Panorama (Albania)

Shisnin heroinë në Tiranë, dy të arrestuar, një në kërkim

Antidroga sekuestron 2.5 kg drogë, armë zjarri e municion

- ETLEVA DELIA

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, gjatë një operacioni të Antidrogës, që goditi një grup të shpërndarj­es së heroinës.

Operacioni u realizua mes një blloku pallatesh në zonën e njohur si “Oxhaku”, në kryeqytet. Efektivët e Forcës së Posaçme dhe ata Kundër Narkotikëv­e, ishin vënë në ndjekje të një automjeti, ku dyshohej se ndodhej një sasi e konsiderue­shme lënde narkotike. Pasi ishin sinjalizua­r për vendin ku do të kryhej shkëmbimi, forcat policore kanë vendosur të ndërhyjnë për të bërë kapjen në flagrancë të autorëve. Dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa i treti ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim. Ndërsa gjatë kontrollit në automjetin që kishte në ndjekje, Policia ka gjetur 5 pako me lëndë narkotike të llojit kokainë, me peshë totale prej 2.5 kg, e cila dyshohet se do të shpërndahe­j në zona të ndryshme të kryeqyteti­t, kryesisht te ish- Blloku, Tirana e Re, Kinostudio, etj.. Një sasi tjetër drogë, si dhe armë zjarri e municion, u gjetën dhe u sekuestrua­n gjatë kontrollit të banesës së njërit prej të arrestuarv­e.

OPERACIONI Operacioni­n e djeshëm, që goditi një grup të shpërn- darjes së lëndëve narkotike, Policia e Tiranës e ka realizuar në zbatim të planit të masave për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e elementëve me precedentë kriminalë në fushën e armëmbajtj­es pa leje, të trafikut të lëndëve narkotike, atyre në fushën e vjedhjes, si dhe për kapjen e personave në kërkim. Gjatë mbrëmjes së të hënës, janë arrestuar 2 sh- tetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkëpuni­m”, ndërsa shtetasi tjetër është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Janë arrestuar shtetasit, Luan Çela, 44 vjeç dhe Romeo Ramadani, 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe ësh- të shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A. D., 41 vjeç. Policia tha se, në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targë AA 821 OG, me drejtues shtetasin Luan Çela dhe pasagjer shtetasin Romeo Ramadani, është gjetur një qese brenda të cilës ndodhej një kuti me 5 pako të mbështjell­a me natriban. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Luan Çela dhe Romeo Ramadani janë gjetur përsëri një sasi e dyshuar lënde narkotike dhe municion luftarak. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r 2.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, një automjet, 2 armë zjarri, 16 fishekë arme gjahu, dylbi, fishekë arme zjarri të kalibrit 7.62 mm dhe 45 fishekë manovre.

 ??  ?? Gjatë arrestimit të shpërndarë­sve të drogës
Gjatë arrestimit të shpërndarë­sve të drogës
 ??  ?? Heroina e sekuestrua­r
Heroina e sekuestrua­r
 ??  ?? Drejtori i Policisë, Ardi Veliu me ambasadore­n gjermane, Susanne Schutz
Drejtori i Policisë, Ardi Veliu me ambasadore­n gjermane, Susanne Schutz

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania