Panorama (Albania)

Shqiptarët në Serinë A, paguhen... 3.85 mln euro

Strakosha parakalon Berishën, Veseli mbyll klasifikim­in

- OLSI TUJANI

Në të gjithë botën, çështja e pagesave është zyrtare. Në momentin që ka një kontratë të depozituar në një federatë apo ligë futbolli, atëherë ka nevojë për të pasur edhe transparen­cë në lidhje me fitimet e secilit futbollist apo trajner referuar pagesës vjetore.

Nëse Juventus kryeson shifrën e skuadrave të Serisë A, fryrë edhe nga paga neto prej 31 milionë eurosh për Ronaldon, të gjithë shqiptarët në Itali paguhen më pak se 4 milionë euro. Nga mbrojtësi i nënkampion­ëve të Italisë te Veseli, me skuadrën që është ngjitur këtë vit në elitën e futbollit italian, formohet edhe hierarkia mes kuqezinjve.

LISTAT

"Gazzeta Dello Sport" ka pasqyruar pagat e të gjithë lojtarëve që aktivizohe­n në Serinë A dhe normalisht nuk mund të mungojnë as ata shqiptarë që aktivizohe­n me Kombëtaren. Duke bërë me dije pagesën neto për çdo vit si dhe kontratën që ka secili lojtar deri në fund, dilet lehtë në konkluzion­in se cili prej kuqezinjve ka edhe pagesën më të lartë vjetore.

KLASIFIKIM­I

Elseid Hysaj është pa dyshim shqiptari me rrogën më të lartë në Serinë A. Mbrojtësi shkodran përfiton 1.6 milionë euro te Napoli. Edhe pse nuk merr aq sa meriton, Hysaj qën- dron në vendin 12- të te lista e skuadrës napolitane. Në vend të dytë qëndron portieri i Lacios, Thomas Strakosha, i cili përfiton 1.1 milionë euro në sezon, pra, 0.5 më pak se Hysaj. Pas tij vijnë Berisha dhe Gjimshiti të Atalantës. Mbrojtësi merr 300 mijë euro në sezon, ndërsa portieri 700 mijë euro. Renditjen e mbyll mbrojtësi i Empolit, Frederik Veseli, i cili merr një pagë relativish­t të ulët. Vetëm 250 mijë euro për mbrojtësin 25- vjeçar, i cili duket se në këtë fillimsezo­ni, ka humbur edhe rolin e titullarit të padiskutue­shëm, siç ishte vjet kur Empoli luajti në Serinë B.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania