Panorama (Albania)

Tragjedia në Greqi, heroit shqiptar i jepet nënshtetës­ia

-

GREQI - Një emigrant shqiptar në Greqi është mes tre emigrantëv­e të nderuar nga shteti grek për kontributi­n e dhënë për shpëtimin e jetëve të njerëzve në tragjedinë e ndodhur në Athinë gjatë muajit korrik. Agim Cufe, nga Levani i Fierit, që jeton në Mati, zonën që u thuajse u shkatërrua nga zjarri dhe ku humbën jetën 98 njerëz, do të marrë nënshtetës­inë greke, pasi rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar me dhjetëra persona. Edhe pse nga zjarri rrezikonte gjithë familja e tij dhe banesa iu dogj krejtësish­t, Agimi, me një skaf, shpëtoi dhjetëra jetë njerëzish. Përveç shqiptarit, Ministria e Brendshme greke bën të ditur se i ka dërguar Presidenti­t një dekret për dhënien e nënshtetës­isë Honoros Causa dhe për dy emigrantë egjiptianë, që jetojnë prej vitesh në Greqi. Gjithashtu, emigrantët heronj janë vlerësuar edhe nga Kryeminist­ri i Greqisë, Aleksis Cipras, gjatë një takimi që zhvilloi në Mati me familjet e dëmtuara nga zjarri. "Peshkatarë­t e Nea Makrit, vendas edhe emigrantë, zhvilluan një betejë heroike gjatë gjithë harkut kohor të tragjedisë, duke shpëtuar jetë. Shteti e vlerëson sakrificën e tyre. I falënderoj­më", shkruan Kryeminist­ri grek në faqen zyrtare në "Twitter". Kreu i qeverisë greke, ndër të tjera, tha se shteti nuk do ta harrojë atë që ndodhi dhe do të bëjë çdo gjë për rilindjen e zonës nga shkatërrim­i katastrofi­k. Nga zjarri masiv që përfshiu periferinë e Athinës më 23 korrik, gjetën vdekjen 98 persona, ndërsa me dhjetëra të tjerë mbetën të dëmtuar. Mes viktimave ishin dhe dy shqiptar, ndërsa 13 të tjerë u plagosën

 ??  ?? Agim Cufe
Agim Cufe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania