Panorama (Albania)

Policia në lagjet e ‘ të fortëve’ të Shkodrës, bllokohen 5 makina të blinduara, 4 të arrestuar

Bllokohen 5 makina të blinduara që i përkasnin familjeve Bajri e Lici

- SHKODER

Shkodra vihet nën diktatin e Policisë, arrestohen 4 persona dhe bllokohen 5 automjete të blinduara.

Specialist­ë të forcave RENEA, FNSH- ja e Tiranës, Shkodrës, bashkë me forcat Shqiponja dhe struktura të tjera policore, që në orët e para të mëngjesit, kanë zbarkuar në Shkodër, duke ushtruar kontrolle në disa prej lagjeve të qytetit. Këto kontrolle policore kanë nisur që në lagjen “Rus” për të vijuar në “Kiras”, zonën e Livadeve ku janë kryer një sërë krimesh si dhe në zonën e Dobraçit. Efektivë të maskuar dhe armatosur bashkë me blindat e Policisë kanë vijuar pa ndërprerje këtë aksion në qytetin e Shkodrës, qytet i cili brenda 3 muajsh pati 6 vrasje të ndodhura, bashkë me dy persona që rezultojnë të zhdukur që nga 23 gushti i këtij viti. Policia ka ushtruar këto kontrolle jo vetëm në rrugë, por edhe dyqane, lokale dhe shtëpi të ndryshme. Nuk kanë munguar as snajperët të shpërndarë në pozicione të ndryshme në gjendje gatishmëri­e bashkë me ambulancën në rast të ndonjë situatë të vështirë të shkëmbimit të zjarrit. Ky aksion blic i Policisë, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithsh­me, vjen menjëherë pas ardhjes së krerëve të opozitës në Shkodër dhe deklaratav­e të kreut të PD- së, Lulzim Basha, apo ishKryemin­istrit Sali Berisha se qeveria ka rënë përballë krimit në qytetin e Shkodrës. Kontrollet janë bërë në mënyrë të imtësishme duke u fokusuar kryesisht tek armët, mjetet e blinduara pa dokumentac­ionin përkatës apo edhe lëndë narkotike ose persona të rrezikshëm që mund të jenë prej kohësh në kërkim policor dhe deri më tani nuk janë arrestuar ende. Prania e këtyre forcave të shtuara të Policisë në Shkodër është edhe si një mesazh për qytetarët që ata të mos ndihen të frikësuar ndaj krimit, i cili në 3 muaj ka marrë 6 jetë njerëzish dhe dy të tjerë të zhdukur. Gjatë aksionit, në dy lagjet e njohura, ajo e “Kirasit”, që njihet si zonë e familjes Lici, dhe ajo e Dobraçit, që është nën kontrollin e familjes Bajri, Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka bllokuar 5 automjete luksoze të blinduara. Bllokimi i tyre mësohet se është bërë për mungesë dokumentac­ioni, pasi për përdorimin e automjetev­e të blinduara nevojitet leje e posaçme nga Policia. Gjithashtu, gjatë aksionit, Policia ka shoqëruar me dhjetëra persona, por pas marrjes në pyetje janë lënë sërish të lirë. Aksioni i Policisë pritet të vijojë ende, ndërkohë që nga ana e Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër nuk ka asnjë njoftim zyrtar për rezultatet e operacioni­t dhe identiteti­n e të ndaluarve. Ndërhyrja vjen pas një sërë vrasjesh mafioze, ku më e fundit u shënua në zonën e Livadeve, pranë Liqenit të Shkodrës, ku ekzekutua me breshëri automatik biznesmeni 30- vjeçar, Arjan Ferracaku. I riu ishte pronar i disa bizneseve në Shkodër dhe Velipojë, ndërsa deri tani nuk ka asnjë të dyshuar apo të arrestuar për krimin e rëndë. Ferracaku u qëllua ndërsa ishte duke ecur mbi kalë, pasi pasioni i tij ishte hipizmi. Ai ndodhej bashkë me dy miq të tij në momentin e ngjarjes. Nga këqyrja e trupit, i riu rezultoi se kishte marrë 8 plumba, pjesën më të madhe në kokë. Dyshimet janë se ngjarja ka ardhur për shkak të mospagesës së gjobës që bi- znesmenit i kishin vënë të fortët e qytetit të Shkodrës, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar apo gjurmë të autorëve. Për zbardhjen e ngjarjes, Policia ka dërguar në Shkodër ekspertët më të mirë të Policisë së Shtetit.

 ??  ??
 ??  ?? Forcat RENEA dhe FNSH- ja e Tiranës dhe Shkodrës, dje gjatë aksionit në disa lagje të qytetit të Shkodrës
Forcat RENEA dhe FNSH- ja e Tiranës dhe Shkodrës, dje gjatë aksionit në disa lagje të qytetit të Shkodrës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania