Panorama (Albania)

SHBA kërkon baza të reja, shton ushtarakët në Greqi

Gjenerali Dunfort: S’ka lidhje me tensionet tona me Turqinë

-

SHBA po shqyrton zgjerimin e mëtejshëm të pranisë ushtarake në Greqi, duke përfshirë rritjen e aksesit për avionët dhe anijet e SHBA- ve dhe rritjen e stërvitjev­e të përbashkët­a atje.

Deklarata u bë nga kreu i përgjithsh­ëm i shefave të përbashkët ushtarakë në SHBA, gjeneral Joseph Dunford, sipas "Military Times". "Nëse shikoni gjeografik­isht operacione­t e tanishme në Libi, operacione­t aktuale në Siri, operacione­t e mundshme të tjera në Mesdheun lindor, duket se gjeografia e Greqisë dhe mundësitë këtu janë shumë të rëndësishm­e", tha Dunford. Ai tha gjithashtu se rritja e përdorimit të bazave greke nuk ishte i lidhur me marrëdhëni­et e SHBA me Turqinë dhe se SHBA pret që përdorimi i bazës ajrore të Incirlik do të vazhdojë. Megjithatë, marrëdhëni­et e SHBA- Turqisë janë përkeqësua­r ndjeshëm gjatë disa viteve të fundit lidhur me mosmarrëve­shjet rreth politikës amerikane në Siri, grushtit të dështuar të vitit 2016 në Turqi dhe blerjes nga Turqia të sistemit të mbrojtjes raketore ruse, S- 400. Këtë muaj, avokatët për qeverinë turke kanë kërkuar të ndalojnë fluturimet e avionëve të SHBA nga baza Incirlik, pasi ata janë në ndjekje të disa oficerëve të Forcave Ajrore të SHBA, për të cilët pretendojn­ë se ishin të lidhur me përpjekjen e grushtit të shtetit të korrikut të vitit 2016. Zyrtarët amerikanë, të cilët folën me gazetarët që udhëtonin me Dunford, thanë se nuk janë identifiku­ar baza specifike në Greqi, por gjenerali i Ushtrisë së Europës, Komandanti i Përgjithsh­ëm i Aleatëve, Curtis Scaparrott­i, po vlerëson disa opsione për rritjen e trajnimit të fluturimev­e nga SHBA, thirrjet për porte për të bërë riparime me anije të avancuara dhe ushtrime të tjera multilater­ale. "Këto janë diskutime që Gjenerali dhe të tjerët po i bëjnë tani, pasi ata po shohin rajonin, sa i përket vendit ku duan të vendosin forcat", brenda një periudhe nga 5 deri në 10vjeçare, sipas një zyrtari. Plani për rritjen e pranisë ushtarake të SHBA në Greqi vjen në një kohë kur Greqia po përballet me tensione me Rusinë dhe Turqinë, sipas zyrtarëve amerikanë. "Greqia ka njohur të njëjtën paqëndrues­hmëri që kemi vërejtur edhe ne", tha zyrtari duke shtuar se, "Ata gjithmonë kanë pasur nervozizëm për Turqinë, aleatin e tyre të NATO". Diskutimet për një zgjerim të pranisë ushtarake amerikane vijnë në një kohë kur ka nisur përdorimi i porteve greke dhe bazave ushtarake nga Shtetet e Bashkuara. Këtë pranverë, SHBA nisi të përdorë dronë të paarmatosu­r "MQ- 9 Reaper" nga baza e Forcave Ajrore në Larisa të Greqisë. Dunford tha se SHBA nuk po kërkon një bazë të re të përher- shme, por ka diskutuar mundësitë shtesë për kalimin e ushtrimeve ushtarake ose të ushtrimeve shtesë shumëpalës­he. Pavarësish­t nga kriza e vet ekonomike, Greqia gjithashtu ka vazhduar të shpenzojë 2 për qind të PBB- së së saj në mbrojtje, duke përfshirë nënshkrimi­n e një kontrate prej 1.5 miliard dollarësh me SHBA- në për të përmirësua­r avionët ushtarakë. Marrëveshj­a u nënshkrua në pranverë, me detajet përfundimt­are që pritet të përfundojn­ë këtë vjeshtë. Greqia po ashtu do të marrë 70 helikopter­ë "OH58" nga ushtria amerikane përmes programit të artikujve të mbrojtjes së SHBA dhe ka kontraktua­r për të përmirësua­r katër prej avionëve të saj të zbulimit "P- 3 Orion".

 ??  ?? Gjenerali i trupave amerikane, Joe Dunfort me admiralin grek, Evangelos Apostolaki­s, dje në Athinë
Gjenerali i trupave amerikane, Joe Dunfort me admiralin grek, Evangelos Apostolaki­s, dje në Athinë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania