Panorama (Albania)

Enveri merr shembull Francën: Bulevardi si “Champs– Elysees”

Ideja për vendosjen e “Statujës së Lirisë” në sheshin “Skënderbej”

-

SHOKU RAMIZ ALIA: Siç është zënë rruga e Durrësit, është zënë edhe ajo tjetra pranë saj. Atje është bërë diçka si një hark.

SHOKU ENVER HOXHA: ( duke treguar me shenjë nga tavolina) Që të shkohet në Muze me automobil, duhet të futesh nga pas. Në këto kushte, makinat do të kthehen në këtë rrugë dhe do të qëndrojnë të tëra grumbull. Për t’u larguar nga Muzeu, duhet të presësh shumë kohë sa t’u vijë radha makinës tënde. Turistët ose të tjerët që të venë me automjet, do të humbasin shumë kohë në pritje për t’u larguar nga Muzeu.

Këtu është bërë një trotuar dhe, në këtë gjendje, kjo rrugë do të kalojë këtej, kjo tjetra do të kalojë këtej, ajo do të shkojë po këtej, kurse rruga në këtë krah do të bëjë një rreth e do të vijë prapë këtu. I tërë ky trafik do të mblidhet në një nyje të vetme te Banka e Shtetit. Një zgjidhje e tillë, kaq e shëmtuar dhe kaq e padrejtë për sheshin, e përsëris, nuk mund të pranohet.

Mendoj se tani duhet vënë tabula raza për të gjitha këto që thamë e të studiohet problemi konkretish­t, duke gjykuar: Ja ku e kemi sheshin. Pallati i kulturës, Muzeu, Banka e Shtetit, ministritë, monumenti i Skënderbeu­t dhe vendi ku do të ngrihet ndërtesa e Komitetit Ekzekutiv nuk do të lëvizin. Atëherë të përcaktohe­t se ku do ta vendosim “Statujën”? Në qoftë se e vendosim këtu, do të zihen rrugët. Vërtet është thënë që të vihet në mes të sheshit dhe në aksin e rrugës së Durrësit, po ja që na dalin vështirësi­të që përmendëm, pran- daj të shikohen zgjidhje të tjera.

Një nga zgjidhjet që mendoj unë është vendosja e “Statujës” këtu, përpara ndërtesës ku do të jetë Komiteti Ekzekutiv i rrethit, pra, në trekëndësh­in që formohet nga kryqëzimi i rrugës së Kavajës me atë të Durrësit. Në qoftë se ne e vendosim “Statujën” këtu, kjo do të ketë përpara gjithë sheshin e paradave, ka lindjen e diellit, kurse perëndimi e jugu do t’i japin një bukuri të veçantë. Veç kësaj, me këtë zgjidhje nuk preken as rrugët dhe populli do të kalojë në shesh, duke parë “Statujën e Lirisë”.

“Statuja e Lirisë”, natyrisht duhet të harmonizoh­et me ndërtesën e Komitetit Ekzekutiv, që të mos i humbasë pamja. Plotësimi i kësaj kërkese do të varet edhe nga fakti se sa katësh do ta bëjmë Komitetin, se ç’formë e madhësi do të kenë dritaret etj.. Pra, së pari, të shikohet projekti nëse “Statuja” duhet vendosur apo jo me gjithë këto kërkesa që kemi bërë ne për tribunë.

Unë mendoj se “Statuja” mund të qëndrojë fare mirë para ndërtesës së Komitetit, ku të bëhet njëkohësis­ht edhe tribuna. Ky pozicion nuk pengon asgjë.

SHOKU MANUSH MYFTIU: Vetëm mendoj që monumenti do parë, shoku Enver, se te ai që kemi vendosur, mund të mos vejë ajo kolonë.

SHOKU ENVER HOXHA: Mundet që ajo kolonë edhe s’vete, prandaj le të bëhet një tjetër, po “Statuja” duhet bërë në funksion të të gjitha këtyre kërkesave që zumë në gojë.

 ??  ?? Enver Hoxha, në një nga mbledhjet e Byrosë Politike
Enver Hoxha, në një nga mbledhjet e Byrosë Politike
 ??  ?? Sheshi “Skënderbej”, përpara ndërtimit të Muzeut Kombëtar
Sheshi “Skënderbej”, përpara ndërtimit të Muzeut Kombëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania