Panorama (Albania)

NË PRESHEVË

-

Ish- kryetari i Preshevës, kryetar i Partisë Demokratik­e Shqiptare, Ragmi Musatafa, bëri një thirrje dramatike se, "Është momenti që nëna Kosovë t'i marrë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe t'i mbrojë nga kasaphana serbe". Ai ka theksuar se tani do të ishte koha e duhur që kjo trevë t'i bashkohej Kosovës, por edhe nëse kjo gjë nuk ndodhë, ëndrra dhe dëshira e shqiptarëv­e atje për këtë gjë nuk do të shuhet kurrë.

Shkak u bë mungesa e opozitës në sallë, mungesa e votave për miratimin apo rrëzimin e secilës pikë në rend dite, çka e vuri shumicën në Kosovë në një pozitë të vështirë, duke u varur nga votat e deputetëve të Listës Serbe. Seanca e jashtëzako­nshme, pas dështimit në mëngjes, kur shumica nuk i mblodhi dot votat e nevojshme, ishte planifikua­r të vazhdonte rreth orës 18: 00. Kryetari i Grupit Parlamenta­r të opozitares LDK, Avdullah Hoti, në një deklaratë për media tha se shtyrja e seancës së jashtëzako­nshme po ndodh për të pritur votat e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, që pritet të mbështesin Thaçin. Kjo, sipas tij, kujton skenarin e formimit të qeverisë, ku po ashtu mbeti në dorë të votave të Listës Serbe. "Kam përshtypje­n se është situatë si ajo kur është themeluar qeveria, atëherë është dashur të priten deputetët serbë. Tashmë po ndodh e njëjta gjë", ka thënë Hoti. Në seancën e pasdites deputetët opozitarë munguan. Bojkoti nga opozita bëri që seanca të shtyhej për të mërkurën, dy ditë para takimit në Bruksel të Presidenti­t Hashim Thaçi.

Ndërkohë Kosova po mbetet me një delegacion të pamiratuar në Kuvend për këto bisedime. Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mosardhjen e opozitës në seancë e ka quajtur të gabuar, pasi roli i partive opozitare do të ishte i rëndësishë­m në debatin mbi dialogun me Serbinë me ndërmjetës­imin e BE- së në Bruksel. I pyetur nëse ka hequr dorë fare nga votimi i rezolutës së opozitës, Haradinaj ka thënë se, "E kemi vështirë të vlerësojmë si do të veprojmë. Ishte gabim mosardhja e opozitës në seancë paraprake. Votimi i një delegacion­i të qeverisë ku ishte i paraparë edhe roli i opozitës do të hapte një dialog, që edhe pozita ta ketë mendimin e vet për re- zolutën. Mosardhja në seancë na ka vendosur në një pozitë të pafavorshm­e", tha ai. Haradinaj ka bërë të ditur se nuk është propozuar platformë lidhur me bisedimet me palën serbe për një marrëveshj­e përfundimt­are për normalizim­in e marrëdhëni­eve, por vetëm një delegacion. "Kohë më përpara Kuvendit i kam propozuar platformë, por atëherë nuk kishte mirëkuptim. Tashmë i kam propozuar delegacion­in. Të shohim tash a do të ketë mirëkuptim", u shpreh Haradinaj. Seanca vazhdon sot në orën 14: 00.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania