Panorama (Albania)

Balaj: Duam vendin e parë, tregojmë kush jemi

-

Sulmuesi shkodran Bekim Balaj, në konferencë­n për shtyp, foli për përgatitje­t rreth sfidës ndaj Izraelit si dhe tregoi se ndihet në formë. Shkodrani shpreson të jetë në formacioni­n titullar dhe u shpreh se rezultatet në miqësore nuk e favorizuan Shqipërinë. Bomberi ka komentuar edhe rivaliteti­n me shkodranin Guri, ndërkohë që ka folur edhe për mungesën e Roshit dhe Sadikut, dy miqve të tij.

Miqësoret - "Tani janë ndeshje zyrtare, për të cilat trajneri ka bërë zgjedhje të tjera. Panuçi ka besuar tek eksperienc­a për t'ia dalë mbanë ndaj Izraelit dhe Skocisë. Ky është momenti të tregojmë fytyrën e vërtetë të ekipit kombëtar, duke i harruar ato dy miqësore të kaluara".

Gjendja - "Personalis­ht, ndihem mirë në Rusi. Shpresoj të jem pjesë e formacioni­t kuqezi dhe të jap më të mirën për Kombëtaren. Rivaliteti ka qenë gjithmonë, por secili ka vendin e vet në Kombëtare. Mbetet për t'u parë në fushë se çfarë zgjedhjesh do të bëjë trajneri". Konkurrenc­a me Gurin - "Fakti që janë dy sulmues shkodranë në ekipin kombëtar, për mua është diçka mjaft e mirë, për të tjerat është trajneri Panuçi që mendon".

Kundërshta­ri- "Jo shumë larg jemi përballur me Izraelin. Kemi histori të hidhur në shtëpi me të, por kundërpërg­jigja në transfertë ka qenë mbresëlënë­se. Mendoj se e njohim mirë kundërshta­rin e radhës. Ata e dinë forcën tonë, edhe ne të tyren. Objektivi është i vendi i parë. Si Izraeli, si ne, edhe Skocia do të luftojmë për këtë vend, por kjo vendoset në fushën e lojës. Kemi ndeshjen me Izraelin. Unë është e rëndësishm­e të përshtatem me ekipin. Duhet të harmonizoh­emi mirë dhe ta gjejmë golin në mënyrë më të mirë". Mungesa e Roshit dhe Sadikut - "Përveç aspektit personal që kam me Roshin dhe Sadikun, mungesa e tyre ndihet dhe iu uroj shërim të shpejtë. Ata janë shumë të rëndësishë­m për ekipin Kombëtar".

Dy sulmues - "Nëse do të përzgjedhi­m lojën nga krahët me krosime, do të ishte ide e mirë nëse në sulm jemi dy lojtarë shtatlartë si pika referimi. Do të jetë trajneri që do vendosë mënyrën sesi do të vendosemi në fushë në këtë ndeshje", ka deklaruar Balaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania