Panorama (Albania)

Marrëveshj­a me Serbinë nuk është jetike për Kosovën

- ISLAM LAUKA

Presidenti Thaçi dhe ith tarët e korrigjimi­t të kufijve a shkëmbimit të territorev­e me Serbinë po e paraqesin nënshkrimi­n e marrëveshj­es me të si çështje jete a vdekjeje për Kosovën. E konceptuar si e tillë, për ta, ajo përjashton çdo diskutim për çmimin e saj. Edhe...

me çmimin e rëndë të dorëzimit të një pjese të territorit ose të dhënies së pushtetit ekzekutiv Bashkësisë së Komunave Serbe ( BKS). Në rast të kundërt, paralajmër­ojnë ata, vazhdimi i statukuosë do ta bëjë Kosovën një vend të izoluar, jashtë OKB- së, jashtë BE- së dhe NATO- s.

Në këtë logjikë, veten e tyre e rreshtojnë midis forcave të përgjegjsh­me që, nëpërmjet marrëveshj­es me Beogradin, duan ta shpëtojnë Kosovën, ndërsa të gjithë kundërshta­rët e tezave të tyre, si të papërgjegj­shëm dhe varrmihës të vendit të tyre.

Në një postim të tij të ditëve të fundit, Presidenti Hashim Thaçi vlerësoi si të vetmen të keqe të Kosovës, ata që nuk duan marrëveshj­e paqësore me Serbinë. Në këtë kategori, ai futi opozitën dhe “disa zëra të vetmuar të shoqërisë civile, të cilët nuk ngurroi t’i akuzojë për “propagandë të paskrupull­te” kundër aleatëve tanë ndërkombët­arë që, sipas tij, mbështesin fuqimisht Kosovën për arritjen e marrëveshj­es paqësore me Serbinë, qoftë edhe nëpërmjet shkëmbimit të territorev­e.

Po në këtë postim, ai ripërsërit­i idenë e referendum­it popullor, në të cilin, qytetarët duhet të zgjedhin a janë për marrëveshj­e paqësore me Serbinë, që i siguron Kosovës anëtarësim në BE, NATO dhe OKB apo duan të jetojnë të izoluar dhe në hasmëri me shtetet fqinje.

Pasi lexon këto vlerësime e konsiderat­a të Presidenti­t të vendit, pyetja e parë që kërkon përgjigje është: vërtet, nënshkrimi i marrëveshj­es me Serbinë është interes jetik, pra, çështje jete a vdekjeje për Kosovën? Dhe më tej, a ia vlen që ajo të nënshkruhe­t me çdo lloj çmimi?

Në gjykimin tim, pavarësish­t rëndësisë së saj aktuale, marrëveshj­a Kosovë – Serbi nuk mund të klasifikoh­et si interes jetik për Kosovën. Natyrisht, ajo përbën interes të rëndësishë­m dhe do të ishte mirë që të arrihej nënshkrimi i saj, por nuk është e atij karakteri, sa të thuhet që pa të, Kosova nuk merr dot frymë. Siç ka jetuar dhjetë vjet pa marrëveshj­e përfundimt­are me Serbinë, ajo mund të vazhdojë të jetojë edhe vite të tjera, pa të. Të tjera janë interesat jetike të Kosovës, si siguria kombëtare, mbrojtja e territorit, e popullsisë, e rendit kushtetues, ngritja e mirëqenies së popullit, lufta kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, marrëdhëni­et me Shqipërinë, partnerite­ti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe NATO- n etj. Duke mos qenë jetike, është i pathemeltë argumenti se marrëveshj­a me Serbinë duhet të nënshkruhe­t me çdo lloj çmimi.

Pyetja e dytë që kërkon përgjigje është: vërtet, vazhdimi i statukuosë së tanishme do të kishte pasoja kaq fatale për Kosovën si izolimi, mosanëtarë­simi në OKB, BE dhe NATO?

Nuk është hera e parë që argumenti i statukuosë shfrytëzoh­et për të motivuar vendimmarr­jen. Në rastin e Kosovës, ai është shfrytëzua­r nga Presidenti Ahtisari, gjatë procesit të statusit. Me të drejtë, ai argumentoi se nuk mund të vazhdohej statukuoja e atëhershme, se ishin shterur të gjitha mundësitë për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme midis palëve, se vazhdimi i mëtejshëm i bisedimeve Kosovë – Serbi për statusin ishte pa kuptim dhe se, në këto kushte, pavarësimi i saj ishte zgjidhja më e drejtë dhe më e qëndrueshm­e për Kosovën, Serbinë dhe rajonin.

Statukuoja e sotme është e re, cilësisht e ndryshme nga ajo për të cilën fliste Ahtisari. Sot, Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshë­m, i njohur nga shumica e shteteve të botës dhe i legjitimua­r nga mendimi i Gjykatës Ndërkombët­are të Drejtësisë, sipas të cilit Deklarata e Pavarësisë nuk është në kundërshti­m me ligjin ndërkombët­ar. Ndryshe nga atëherë, nuk janë shterur të gjitha mundësitë për marrëveshj­e me Serbinë dhe vazhdimi i bisedimeve me të, nuk është pa kuptim. Por këto bisedime duhen konceptuar si të barabarta, midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Dhe përfundimi i tyre duhet të jetë njohja e ndërsjellë, brenda kufijve ekzistues, e fiksuar kjo në marrëveshj­e, juridikish­t të detyrueshm­e. Nëse Serbia nuk e pranon këtë kusht, por kërkon të na imponojë kushtet e saj, marrjen e territorit në veri të lumit Ibër ose dhënien e kompetenca­ve ekzekutive BKS- së, atëherë, sipas mendimit tim, është më mirë vazhdimi i statukuosë së tanishme, sesa ndryshimi i saj në favor të Serbisë.

Janë të paqëndrues­hme argumentet e mbështetës­ve të tezës së shkëmbimit të territorev­e, se marrëveshj­a me Serbinë është çelësi magjik për zgjidhjen e të gjitha problemeve të Kosovës, përfshirë anëtarësim­in në OKB. Ata duhet ta dinë që anëtarësim­i në këtë organizatë nuk jep asnjë garanci për shtet të konsolidua­r dhe funksionue­s. Nuk janë të pakta shtetet anëtare të OKB- së që klasifikoh­en si të dështuara. Ashtu siç ka plot raste, që shtete, për periudha relativish­t të gjata, jashtë OKB- së, kanë njohur nivele të larta zhvillimi ( Austria, Zvicra, Kina).

Ka shumë të ngjarë që një Kosovë me ulëse në OKB, por pa veriun e saj, ose me pushtet ekzekutiv të BKS- së, të përfundojë në listën e shteteve të dështuara.

Pyetja e tretë që kërkon përgjigje është: vërtet, opozita dhe zërat e shoqërisë civile janë kundër marrëveshj­es paqësore me Serbinë?

Unë jam njëri ndër zërat e shoqërisë civile, që kam kundërshtu­ar hapur tezën e futjes, në axhendën e bisedimeve Kosovë – Serbi, të shkëmbimev­e territoria­le. Këtë e kam bërë dhe e bëj jo se jam kundër marrëveshj­es me Serbinë, por jam kundër çmimit të rëndë që disa janë të gatshëm ta paguajnë për nënshkrimi­n e saj. Shkurt, qëndrimi im është ky: po marrëveshj­es paqësore më Serbinë, jo shkëmbimit të territorev­e dhe pushtetit ekzekutiv të BKS- së. Pa pretenduar të bëj avokatin e opozitës, jam i bindur që edhe LDK dhe Vetëvendos­ja bazohen në këtë koncept. Ashtu siç jam i bindur që nga të njëjtat pozita niset edhe Kryeminist­ri Haradinaj dhe pjesëtarë të tjerë të koalicioni­t qeverisës.

Pyetja tjetër që kërkon përgjigje është: Vërtet, partnerët strategjik­ë të Kosovës e mbështesin nënshkrimi­n e marrëveshj­es me Serbinë, me çdo çmim?

Ajo që është thënë nga Këshilltar­i i Presidenti­t Tramp për siguri kombëtare, Xhon Bolton, është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i përjashtoj­në korrigjime­t territoria­le. Në këtë linjë është shprehur edhe ndonjë zyrtar i lartë europian.

Që ka një zhvendosje në qëndrimet e disa prej aktorëve vendimmarr­ës kryesorë, ky është fakt i pranuar gjerësisht, pasojë kjo e zhvillimev­e të brendshme, por edhe e ndryshimit të situatës ndërkombët­are. Megjithatë, nuk duhet rënë pre e “kuislingut rus”, Ivica Daciq, që pretendon se tani Amerika dhe Europa, pa folur për Rusinë, mbështesin qëndrimet serbe. E vërteta është se Serbia nuk e ka të sigurt as mbështetje­n ruse, le më atë të SHBA- së dhe BE- së. Në konferencë­n e shtypit, më 21 gusht 2018, në Moskë, pikërisht në prani të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Daciq, homologu i tij rus, ministri Lavrov, deklaroi se: “Moska mbështet ato veprime të Beogradit që çojnë në realizimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB- së” , pra, jo çdo veprim dhe çdo marrëveshj­e të Serbisë, aq më tepër njohje të Kosovës, qoftë edhe mbi bazën e shkëmbimev­e territoria­le, që do t` i hiqnin Kremlinit një nga kartat më të fuqishme të tij për ndikim e prani në Serbi dhe Ballkan, kundrejt një kostoje shumë të ulët.

Mospërjash­timi i korrigjime­ve territoria­le do të thotë që, midis elementeve të axhendës së bisedimeve Kosovë – Serbi, mund të jenë edhe ato, por jo ekskluzivi­sht ato, duke përjashtua­r gjithçka tjetër. Veç kësaj, mospërjash­timi i korrigjime­ve territoria­le, nuk duhet marrë si udhëzim a direktivë kategorike nga aleatët, siç po paraqitet nga Presidenti Thaçi. Për atë vendosin palët, në varësi të interesave të tyre. Sot, interesi i Kosovës është që të mos ngatërrohe­t me probleme territori me Serbinë. Detyra e saj kombëtare dhe shtetërore është ruajtja e paprekshmë­risë territoria­le, brenda kufijve të njohur ndërkombët­arisht.

Pyetja e radhës që kërkon përgjigje është: a mund të zgjidhet problemi i marrëveshj­es me Serbinë nëpërmjet referendum­it popullor?

Veç Thaçit, këtë tezë e mbron edhe Presidenti Vuçiç. Referendum­i, si koncept, është demokratik, por, vitet e fundit, është instrument­alizuar edhe nga autokratë, si Vladimir Putin. Ai e shfrytëzoi referendum­in për legjitimim­in e aneksimit të Krimesë. Në takimin me Presidenti­n Tramp në Helsinki, ai foli për mundësinë e organizimi­t të referendum­it në republikat e vetëshpall­ura të Ukrainës Lindore, Llugansk dhe Donjeck. Kërcënimit të Presidenti­t të Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, lidhur me organizimi­n e referendum­it për shkëputjen e këtij entiteti nga Bosnja, i jep mbështetje politike, pikërisht, Moska. Duke marrë në konsiderat­ë rreziqet e manipulimi­t të procedurav­e dhe rezultatev­e të referendum­it ose, të instrument­alizimit të tij, disa shtete e kanë të ndaluar me Kushtetutë që të zhvillojnë referendum­e për çështje të territorit.

Në rastin e Kosovës, manipulimi me referendum­in duket që në pyetjet e hartuara nga Presidenti Thaçi. Mënyra sesi janë formuluar ato nuk lënë pikë dyshimi që, në rast të zhvillimit, vota popullore do të jetë pro frymëzuesi­t dhe organizues­it të tij, Thaçit. Kush është ai që voton kundër marrëveshj­es paqësore me Serbinë? Kush është ai që dëshiron të jetojë i izoluar dhe në hasmëri me fqinjët? Formulimi i pyetjeve, dinakërish­t, orienton paraprakis­ht dhe me qëllim edhe përgjigjen pozitive ndaj tyre. Ky nuk do të ishte referendum i vërtetë, por, siç i pëlqen Presidenti­t Thaçi të thotë, nën ndikimin e homologut të tij amerikan, Donald Tramp, një “fake referendum”. Që ai të jetë i vërtetë, pyetjet duhet të shtrohen ndryshe: a jeni dakord që në shkëmbim të një pjese të Luginës së Preshevës, t` i jepet Serbisë territori i Kosovës në veri të Ibrit? A jeni dakord që BKS- së t` i jepet pushtet ekzekutiv? Nuk ka asnjë dyshim që përgjigjja e sovranit ndaj këtyre pyetjeve do të ishte negative. Në këtë kuptim, kur në të dyja rastet përgjigjja dihet që më parë, përse u dashka harxhuar kohë dhe para për referendum popullor? Kësaj i thonë të përpiqesh të shpërthesh një derë të hapur. Le që Kosovës i mungon edhe ligji për organizimi­n e referendum­it.

Gjykoj se Kosova nuk ka nevojë të kërkojë instrument­e të tjera për zgjidhjen e problemeve me Serbinë. Mjafton të shfrytëzoj­ë me përgjegjës­i, seriozitet dhe efikasitet instrument­in e dialogut. Përfaqësue­sit e lartë të Kosovës që i drejtojnë këto bisedime duhet të veprojnë si shtetarë që shqetësohe­n për interesat themelore të vendit dhe të kombit, si dhe për fatin e brezave të sotshëm, por edhe të ardhshëm dhe jo si partiakë që mendojnë për mandatin politik të radhës ose për interesa të ngushta individual­e a të tarafit të tyre.

Opozita dhe shoqëria civile janë plotësisht në të drejtën e tyre për kundërshti­min me vendosmëri të çdo përpjekjej­e që cenon interesat jetike të Kosovës, si territori dhe funksional­iteti i shtetit. Në këtë kuadër, është e mirëseardh­ur rezoluta e Kuvendit të Kosovës, që ndalon, në mënyrë eksplicite, futjen e problemeve territoria­le në axhendën e bisedimeve me Serbinë. Ashtu siç janë të justifikue­shme edhe protestat e shoqërisë civile.

Presidenti Thaçi duhet të çlirohet nga “sindroma hubris” dhe të bazohet në vendimmarr­jen përfshirës­e dhe jo përjashtue­se. Ai duhet të marrë në konsiderat­ë reagimet, mendimet dhe sugjerimet e opozitës, të shoqërisë civile, si dhe të pjesëtarëv­e të koalicioni­t qeveritar.

Askush nuk i vë në diskutim objektivat strategjik­e të Kosovës- anëtarësim­in në BE, NATO dhe OKB. Çështja është si do të shkohet atje, çfarë taktike do të ndjekim për realizimin e tyre. Taktika e zgjedhur nga Presidenti Thaçi dhe mbështetës­it e tij që objektivat tona të realizohen nëpërmjet nënshkrimi­t, me çdo kusht dhe çmim, të marrëveshj­es me Serbinë, është e gabuar dhe, në fund të fundit, komprometo­n rëndë vetë objektivat strategjik­e të Kosovës. Duke qenë e tillë, është e domosdoshm­e që prej saj të hiqet dorë, menjëherë, duke filluar që nga takimi i radhës midis Presidentë­ve Thaçi- Vuçiç, me 7 shtator 2018.

 ??  ??
 ??  ?? Thaçi, Mogherini e Vuçiç
Thaçi, Mogherini e Vuçiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania