Panorama (Albania)

Mbro demokracin­ë, vëzhgo AfD- në!

- ASTRID PRANGE DE OLIVEIRA* * D. W.

Edhe sa kohë do të pritet? Edhe sa kohë do të lejojë ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, që AfD dhe mbështetës­it e saj të shkelin me këmbë shtetit juridik demokratik? Që prej Chemnitzit, është e qartë: një demokraci nuk duhet të mjaftohet që në emër të lirisë së mendimit të durojë armiq të Kushtetutë­s. Ajo duhet të jetë në gjendje edhe të mbrohet me mjete të shtetit juridik.

Më shumë se gjysma e popullit gjerman, sipas një sondazhi të institutit demoskopik Civey, i ngarkuar nga Grupi mediatik- Funke, është që AfD të vëzhgohet nga Zyra e Mbrojtjes së Rendit Kushtetues. Dhe ata që shqetësohe­n kanë të drejtë. Një parti, anëtarët e së cilës bëjnë thirrje për vetëgjyqës­i dhe për “sulm ndaj stacioneve radiotelev­izive”, përfaqëson një rrezik në rritje. Një parti, që së bashku me aleancën ksenofobe Pegida organizon manifestim­e, bën kauzë të përbashkët me radikalët e djathtë. Vëzhgimi i një partie nga Zyra e Mbrojtjes së Rendit Kushtetues është mjeti më i fortë, që ka një shtet juridik kundër një organizate politike - para një ndalimi përfundimt­ar. Ai mund ta përdorë këtë mjet, kur ekziston dyshimi i argumentua­r se një shoqatë ose një parti planifikon ose kryen akte antikushte­tuese.

ATA QË PENDOHEN, ZBULOJNË

Jo vetëm SPD, të Gjelbrit dhe pjesë të CDUsë kanë tërhequr vëmendjen herë pas here për këtë zhvillim të rëndësishë­m. Edhe vetë anëtarë të AfD- së i kanë kthyer kurrizin nga ky shkak partisë.

Te më të njohurit bëjnë pjesë ish- kryetarja e Partisë, Frauke Petry, Annete Schultner, ish- zëdhënëse e platformës “Të krishterët në AfD” dhe Franziska Schreiber. Ish- kryetarja e organizatë­s së rinisë në Saksoni paralajmër­oi pak kohë më parë në librin e saj “Inside AfD. Tregimi i një të penduare”, për dominimin në rritje të krahut të djathtë nacionalis­t rreth Björn Höcke- s në parti.

AfD- ja ka kohë që e ka hequr maskën e shtresës së mesme. Ekseset e saj verbale nuk synojnë vetëm që ta tronditin dhe ta tallin në themelet i tij shtetin juridik. Anëtarët e saj ushtrojnë ndikim edhe që të relativizo­hen krimet e nacionalso­cializmit, siç tregon skandali përreth vizitës së një grupi mbështetës­ish të AfD- së në korrik në qendrën përkujtimo­re të Kampit të Përqendrim­it në Oranienbur­g.

SEEHOFER NUK NGRIHET NGA KOLLTUKU

Të duket sikur zyra bavareze e mbrojtjes së rendit kushtetues ka avancuar më shumë në analizën e saj të rrezikut se ish- Kryeminist­ri bavarez dhe ministri aktual i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer. Zyra bavareze ka vendosur nën vëzhgim që në mars 2018 funksionar­ë të veçantë të AfDsë. Mbrojtësve të rendit kushtetues u pati rënë në sy një afri e madhe me ambientin e “Reichsbürg­er” ( Qytetarët e Perandoris­ë).

Por ajo që vlen për Bavarinë, nuk vlen ende për federatën - kështu e sheh të paktën Seehofer. Për të, pas Chemnitzit nuk ka parakushte “për një vëzhgim në të gjithë territorin të AfD- së”, bëri të ditur ai. Kritikën e tij të shkurtit 2016, se politika e refugjatëv­e të qeverisë federale gjermane ka çuar në një “sundim të padrejtësi­së”, ai gjithashtu nuk e ka tërhequr - për kënaqësi të AfD- së. Kjo, në një kohë kur ministri i Brendshëm duhet të ishte anëtari i parë i qeverisë që ta mbronte shtetin juridik. Për ta shprehur me fjalët e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas: “Edhe Seehoferi duhet të ngrihet një herë nga kolltuku”.

Ka ardhur koha që të gjithë ne ta mbrojmë demokracin­ë tonë nga armiqtë e saj. Ai që del në rrugë për të mbrojtur të drejtat demokratik­e, ka nevojë për mbështetje. Ai që propagando­n urrejtje dhe nxit njerëzit, atij shteti demokratik juridik duhet t’i tregojë kufijtë. Sepse e drejta e lirisë së mendimit nuk përmban edhe të drejtën për të eliminuar demokracin­ë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania