Panorama (Albania)

Zhbllokohe­t ngërçi me KLGJ- në, kandidojnë dy gjyqtarë Apeli

-

Në një kohë kur vetingu ka përfunduar për kandidatët për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, i cili është organ përcaktues për krijimin e institucio­neve të reja dhe mbushjen e boshllëqev­e në Gjykatën Kushtetues­e dhe atë të Lartë, krijimi i këtij institucio­ni mbahej "peng" në një farë mënyrë vetëm nga një kandidat prej gjykatave të Apelit në rrethe. Kjo, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it shkarkoi të vetmin kandidat nga Apeli i rretheve, gjyqtarin Besim Trezhnjeva.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Gjykata e Lartë shpallën vakancën, por vetëm kur mbeten 24 orë nga përfundimi i afatit të aplikimit, kanë mbërritur dy kandidatur­a nga dy gjyqtarë Apeli në rrethe. Këto kandidatur­a do të shqyrtohen dhe më pas do t'i nënshtrohe­n vetingut dhe nëse njëri prej tyre kalon, atëherë KLGJ- ja do të ngrihet dhe ngërçi me dy gjykatat më të larta të vendit mund të zgjidhet. Emrat e dy kandidatëv­e do të bëhen publike vetëm pasi të përfundoi edhe afati i aplikimit. Nga kandidatët për KLGJ, vetëm katër u shkarkuan nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, pasi kanë pa- sur probleme me pasurinë. Ata janë: Artan Laze dhe Bledar Abdullai nga Gjykata e Tiranës, Artan Zeneli nga Gjykata e Lartë dhe Besim Trezhnjeva nga Gjykata e Apelit Durrës. Gjithashtu, para nisjes së procesit u dorëhoq Brunilda Kasmi e Gjykatës së Tiranës. Megjithatë, kandidatët që kaluan vetingun i plotësojnë vakancat sipas ligjit, por mungon një gjyqtar nga Apeli i rretheve. Kështu, kemi katër gjyqtarë nga Gjykata e Tiranës, që janë: Alma Brati, Astrit Faqoilli, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho; një nga Krimet e Rënda, Dritan Hallunaj; një nga Apeli i Krimeve të Rënda, Nerina Kosova; nga Gjykata e Lartë është Medi Bici; nga Apeli i Tiranës Ilir Toska dhe nga Gjykata e Rrethit, Marçela Shehu e Kurbinit.

 ??  ?? Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it
Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania