Panorama (Albania)

Gruaja i djeg makinën pas divorcit për hakmarrje, arrestohet

Shkëlqim Hoxha dyshohet se u nxit nga e afërmja e tij

-

Bashkëshor­tja hakmerret pas divorcit; porosit t’i djegin makinën.

Një 41- vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, si përgjegjës për djegien e makinës “Toyota”, të ndodhur natën e 3 shtatorit në lagjen “24 Maji”. Shkëlqim Hoxha akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme, i nxitur nga një e afërme e tij. Kjo e fundit kishte porositur djegien e makinës për ish- bashkëshor­tin e saj, Seit Seitaj. Pas ndarjes, ata kishin pasur herë pas here konflikte me njëri- tjetrin dhe për këtë arsye, gruaja duket se kishte vendosur të hakmerrej për ndarjen, duke i kërkuar të afërmit të saj, Shkëlqim Hoxha, që t’i digjte makinën. 41vjeçari Hoxha, duke përdorur një sasi të vogël benzine, i vuri flakën makinës “Toyota” në pronësi të Seitajt. Ngjarja ndodhi rreth orës 04: 00 të së hënës. Nga hetimet, Policia zbuloi se zjarrvënia në makinën “Toyota Yaris” me targë AA 660 RJ ishte e qëllimshme e për këtë arsye nisi hetimet. Automjeti ishte i parkuar pranë banesës së pronarit dhe ka qenë ky i fundit që ka lajmëruar Policinë për ngjarjen. Pas marrjes në pyetje të Seit Seitajt, Policia shoqëroi 6 persona. Pronari deklaroi para grupit hetimor se ishin konfliktet me ish- bashkëshor­ten, që mund të kishin nxitur këtë ngjarje. Mësohet se 41- vjeçari, pavarësish­t se është ndarë me gruan, procedurat për divorcin e tyre vazhdojnë ende në Gjykatë.

HETIMET Në automjet, sipas Policisë, dyshohet se është vendosur një sasi lënde djegëse, ndërsa automjeti është djegur thuajse plotësisht, duke pësuar dëmtime të konsiderue­shme. Pas hetimeve të kryera nga Policia, ka rezultuar se Hoxha dyshohet të jetë autori i ngjarjes, ndërsa sipas burimeve nga blutë e Vlorës, mësohet se autori është një i afërm i ish- gruas të pronarit të mjetit. Sipas të njëjtave burime, konfirmohe­t se Sitaj ishte divorcuar me gruan e tij pak kohë më parë dhe nuk kanë munguar konfliktet me njëri- tjetrin, çka ka çuar më pas që i afërmi i saj, pikërisht 41- vjeçari Shkëlqim Hoxha, të kryejë aktin duke vendosur lënde djegëse dhe më pas zjarrin në automjetin tip “Toyota”. 41- vjeçari Hoxha akuzohet tashmë për veprën penale të “Shkatërrim­i i pronës me zjarr”. “Seksioni për Krimet pranë Komisariat­it të Policisë Vlorë, pas ngjarjes së djeshme, ku më datë 03.09.2018, në orën 04: 00, në lagjen ‘ 24 Maji’ u përfshi nga flakët automjeti tip ‘ Toyota’ me targa AA 660 RJ në pronësi të shtetasit S. S, menjëherë pas hetimeve të kryera u bë e mundur zbulimi, identifiki­mi dhe ndalimi i shtetasit Shkëlqim Hoxha, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet ta ketë kryer këtë vepër penale në mënyrë të qëllimshme”, bën të ditur Policia, ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokuroris­ë për veprën penale “Shkatërrim­i i pronës me zjarr”.

 ??  ??
 ??  ?? Makina e djegur e Seit Seitajt
Makina e djegur e Seit Seitajt
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania