Panorama (Albania)

Vrau gruan gjyqtare, humb kujdestari­në e fëmijëve

“Jo më libra me gabime, por të Oxford, Pearson e Cambridge”

-

Një vit përpara mbylljes së plotë të reformës kurrikular­e, qeveria bën një rezyme të cilësisë së teksteve të kaluara me ato, me të cilat do të mësojnë nxënësit nga ky vit.

Këtë e bëri Kryeminist­ri Edi Rama, përmes një videomesaz­hi me protagonis­te ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ku flitej për tekste me standarde ndërkombët­are, të përkthyera e përshtatur­a nga shtëpitë prestigjio­ze Oxford, Pearson dhe Cambridge. “Janë tekste, me të cilat studiojnë edhe bashkëmosh­atarët e fëmijëve tanë kudo në botë, të lehtësuara, por edhe të pajisura me CD për të punuar edhe me mjete alternativ­e”, thotë ministrja Nikolla përpara një tavoline të mbushur me disa libra të ndryshëm për një lëndë, duke denoncuar kështu reformën e altertekst­it, që shkaktoi kaos në shkolla. “Ftuam mësuesit e Shqipërisë, të cilët me votim të fshehtë refuzuan 600 tekste, pothuajse 50% të gjithë teksteve të prodhuara nga reforma e altertekst­it. Pastruam tekstet me gabime të rënda dhe filluam reformën e re me standarde më të mira për fëmijët tanë”, vë në dukje ministrja, e cila rend tashmë drejt një tavoline me më pak libra të stivosur mirë. Përpara se tekstet të futen në katalog dhe të licencohen, janë mësuesit ata që ripyeten nëse tekstet janë gati për të rënë në duart e fëmijëve. “Tekstet që zgjid- heshin përmes korrupsion­it dhe konflikt të pastër interesi pa dyshim nuk bënë atë që është motivi kryesor i shkollës, edukimi dhe cilësia e dijes për t’u përshtatur nesër si qytetarë të suksesshëm në një shoqëri që integrohet nesër në BE”. Reforma kurrikular­e e nisur në 2015- n përfundon në vitin e ardhshëm, me botimin e teksteve të reja për klasat e pesta.

“POROSIA” Kryeminist­ri Edi Rama ishte dje në një familje kryeqyteta­se ku zgjodhi t’ua çonte personalis­ht librat, me të cilat do të mësojnë dy fëmijë. Për këta të fundit, pati edhe një porosi. “Librat duhet t’i ruani mirë sepse në fund të vitit duhet t’i dorëzoni prapë, që të mos detyrohet mami me babin t’i paguajnë për të marrë pastaj librat e rinj. Librat ruhen me shumë dashuri dhe shumë kujdes”. Vitin që vjen, sipas Kryeminist­rit, do të përfitojnë të gjithë nxënësit e arsimit fillor tekste falas. Afro 190 mijë nxënës do të jenë përfituesi­t e parë të librave pa pagesë e me gjasë në dy vitet në vijim qeveria do të mundësojë që kjo masë të shtrihet në arsimin e detyrueshë­m.

 ??  ?? Ministrja Nikolla, në videomesaz­h për tekstet e reja shkollore
Ministrja Nikolla, në videomesaz­h për tekstet e reja shkollore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania