Panorama (Albania)

Nisin punimet në Gjirokastë­r- Lazarat, ARRSH: Devijohet trafiku

-

Nisin sot punimet për rehabiliti­min e dy akseve, Gjirokastë­r- Lazarat dhe Melgushe- Mjedë. Sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar, në kuadër të projektit "Mirëmbajtj­a dhe Siguria Rrugore bazuar në Rezultate", ndërhyrja për rehabiliti­min e këtyre dy akseve do të nisë në orën 07: 00. Punimet parashikoh­en të realizohen sipas grafikut të punimeve të miratuara. Nga ana e Autoriteti­t Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimi­t Rrugor është hartuar një plan operaciona­l i ndërhyrjes për të garantuar mbarëvajtj­en e punës në terren, si dhe është hartuar një plan operaciona­l i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimi­t dhe garantuar mbarëvajtj­en e punës në terren. "Ndërhyrja do të kryhet me segmente të pjesshme dhe lëvizja e mjeteve do të kryhet në një korsi, në mënyrë të lejimit të qarkullimi­t normal për automjetet. Punonjësit e Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimi­t Rrugor dhe kontraktor­it të mirëmbajtj­es do të jenë në terren për mbarëvajtj­en e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut. ARRSH dhe Policia e Qarkullimi­t Rrugor kërkojnë mirëkuptim­in dhe bashkëpuni­min e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të rehabiliti­mit në këtë aks rrugor dhe respektimi­n në mënyrë rigoroze të sinjalisti­kës provizore të vendosur si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren", sqaroi Autoriteti Rrugor Shqiptar. Sipas ARRSH- së, në aksin Gjirokastë­r- Lazarat ndërhyrjet do të kryhen në 3.4 kilometra, ndërsa në aksin Melgushe- Mjedë në 7 kilometra.

 ??  ?? Kreu i ARRSH, Afrim Qendro
Kreu i ARRSH, Afrim Qendro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania