Panorama (Albania)

Veliaj te “Arena Kombëtare”: Teatri, vatër ekonomike si stadiumi

-

Me shtatorin është rikthyer në vëmendje edhe çështja e Teatrit Kombëtar. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shfrytëzoi inspektimi­n e një parkimi në afërsi të stadiumit “Arena Kombëtare” për të shprehur bindjen e tij se edhe teatri i ri do të jetë një vatër me potencial të madh ekonomik njësoj si stadiumi i ri. “Kushdo që është skeptik ndaj të resë ose që është cinik ndaj teatrit të ri, teatri i ri ka potenciali­n që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike, si stadiumi i ri që sot po del në dritë, një projekt i suksesshëm që vetëm nuk ia dilnim dot. Besoj, kush është skeptik mjafton të shohë mrekullinë që po ndodh këtu dhe çfarë ekonomie po i sjell Tiranës për të kuptuar se çfarë potenciali kemi në një zonë tjetër”, tha Veliaj gjatë inspektimi­t të parkimit të ri nëntokësor publik te sheshi “Italia”, i katërti i ndërtuar në tre vitet e mandatit të tij. Deri në përfundim të 4- vjeçarit, Veliaj siguroi se Tirana do të jetë një qytet më i jetueshëm e më i zhvilluar. “Ky është një projekt jo vetëm i jashtëzako­nshëm për qytetin, por edhe që ilustron fabulën tonë. Kulla lart është tashmë në negociata me një nga hotelet më të mira në botë, me 5 yje. Pra, qyteti jo vetëm mori taksa nga kulla, nga stadiumi, por është ekuivalent­ja e tri shkollave të reja, për më tepër qindra njerëz do të punësohen në hotelin e ri. Duhet të kuptojmë që sulmi mbi sipërmarrj­en është një sulm pa sens, se vetëm ky zinxhir, pra, nga taksat që paguhen me të cilat bëhen shkolla, rrugë, kopshte, çerdhe apo edhe gjithë ekonomia që zhvillon qytetin, me një investim që po i afrohet si privati, si publiku, afër 100 milionë eurove deri në fund të saj. Unë besoj që qyteti ka vetëm fitim”, theksoi kreu i bashkisë. Parkingut nëntokësor publik që po ndërtohet krahas “Arenës Kombëtare”, ka një kapacitet 200 vendësh dhe është parashikua­r t’i vijë në ndihmë edhe aktivitete­ve të ndryshme që do të zhvillohen në këtë zonë në çdo ditë të javës. “Do të jetë edhe qendër argëtimi, edhe qendër komerciale, edhe qendër kulinare, edhe një hapësirë publike dhe i gjithë sheshi pas përfundimi­t të parkimit kthehet në një shesh pedonal. Pra, fitojmë një zonë tjetër pedonale, mbas sheshit “Skënderbej” dhe pas Pazarit të Ri për t’i dhënë Tiranës sa më shumë hapësira, ku njerëzit të vënë makinat nën tokë dhe të dalin me familjet e tyre mbi tokë, për të shijuar qytetin”.

 ??  ?? Veliaj, dje te parkimi i ri nëntokësor publik
Veliaj, dje te parkimi i ri nëntokësor publik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania