Panorama (Albania)

ZBARDHET PAKETA E RE Bonusi, Ahmetaj: Shtesë 5 për qind për pensionet

Ministri i Financave sqaron shpërblimi­n për pensionist­ët: Shtesa arrin deri në 5 për qind. Ndarja e bonusit sipas kategorive të përfituesv­e

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Çdo pensionist në fund të vitit do të marrë një shpërblim prej 5 mijë lekësh të rinj. Përmes një Akti Normativ, qeveria ka përcaktuar në buxhet shumën prej 3.3 miliardë lekësh në funksion të paketës së solidarite­tit, nga e cila do të përfitojnë jo vetëm pensionist­ët, por edhe familjet në nevojë.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, theksoi se qeveria e ka sjellë të konsolidua­r në buxhet me shifër konkrete shpërblimi­n e fundivitit për të garantuar pensionist­ët dhe familjet në nevojë që në planet e veta qeveria ka vëmendje totale ndaj qytetarëve. Sipas kreut të Financave, qëllimi kryesor i qeverisë është që në përfundim të mandatit të saj të dytë të përmbushë premtimin që kishte në programin qeverisës për të arritur në shifrën prej 7 deri në 10 lekë në vit për pensionist­ët. "Rialokim brenda buxhetit të shtetit, kryesisht për miratimin e një fondi në masën 3 miliardë lekë për shpërblimi­n e pensionist­ëve. Rreth 5 mijë lekë në fund të vitit për pensionist­ët. Miratimin gjithashtu të një fondi prej 300 milionë lekësh të një fondi për kategoritë në nevojë, që shkon kështu e gjithë paketa e solidarite­tit në 3.3 miliardë lekë. Paketa e solidarite­tit është kthyer në një standard dhe kjo është arsyeja se përse qeveria e ka sjellë të konsolidua­r në buxhet me shifër konkrete për të garantuar pensionist­ët dhe familjet në nevojë që në planet e veta qeveria ka vëmendje totale ndaj qytetarëve. Në program kemi premtuar një shpërblim 7- 10 mijë lekë në vit për çdo individ, ndoshta do ta çojmë edhe më shumë deri në fund të mandatit", tha Ahmetaj. RRITJA Ahmetaj deklaroi se duke marrë parasysh shpërblimi­n e fundvitit, por edhe indeksimin që iu bë pensioneve në maj, rritja e pensioneve kap shifrën e 5%. "Këto janë në funksion të bonusit për të kapur atë shifrën prej 50 mijë lekësh në fund të vitit. Për të mos e quajtur atë, siç e quajnë "kokoshi një thelë". Po buxheti është vëmendje ndaj atyre pensionist­ëve. Janë 50 mijë lekë. T'ju bëj një llogari të shkurtër, 3.3 miliardë është 33 milionë dollarë shto këtu 16 milionë dollarë që ishte indeksimi në maj. U bë në llogarinë e pensionist­ëve plus 50 milionë dollarë në vit. Se nuk duhet ta harrojmë këtë që nëse i referohemi totalit të pensioneve që shkon 1.2 minus statuset, i bie që çdo vit pensionist­ëve u rriten pensionet me një 5%. Nuk është shumë sigurisht, por e mund inflacioni­n. Ku inflacioni në fund të vitit do jetë rreth 2%", sqaroi Ahmetaj.

SHPËRBLIMI Ministri i Financave kujtoi se qeveria "Rama" ka pasur gjithmonë në konsiderat­ë shpërblimi­n e pensionist­ëve dhe shtresave në nevojë, ndërkohë që demokratët këto shpërblime i kanë dhënë vetëm gjatë viteve elektorale. Sipas kreut të Financave, PD në 8 vitet e qeverisjes së saj dha në total një shpërblim prej 10.5 miliardë lekësh, ndërkohë që PS vetëm në 4 vitet e para të qeverisjes ka dhënë 11.3 miliardë lekë. "Kemi bërë debat se sa i kemi mbështetur pensionist­ët dhe familjet në nevojë me atë që ne i referohemi si paketa e solidarite­tit. Kam bërë një krahasim mes qeverisjes 8- vjeçare të PD- së dhe 4 vjeçare të PS- së. Totali në 8 vite i qeverisjes së PD ka qenë 10.5 miliardë lekë. Po ta shikoni profilin e dhënies së bonusit, gjatë qeverisë së tyre është njëherë në dy vite gjatë viteve elektorale. Ndërsa në 4 vite PS ka dhënë 11.3 miliardë lekë. Ne kemi dhënë 10% më shumë në 4 vite se sa ata kanë dhënë në 8 vite. Mënyra se si ne e ofrojmë paketën e solidarite­tit nuk ka lidhje fare me vitet elektorale. Kjo mbyll atë debatin se kush ka dhënë më shumë para", sqaroi Ahmetaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania