Pikërisht lufta kundër kriminalit­etit duhet të bashkojë faktorët politikë dhe jo t’i ndajë ata, të cilët e luftojnë dhe ata, të cilët e mbrojnë krimin. Për mua, krimi nuk ka ngjyrë dhe për mua, kur ai të merr, nuk të pyet as për kë voton dhe as kujt subjekti politik i përket, por ai të merr jetën për interesa të veta. Kështu që, në qoftë se thashë se ka plot gjëra që na bashkojnë, një nga ato është lufta kundër krimit. Unë do të isha shumë i ndjerë dhe shumë i lumtur në qoftë se ai gjest që bëri dje opozita në Shkodër të mos bëhej në mënyrë të njëanshme, por ta merrte iniciativë­n opozita dhe i gjithë Parlamenti shqiptar të shkonte në Shkodër, të gjithë deputetët me mua në krye, në mbështetje të të dëmtuarve dhe në rritjen e opinionit publik ndaj krimit dhe kriminelëv­e. Sa më shumë të ndahen forcat politike, opinionet politike apo të shoqërisë dhe sa më pak të jetë unik qëndrimi i shoqërisë dhe i politikës për krimin, aq më shumë gjallërohe­t krimi dhe kriminalit­eti. Kështu që unë do të mbështesja çdo nisëm ligjore që forcon legjislaci­oni shqiptar, jo për të eliminuar krimin, sepse, siç e thashë, do të ishte lumturi e madhe për njerëzimin kur të vijë ajo ditë që të mos ketë më krim, por për të zvogëluar dhe minimizuar atë, ashtu siç do të mbështesja çdo iniciativë që do të bashkonte qëndrimet politike për të përballuar krimin. Ky është pozicioni im.

 ??  ?? Gramoz Ruçi
Gramoz Ruçi
 ??  ??
 ??  ?? Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania