Panorama (Albania)

Ngjarjet në Shkodër, kryeparlam­entari: PD të na ftonte

“Krimi s’ka ngjyrë, ai të merr jetën për interesa të veta”

-

Për sa u përket gazetarëve, besoj se qëndrimin e institucio­nit të Kryetarit të Kuvendit dhe Kuvendit të Shqipërisë në emër të tij, sepse unë kur jam shprehur, jam shprehur në emër të Kuvendit të Shqipërisë e kam bërë publik nëpërmjet faqeve të gazetave apo ekraneve tuaja. I ndëshkojmë këto dhe jemi përkrah gazetarëve që gjëra të tilla të mos ndodhin. Shteti duhet të jetë në këmbë për të vënë para përgjegjës­isë së ligjit ata që ua kanë shkaktuar këtë shqetësim përfaqësue­sve të medies dhe jo vetëm, por çdo qytetari shqiptar.

Zoti Ruçi, ju thatë dje se është Parlamenti ai që e kontrollon qeverinë dhe jo anasjellta­s. Në këtë kontekst, si kryetar i Kuvendit, por edhe si funksionar i lartë i Partisë Socialiste, a mendoni se ka nevojë për ndryshime në qeveri?

Kur trajtohet problemi i kontrollit parlamenta­r, në një republikë parlamenta­re, sigurisht që është Kuvendi ai që e kontrollon qeverinë dhe jo qeveria që kontrollon Parlamenti­n. Kjo është në të gjitha aspektet, që nga aspektet procedural­e të raporteve parlament- qeveri dhe deri në përdorimin e të gjitha instrument­eve parlamenta­re si dhe në çështje, për të cilat unë kam qenë rigorozish­t i përcaktuar dhe i vendosur që të korrigjojm­ë çfarë nuk kemi bërë mirë dhe ta bëjmë edhe më mirë këtë raport ndërmjet ekzekutivi­t dhe legjislati­vit. Për sa u përket ndryshimev­e në qeveri, kjo nuk është detyra ime. Unë, si kryetar i Kuvendit, do t’i mirëprisja të gjitha instrument­et parlamenta­re: seancat e pyetjeve, seancat e interpelan­cave, mocionet pa debat, mocionet e besimit apo të mosbesimit dhe, në momentin kur ato do të kërkoheshi­n, do të ushtroja të gjitha kompetenca­t e mia, si Kryetar i Kuvendit, që Parlamenti të shprehej. Kështu që, unë jam në pritje qoftë nga opozita, qoftë nga pozita. Kush ka, do të ketë të gjithë hapësirën që Parlamenti do të gjykojë dhe do të vlerësojë mbi këto instrument­e parlamenta­re.

 ??  ?? Opozita gjatë seancës paralele në Shkodër
Opozita gjatë seancës paralele në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania