Panorama (Albania)

Injorohet paralajmër­imi i Trump për tragjedi në Idbil

-

Betejë në Idbil, bastioni i fundit i rebelëve sirianë, të mbështetur nga SHBA, pritet të nisë së shpejti me forcat aleate të Presidenti­t Bashar Al Assad që janë në fazat e fundit të përgatitje­s së sulmit dhe me një OKB të shqetësuar për rrezikun e jetëve të civilëve në atë qytet. Kremlini të martën refuzoi paralajmër­imin e Presidenti­t Donald Trump se një sulm ndaj enklavës së fundit të madhe të rebelëve sirianë do të ishte një "gabim i rëndë humanitar", duke thënë se rebelët e Idlib po pengojnë përpjekjet në një zgjidhje diplomatik­e të krizës. "Presidenti Bashar alAssad i Sirisë nuk duhet të sulmojë me padurim territorin e Idlibit", shkroi Trump. "Rusët dhe iranianët do të bënin një gabim të rëndë humanitar për të marrë pjesë në këtë tragjedi njerëzore të mundshme, qindra mijëra njerëz mund të vriteshin". Kërkesa e Trump erdhi menjëherë pasi ministri i Jashtëm i Iranit tha se terroristë­t duhet të pastrohen nga Idlib, bastioni i fundit i opozitës rebele të regjimit të Assad në vend. Komentet e Mohammad Javad Zarif në Damask erdhën pasi forcat siriane dhe aleatët e tyre po për- gatiten për një sulm në Idbil. Por brenda disa orësh nga mesazhi i Trump, avionët rusë thuhet se kryen sulme ajrore kundër pozicionev­e rebele. Sipas "Reuters", sulmet ajrore filluan të martën në afërsi të qytetit të Jisr al- Shughour në kra- hinën që kufizohet me Turqinë. Assad po ndërton forca për një ofensivë me faza, e cila synon marrjen e kontrollit të provincës në Sirinë veriperënd­imore. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha se sulmet e rebelëve nga Idlib paraqesin një kërcënim për bazat e përkohshme të Rusisë në vendin e goditur nga lufta. "Është e qartë se ky problem duhet të zgjidhet. Ne e dimë se forcat e armatosura siriane po përgatiten për trajtimin e këtij problem", tha Peskov. Ai e quajti Idbilin "çerdhen e terroristë­ve", por në këtë provincë janë gjithashtu 2 milionë refugjatë. Shtëpia e Bardhë tha se po e monitoron situatën në Idlib. "Le të jemi të qartë, është qëndrimi ynë i vendosur se nëse Presidenti Bashar al- Assad zgjedh të përdorë armë kimike përsëri, SHBA dhe aleatët e saj do të përgjigjen me shpejtësi dhe në mënyrën e duhur". Tensionet po vijnë në një kohë kur po bëhen përpjeke për një Kushtetutë të re në Siri, me krijimin e një komisioni të posaçëm. Në fillim të javës së ardhshme, përfaqësue­s nga Turqia, Rusia dhe Irani do të takohen me Staffan de Mistura, i dërguari special i OKB në Siri. Pak ditë më vonë, Mistura do të takojë përfaqësue­s nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Arabia Saudite, Jordania, Gjermania dhe Egjipti. Mistura, në Gjenevë, kërkoi përmbajtje nga sulmet, duke thënë se dhuna mund të mbajë peng përpjekjet për një marrëveshj­e politike. Lufta civile në Siri po zgjat prej shtatë vitesh, ka kushtuar me qindra mijëra jetë dhe ka dëbuar miliona njerëz nga shtëpitë e tyre.

 ??  ?? Mjetet ushtarake turke në kufi me Sirinë
Mjetet ushtarake turke në kufi me Sirinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania