Panorama (Albania)

Panorama zodiakale

-

DASHI

Përfitoni nga kjo ditë në të cilën ndodheni për të përforcuar lidhjen tuaj me partnerin. Pas neglizhenc­ave të kohëve të fundit duhet me patjetër të vendosni qëndrueshm­ëri.

DEMI

Venusi do të provokojë ngjarje të rëndësishm­e për të dashuruari­t. Do ketë edhe momente të ngrohta dhe të mbushura me bashkëpuni­m.

BINJAKET

Dita e sotme do jetë më e qetë për të gjithë ata që janë në çift. Më mirë do ndihen ata që kanë kaluar tensione dhe kanë qenë afër një ndarjeje të mundshme.

GAFORRJA

Dashuria e beqarëve do jetë më e favorizuar­a nga planetët sot. Dilni nga shtëpia dhe tregohuni më të hapur me ata që do takoni.

LUANI

Jupiteri do jetë garant i një marrëdhëni­e shumë të mirë në çift. Po u treguat të zgjuar dhe të arsyeshëm me financat, s’do e keni të vështirë të vendosni qëndrueshm­ërinë.

VIRGJERESH­A

Në jetën në çift do mbizotëroj­ë një klimë e ngrohtë dhe me besim reciprok. Gjithçka është në dorën tuaj për të marrë kënaqësitë e kërkuara.

PESHORJA

Hiqni dore sot nga tendenca për t’i kërkuar partnerit të jetë besnik i imazhit që ju keni shpresuar që të ishte. Mos shpenzoni pa u menduar.

AKREPI

Dielli dhe Hëna do bëhen bashkë dhe do iu ofrojnë një jetë në çift ashtu si e kishit ëndërruar. Është në interesin tuaj të mos bëni transaksio­ne financiare.

SHIGJETARI

Do refuzoni sot të jepeni tërësisht pas problemeve financiare apo ato profesiona­le. Është dashuria ajo që do ketë më tepër prioritet!

BRICJAPI

Jeta në çift do jetë e trazuar dhe kjo jo vetëm nga sjellja juaj e kohëve të fundit por edhe nga dëshirat e ekzagjerua­ra që keni. Për sa i përket buxhetit fati nuk do iu mungojë.

UJORI

Falë sjelljes suaj të kohëve të fundit ju ose do e humbni përfundimi­sht partnerin ose do e fitoni përgjithmo­në. Me financat do tregoheni shumë të organizuar.

PESHQIT

Falë ndikimit të planetëve do jeni shumë të lumtur në jetën në çift. Partneri do iu kushtojë shumë vëmendje. Vetëm duke punuar shumë do mund të rrisni të ardhurat.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania