Panorama (Albania)

“Panuçi nuk duhet të shohë moshën, por formën”

-

Ledjan Memushaj u rikthye në Kombëtares, pas një mungese që pas ndeshjes me Turqinë ku u ndëshkua me karton të kuq. Mesfushori vlonjat ishte dje në konferencë­n për shtyp, ku foli për takimin e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit.

Izraeli - "Pikë së pari, jam shumë i kënaqur që u riktheva në Kombëtare. Luajmë në shtëpi përpara publikut tonë dhe kjo është gjë e mirë. Unë mendoj se do të jetë ndeshje më e vështirë se në Izrael, megjithëse ndeshjet nuk i ngjasojnë njëra- tjetrës. Ne do duhet të luajmë më shumë në sulm, ata duhet të mbrohen. Në radhët tona ka shumë ndryshime nga ndeshja e parë. Ka shumë çuna të rinj që janë të fortë dhe s'jemi ata që ishim. Ne shpresojmë të fitojmë". Rinovimi i brezave - "Skuadrat herët apo vonë rinovohen me elementë të rinj. Kjo po ndodh edhe tek ekipi Kombëtar, por në këtë ndeshje me Izraelin nuk duhet parë mosha. Duhet të shikojmë kualitetin dhe formën. Ka kohë për djemtë e rinj, pasi ata do të kenë mundësi edhe më pas. Të bëjmë sa më mirë në këto dy ndeshje pasi është shumë e rëndësishm­e të fillojmë me këmbën e mbarë".

Kombëtarja - "Më ka munguar shumë. Mungesa ka qenë prej kartonit së fundmi dhe gjithashtu prej dëmtimit në kavilje, ku edhe u operova. Nuk i duhet vetëm Ledjani Shqipërisë, i duhen të gjithë. Nuk kemi folur me Panuçin ende se çfarë mënyrë specifikis­ht do të luajmë, pasi duhet parë edhe nëse do të luaj apo jo. Unë personalis­ht nuk besoj te një lojtar. Në radhë të parë është grupi që ka bërë diferencën pasi ne nuk kemi Mesin dhe Ronaldon, ky ekip varet nga grupi. Më vjen keq që nuk janë Roshi dhe Sadiku, janë shumë të rëndësishë­m në këtë grup". Stoli për zëvendësim­e - "Nuk jam trajner që të them a janë të rëndësishë­m për fushën, por them në aspektin njerëzor. Çdo lojtar që do të zëvendësoj­ë Roshin dhe Sadikun, do të japë maksimumin. Në Kombëtare nuk ka nevojë për motivim, pasi që në momentin kur vesh fanellën, je i karikuar maksimalis­ht", ka deklaruar Memushaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania