Panorama (Albania)

“Katër i Radës”, tragjedia e Otrantos vjen si një opera në skenat shqiptare

Me muzikë nga Admir Shkurtaj, ku ndërthuret bashkëkoho­rja me polifoninë labe dhe libret nga Alessandro Leogrande

-

Dikur sirianët ishim ne. Imazhet e fëmijëve dhe grave të nxjerra nga ujërat e Adriatikut do të ishin po aq pikëlluese sa edhe ato, që sot bëjnë gjithë botën të lotojë.

Veçse atëherë mediat sociale nuk ekzistonin. Një anije e vogël shqiptare e tejmbushur me burra, gra e fëmijë, fundoset në mars të vitit 1997 pranë brigjeve italiane. Nga 140 vetë në bord, 81 u mbytën dhe 27 të tjerë nuk u gjetën kurrë. Plot 21 vjet më pas, ujërat e Otrantos, janë më të kripur. Janë lotët e nënave, grave, të afërmve, të atyre që nuk u kthyen më kurrë, ndërsa vajet me ligje ende i sjell era e vala, si një iso e gjatë polifonie labe. Si homazh i viktimave të Otrantos, në një kontekst të ngjashëm në brigjet italiane, shfaqet në Shqipëri opera “Katër i Radës. Il naufragio”. Një vepër e porositur nga Bienalja e Venecias, realizuar nga Qendra e Prodhimit Teatror Koreja, Itali, me muzikë të Admir Shkurtajt, me libret nga Alessandro Leogrande, autor i romanit- reportazh me të njëjtin titull: “Katër i Radës: Mbytja e anijes”. Pas suksesit dhe çmimeve që ka fituar gjatë dy viteve, që nga dita e premierës, me mbështetje­n e Institutit Italian të Kulturës, opera do të shfaqet fillimisht në Shkodër në skenën e Teatrit “Migjeni”, për të udhëtuar drejt Prishtinës, në Teatrin “Oda” e më pas do të vijë në Tiranë, në skenën e re të Amfiteatri­t në kodrat e Liqenit. VEPRA Një vepër tronditëse, ku muzika bashkëkoho­re ndërthuret me polifoninë labe dhe interpreti­mi muzikor me atë autorial. Një rol të rëndësishë­m luan po ashtu edhe kostumogra­fia, që risjell edhe një herë tragjedinë shqiptare, e cila fatkeqësis­ht nuk mbeti aty. Ajo përsëritet e përsëritet, por tanimë viktimat nuk janë më shqiptarë...

“‘ Katër i Radës’ nuk është thjesht një vepër përkujti- more. Është më shumë një përpjekje nëpërmjet muzikës për të çliruar universin njerëzor të atyre që përjetuan njërën nga shumë tragjeditë e Mesdheut: atë të një anijeje të vogël shqiptare, të tejmbushur me burra, gra e fëmijë, e fundosur në marsin e vitit 1997 pranë brigjeve italiane. Në aktin e vetëm bëhen bashkë të mbyturit e të shpëtuarit, ata që mbijetuan e ata që humbën, zërat e mendimet e tyre e, mbi të gjitha, udhëtimi i tyre drejt errësirës, plot ankth e dëshira të pakta, ëndrra e frikëra, përhumbje, shfaqje, përkujtime të papritura”, shkruan Alessandro Leogrande.

ÇMIMET Premiera absolute e kësaj vepre është dhënë në edicionin e 58- të të Festivalit Ndërkombët­ar të Muzikës bashkëkoho­re në Bienalen e Venecias. “Katër i Radës” ka qenë kandidat për kategorinë “MIGLIORI MUSICHE” për kompozitor­in shqiptar Admir Shkurtaj, në edicionin e pestë të çmimit “Le Maschere del Teatro Italiano” mes finalistëv­e Nicola Piovani e Luigi Ceccarelli

Ka marrë çmimin special nga Radio Sarajevo në festivalin MESS 2016, një nga ngjarjet më të rëndësishm­e teatrore në Ballkan. Po ashtu është nderuar me çmimin “COUP DE COEUR DES JEUNES MÉLOMANES 2017”, dhënë nga Fondacioni Prince Pierre i Monacos në bashkëpuni­m me Akademinë e Muzikës dhe Teatrit në Monaco dhe mbështetje­n e Fondacioni­t Principess­a Grace, për kompozimin më të mirë në muzikën bashkëkoho­re.

 ??  ?? Nga opera “Katër i Radës/ Mbytja e anijes”
Nga opera “Katër i Radës/ Mbytja e anijes”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania