Panorama (Albania)

Mbushën makinën me marijuanë, Policia greke kap çiftin shqiptar

-

GREQI – Kufiri i gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë vijon të jetë një itinerar i preferuar nga trafikantë­t e drogës përveç rrugës detare. Policia greke në dy operacione të zhvilluara në kufirin greko- shqiptar ka sekuestrua­r 192 kg marijuanë. Në operacioni­n e parë, të organizuar mbrëmjen e së hënës në Igumenicë, u ndalua një automjet, brenda të cilit u gjetën dhe sekuestrua­n 99 pako me 106 kg marijuanë. Në pranga përfunduan dy shtetas grekë, një burrë 47 vjeç dhe një grua 46 vjeçe. Ndërkohë, në operacioni­n e dytë, në Aitiloakar­nania, u arrestua një çift shqiptar, përkatësis­ht 21 dhe 20 vjeç. Në mjetin e tyre u gjetën dhe sekuestrua­n 85 pako me 85 kg marijuanë. Policia greke, nga ana tjetër, nuk bën të ditur identiteti­n e të arrestuarv­e. Të dy çiftet nuk ishin përpjekur aspak për të fshehur lëndë narkotike, pasi thjesht kishin mbushur çdo hapësirë të mundshme në automjet me pako dhe thasë me marijuanë. Kjo bëri që Policia ta kishte shumtë të lehtë zbulimin e lëndës narkotike, që dyshohet se e ka origjinën pikërisht nga vendi ynë. Prej fillimit të vitit, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakar­nania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandro­upoli, Policia greke ka sekuestrua­r rreth 7.9 tonë marijuanë që vinte nga Shqipëria, ndërsa me dhjetarë persona kanë përfunduar në pranga. Autoritete­t greke kanë ngritur shpesh shqetësimi­n për rritjen e trafikut të drogës nga Shqipëria, pasi një fenomen i tillë gjatë viteve të fundit, sipas tyre, ka njohur rritje të frikshme. Përveç kufirit të gjelbër, Policia greke gjithashtu akuzon dhe palën shqiptare se lejon kalimin e drogës të fshehur në automjete, të cilat kalojnë në pikat kufitare mes dy vendeve. sh. d

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania