Panorama (Albania)

Baton Haxhiu: Pse Zogu dhe Esat Pasha u shpallën tradhtarë, koha që Kosova të bashkohet me Shqipërinë

ANALISTI I NJOHUR ZBULON NE FORUMET UET IDENE E THAÇIT PER KORRIGJIMI­N E KUFIJVE. DESHTON KUVENDI NE KOSOVE

-

Analisti Baton Haxhiu shprehet se zgjidhja për Kosovën do të ishte bashkimi me Shqipërinë. I ftuar në një bashkëbise­dim me studentë e pedagogë të Universite­tit Europian të Tiranës, nën moderimin e shefes së Departamen­tit të Komunikimi­t Prof. Asc. Dr. Belina Budini, analisti Baton Haxhiu foli për situatën historike në të cilën gjendet Kosova sot, për një marrëveshj­e të mundshme me Serbinë. Sipas tij, për sa kohë Serbia është shprehur hapur për bashkim të saj me Republikën Serbska të Bosnjës, edhe Kosova nuk ka pse e fsheh këtë ambicie dhe ky është momenti kur është hapur diskutimi për korrigjimi­n e kufijve. Në Kosovë disa e konsideroj­në një personazh të guximshëm, që artikulon e trazon çështje të nxehta që shumëkush nuk do i mendonte që t’i hapte, disa të tjerë e quajnë edhe “tradhtar” të interesave kombëtare, por statura Baton Haxhiut ia lejon që të jetë ndër zërat që artikulohe­t e madje ofron arsye e motiv pro marrëveshj­es për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë. Armik të bashkimit me Shqipërinë, Baton Haxhiu sheh politikën të ndarë në feude si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri. Në këtë konkluzion, Haxhiu shprehet se të tilla situata kanë kaluar dhe Esat Pashë Toptani apo Ahmet Zogu kur është folur për bashkim kombëtar. Haxhiu qartazi nuk mbështet politikën e BE- së ndër vite, që, sipas tij, e kanë lënë Kosovën në një vegjetim pa të ardhme dhe me një Serbi, e cila vetëm ka përfituar nga BE- ja. “Bashkimi Europian favorizon destabilit­etin në Ballkan”- tha Haxhiu, ndërsa thekson se që nga viti 2011 dhe në vijim Serbia ka përfituar nga “mirësia” e BE- së, në aspektin ekonomik dhe politik. Ndërsa Kosova është në një situatë që nuk njihet nga pesë shtete anëtare të BE- së, nuk është pjesë e UNESCO- s, Interpol, apo organizmav­e të tjerë.

BE- SERBI

Po përmend disa fakte se përse dialogu Kosovë- Serbi ka ardhur te tema e kufirit. Serbia është shteti me më shumë marrëdhëni­e të kontestuar­a bilaterale në rajon, me Kosovën, me Bosnjën dhe me Kroacinë. Sidomos ka tensione të vazhdueshm­e me Kroacinë. Përveç këtyre kontesteve bilaterale, Serbia ka instrument­alizuar komuniteti­n serb në Kosovë dhe Republikën Serbska në Bosnje. Ky instrument­alizim ka arritur deri aty sa Kosova nuk është njohur ende në organizmat ndërkombët­are, ndërsa Bosnja të jetë vazhdimish­t shtet i kontestuar. Bashkimi Europian që nga viti 2011 nuk i ka dhënë hapësirë Maqedonisë dhe e ka kushtëzuar në çështjen e ndryshimit të emrit. Më pas, ka kushtëzuar për disa çështje Malin e Zi dhe Kosovës i ka vënë kusht demarkacio­nin. Serbia me gjithë ato kontestime që ka, sot është më përpara në Ballkan në procesin e integrimit dhe anëtarësim­it në BE. Në njëfarë mënyrë kjo e ka dëmtuar besueshmër­inë e BE- së dhe kjo BE e ka pamundësua­r atë që thuhet ndryshim i realitetit në Ballkan. Serbia është i vetmi vend në rajon, që nuk i përmbahet sanksionev­e, dhe pse BE ka i vendosur sanksione Rusisë, Serbia asnjëherë nuk ka pasur marrëdhëni­e të kufizuara me Rusinë për shkak të këtyre sanksionev­e. Kjo nuk e ka penguar Serbinë që të hapë procesin e anëtarësim­it të Serbisë në BE. Gjithashtu, Serbia ka hequr nga Kodi Penal i saj kriminaliz­imin automatik për të gjithë të dënuarit në Gjykatën Speciale për krimet e luftës. Shesheli është deputet në Serbi, edhe pse është i dënuar për krime lufte në Hagë. Përveç kësaj, Serbia ka hequr nga Kodi i saj Penal dhe ndjekjen e kriminelëv­e të luftës në të gjithë rajonin. Ata nuk ndiqen penalisht. Serbia është i vetmi vend që në një mënyrë ose tjetrën, involvon të gjithë strukturën e të dënuarve në Hagë, në institucio­net shtetërore të saj. Por në të njëjtën kohë, kur Serbia nuk penalizon asnjë nga kriminelët e luftës, në Kosovë krijohet Gjykata Speciale. Jo vetëm kaq, në Kosovë, Kodi Penal ndjek të gjithë njerëzit që kanë kryer krime lufte në një vend që e ka pësuar luftën.

SERBËT E VERIUT

Është një territor prej rreth 1005 kilometra katrorë, ku njerëzit jetojnë keq dhe janë të shkëputur nga zhvillimet, por ata dinë një gjë, janë të gatshëm të destabiliz­ojnë Kosovën. Kosova, edhe pse nuk e ka të shpallur kuvendin me dy dhoma, realisht funksionon si e tillë. Sot, serbët e kanë bllokuar atë që quhet votim për grupin negociator për dialogun. Nga ana tjetër, 760 kilometra katrorë janë Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, atje shqiptarët jetojnë më keq se serbët e veriut të Kosovës. Në këto dy hapësira ku jetohet keq dhe që BE nuk është kujdesur për ta shpërblyer korrektësi­në, vjen dikush dhe thotë, a t’i heqim qafe këto situata. Pse unë kam dalë publikisht dhe përkrah një ide të vrazhdë. Por, me pamundësin­ë për të ndryshuar situatën, kur duhet të jetohet me këtë statusquo mbase për vite të tëra, cili duhet të jetë qëndrimi i një njeriu që sheh mosfunksio­nalitetin e këtij rajoni? Kur sheh se BE nuk të shpërblen për qëndrimet që mban siç ata kanë kërkuar, kur nuk të njohin institucio­net ndërko- mbëtare, OKB, Interpoli, kur pasaporta jote nuk ka vlerë, kur nuk kemi shpresën më të vogël që Franca të njohë Kosovën, por dhe shtete të tjera jo e jo apo Gjermania të bindë Serbinë të njohë Kosovën, nuk ka politikan serb që të marrë guximin dhe njëri që e pati u vra, Xhixhiç dhe ky, ( Vuçiç) po bën përpjekje për të hapur Kutinë e Pandorës. Çfarë duhet të bëjë njeriu, ta presë kancerin dhe të jetojë, apo të jetojë me kancerin brenda vetes?! Në Veriun e Kosovës jetojnë 24 mijë serbë. Kjo zonë nuk ka asnjë rëndësi ekonomike për Kosovën, në aspektin territoria­l ajo është 6% e territorit të Kosovës, asnjë shqiptar nuk mund të shkojë atje për të parë apo shijuar natyrën atje. Në aspektin e sigurisë, sa më shpejt Veriu t’i largohet Kosovës, Kosova do marrë frymë më lirë. Në aspektin ekonomik, Veriu ka vetëm burimet ujore që janë shumë të rëndësishm­e për Kosovën. Duhet një vendim i dhimbshëm, jemi për shqiptarët e Preshevës që janë rreth 80 mijë, apo për ujin e Veriut që ushqen një pjesë të mirë të popullatës dhe natyrisht dhe pjesën e termocentr­aleve. Dhe në këtë shkëmbim, një pjesë e liqenit do t’i takonte Kosovës, sepse Kosova e ka shpronësua me 40 milionë dollarë. Në lidhje me minierën e Trepçës, ajo është 15 për qind në Veri dhe 85% në Kosovë. Në aspektin ekonomik nuk ka asnjë efekt sepse pjesa prodhuese e minierës ndodhet në pjesën e Kosovës dhe jo të veriut. Në Fushë- Kosovë, nga Bujanovci, Presheva dhe Medvegja, janë 17 mijë qytetarë. Medvegja mbetet vetëm me 400 qytetarë, me këtë trend ajo për 10 vjet do të mbetet pa banorë. Diskutimi që shtrohet është se ¼ e territorit e ndan korridori i 10, hekurudha që e lidh me Selanikun. Matanë hekurudhës janë 8100 banorë në 6 fshatra dhe nga ana tjetër e au- tostradës është e gjitha popullsi shqiptare. Kontesti i bisedimeve aty është te kjo pikë, çfarë bëhet me banorët e 6 fshatrave. Edhe kjo është pjesë e bisedimeve. Varianti i dytë i propozimit është autonomi për serbët e Veriut, 24 mijë banorë. Edhe me paketën Ahtisari Plus, situata në Kosovë do të ishte jofunksion­ale dhe në pamundësi të njohjes së saj nga shtetet e BE- së.

KUNDËRSHTA­RËT

Ka dy gjasa që të ndodhin: Një konferencë ndërkombët­are që përcakton kufirin, ose fundin e armiqësisë shqiptaro- serbe, që përfundon me njohjen e Kosovës, futjen në OKB; dhe zgjidhja tjetër, është shumë e paqartë, autonomi serbëve të veriut, por kjo do të krijojë një statusquo armiqësie të pafund mes shqiptarëv­e dhe serbëve, ndërsa nuk do të shuhet asnjëherë tensioni i shqiptarëv­e në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Shqipëri. Unë nuk e vras mendjen se çfarë do të bëhet me Ukrainën, me Bosnjë Hercegovin­ën, Qipron apo vende të tjera. Unë jam shqiptar dhe dua që kjo çështje të përmbyllet. Jam shokuar në reagimet që kam marrë ditët e fundit, se si shqiptarët i frigohen suksesit të idesë së korrigjimi­t të kufijve të Kosovës me Serbinë. Si në Kosovë, edhe në Shqipëri, njerëzit janë të angazhuar që suksesi të jetë sa më i vogël në këtë pikë. Të tjerët që e kanë pasur në ëndërr këtë gjë që të ndodhë, por që nuk po ndodh në kohën e tyre, i gëzohen më shumë mossuksesi­t. Të tjerët mendojnë se çfarë do bëhet me ne nëse Kosova dhe Shqipëria bashkohen. Ka dhe një grup tjetër që e ka pasur kauzë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe përnjëherë i humbet argumenti dhe të gjithë po ndërtojnë ide destruktiv­e të mossuksesi­t. Kjo gjë më ka shokuar shumë në këtë diskutim. Kur kam lexuar historinë, kam kuptuar se përse është krijuar një rrëfim për Esat Pashë Toptanin, për Ahmet Zogun, për Ismail Qemalin etj, të cilët janë gjendur realisht në këto situata, në të cilat gjendemi ne sot. Absolutish­t ka një ngjashmëri të hatashme dhe kam kuptuar se koncepti kombëtar nuk është pjekur akoma, mbetet një koncept feudal, ku ka shqiptariz­ëm, por nuk e duan suksesin e shqiptares, por duan suksesin e feudit të tyre. Kjo më ka tmerruar!

BASHKIMI

Kosova është zorrë qorre dhe nuk ka kurrfarë interesi për askënd. E vetmja gjë që i duhet dikujt Kosova, është kthimi nga ana e Serbisë dhe Rusisë, një sukses moral sot ndaj asaj që i ndodhi në 1999. Serbisë nuk i duhen 24 mijë banorë të Veriut të Kosovës, sepse ajo e di shumë mirë se në çfarëdo varianti, ata 24 mijë banorë pas 10 viteve nuk do jenë asnjë. Nëse Serbia kërkon 1.4 milionë banorët, është Republika Serbska, ku ka 1.4 milionë serbë, pse duhet të flijohemi ne shqiptarët dhe të durojmë pasaktësin­ë duke u dhënë saktësinë të tjerëve? Pse duhet të flijohemi ne vazhdimish­t për shkak të Bosnjës, apo për shkak të Ukrainës?! Pse duhet të vuajmë ne, 2 milionë njerëz për një gjeopoliti­kë që realisht është në funksion të tyre, por nuk është në funksion të interesit tonë?! Pse kanë të drejtë serbët të bashkohen me Republika Serbska dhe ne nuk paskemi të drejtën të flasim për bashkimin me Shqipërinë?! Pse?!

 ??  ?? BATON HAXHIU, DJE NE FORUMET UET
BATON HAXHIU, DJE NE FORUMET UET
 ??  ?? Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi
Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi
 ??  ?? Baton Haxhiu në forumet e UET
Baton Haxhiu në forumet e UET

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania