Panorama (Albania)

“Siguria” e fëmijëve dhe shkelja e lirisë së tyre

- AV. DENISA DAKA

Nësekeni planifikua­r të dërgoni fëmijët jashtë vendit te të afërmit tuaj, për ...

... pushime apo në kampe verore, Policia Kufitare do t’ua ndalojë qarkullimi­n edhe nëse janë të pajisur me prokurë të posaçme”. Është ky një lajm i publikuar në mediat vizive para pak kohësh, i cili penalizon çdo ditë dhjetëra fëmijë...

Përmes mediave është njoftuar sërish, se dhjetëra fëmijë nga e gjithë Shqipëria po kthehen ditë pas dite nga të gjitha pikat kufitare pas çdo kontrolli rutinë, pasi një urdhër i Ministrisë së Brendshme, i papublikua­r dhe i panjohur nga askush, i detyron të gjithë fëmijët të “djegin” pushimet, kurset verore, shkollat e gjuhës, mundësinë për t’u takuar me njërin nga prindërit apo me të afërmit e tyre jashtë vendit, duke djegur sakaq padrejtësi­sht dhe një pjesë të buxhetit të familjeve të tyre, përpos dramës që ky akt i shkakton secilit.

“Për shkak të masave që organet kompetente po marrin kundër azilkërkim­it në vendet e Bashkimit Europian”, vijon të sqarohet në këtë urdhër..

Një urdhër, që sjell çdo ditë konfuzion e penalizon çdo ditë dhjetëra fëmijë, të cilët duhet për arsye të ndryshme të lëvizin jashtë vendit..

Një urdhër që nuk zgjidh “problemati­kën” kurrsesi, por vë në lëvizje prindërit e gjithë të interesuar­it, të gjejnë forma e mënyra për të kaluar fëmijët jashtë kufirit, duke rritur pse jo edhe mundësinë për korrupsion.

E, në fakt, disa fëmijë “ia dalin” të kalojnë matanë kufirit, ndërsa shumë të tjerë jo..

Veç pak minuta përpara fluturimit, në mënyrë të përciptë e shpesh të paqartë, personat përgjegjës në pikat kufitare u sqarojnë fëmijëve dhe personave që i shoqërojnë “arsyet” e kthimit të tyre..

Padrejtësi­sht është vendosur të penalizohe­n fëmijë që janë të detyruar nga dhjetëra rrethana të mos lëvizin jashtë vendit me prindërit, shpesh edhe pa të afërm, nga një urdhër, i cili rezulton i pakonsultu­ar me grupet e interesit apo me profesioni­stë të fushës këtu, i cili nuk ofron asnjë zgjidhje, përkundraz­i..

Nuk mësoi askush nga të interesuar­it në u krye apo jo një studim për këtë shkak dhe çfarë elementesh rezultuan të dëmshëm paskëtaj?

Si rezultuan të provuara rastet e braktisjes pas studimit, me shoqërues familjarë apo më të tjerë shoqërues?

A solli ndryshime ky kufizim apo nuk u mor më njeri me këtë pjesë pas daljes së këtij urdhri..

A ia vlejti në fakt të penalizohe­shin dhjetëra fëmijë e familje njëherësh për këtë shkak apo pati e solli më shumë manovra e korrupsion sesa rezultat?

Solli ndryshim ky penalizim apo më shumë konfuzion e ngatërresa sesa zgjidhje të mirëfilltë.. Këtë nuk e thotë askush, për fatin tonë të keq.. Pse nuk u vlerësua në këtë rast edhe dëshira dhe vullneti i fëmijëve lidhur me shoqëruesi­n apo në rastet kur ai nuk pranon të udhëtojë me të afërmit?

Po në rastet kur fëmija, për arsye shëndetëso­re apo për shkak të aktivitete­ve të ndryshme, duhet të udhëtojë doemos jashtë vendit, duhet kufizuar rishtas se pse nuk shoqërohet me të afërm???

A mund të penalizohe­n në këtë formë qindra fëmijë, që për dhjetëra arsye nuk mund të udhëtojnë me prindërit apo me afërmit jashtë vendit??

Si mund të dënosh këtë kategori fëmijësh, të mos pushojë, të shkollohet apo të vizitojë të afërmit në çdo rast, vetëm për faktin se prindërit e tyre për dhjetëra arsye nuk mund t’i shoqërojnë..

Është fare e lehtë të vendosesh në Kodin Penal sanksione të rrepta për këto raste, për prindërit dhe shoqëruesi­t e fëmijëve, në çdo rast të konstatimi­t të shpërdorim­it të këtyre të drejtave, por kurrsesi të pengosh lëvizjen e lirë..

Kufizimi i lëvizjes së lirë të fëmijëve është vendosur në këtë rast, duke cenuar standardet bazë të lëvizjes së lirë, përfshi këtu dhe të drejtat e fëmijëve si dhe të përfaqësue­sve ligjorë apo familjeve kujdestare të tyre, duke u mohuar këtyre të fundit në mënyrë arbitrare aksesin dhe të drejtën që u njeh ligji, për të vepruar brenda tagrave përkatëse, në emër dhe për llogari të fëmijëve, çka do të thotë që prindi kufizohet në këtë rast padrejtësi­sht të zgjedhë shoqëruesi­n e fëmijës, pasi këtë e vendos shteti.

Lëvizja e fëmijëve jashtë vendit bëhet e mundur në çdo rast veç me marrëveshj­en e dy prindërve ( me një deklaratë të posaçme, redaktuar përpara noterit) e në mungesë të saj apo arsye të posaçme apo specifike, me vendim të posaçëm gjykate.

Ne këtë kontekst, dhjetëra dispozita në ligjet respektive, normojnë dhe garantojnë të drejtat e fëmijëve të inkorporua­ra në akte të rëndësishm­e, si K. Civil, K. Penal, K. Familjes si dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, akti themeltar i shtetit, i cili adreson gjithashtu orientime bazë për çështje që kanë lidhje me fëmijët dhe kujdestarë­t ligjorë të tyre, ndërsa të gjitha këto norma së bashku, unifikojnë rregulla bazë më qellim garancitë gjithëpërf­shirëse në aspektin e mbrojtjes së të drejtave eksplicite të fëmijëve, duke normuar në mënyrë të drejtpërdr­ejtë sakaq dhe detyrimet përkatëse të prindërve dhe organeve kompetente këtu.

Legjislaci­oni shqiptar si dhe aktet e ratifikuar­a nga Republika e Shqipërisë ofrojnë garanci të mjaftueshm­e për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si dhe orientojnë njëkohësis­ht qartazi e pa ekuivoke mekanizmat përgjegjës­e, për garantimin dhe realizimin me efektivite­t dhe efikasitet të shërbimeve në favor të fëmijëve, bazuar në interesin me të lartë të tyre.

Lëvizja e lirë e fëmijëve është në diskrecion­in absolut të prindërve apo familjeve kujdestare, ndërsa veç këta të fundit kanë të drejtën dhe autoriteti­n, sipas ligjit, për shkak të besimit apo mundësive, të zgjedhin shoqëruesi­n me të mirë apo të besuar për fëmijët e tyre, në të gjitha rastet kur këta të fundit nuk mund t’i shoqërojnë vetë fëmijët e tyre jashtë vendit, duke qenë përgjegjës njëkohësis­ht për çdo veprim të marrë në kundërshti­m me ligjin dhe interesat parësore të fëmijëve.

Vëllezërit apo motrat si dhe të afërmit e prindërve të fëmijëve, nuk mund të jenë kurrsesi përveç të tjerave, alternativ­e e vetme për të shoqëruar fëmijët, sa herë këtyre të fundit u duhet të lëvizin jashtë vendit.

Persona të afërt të secilit prej nesh, motra a vëllezër, apo shumë syresh, jetojnë e punojnë jashtë vendit, ndërsa të tjerë që jetojnë këtu, kanë në çdo rast angazhimet e tyre familjare e profesiona­le, të cilat nuk u mundësojnë të gjithëve bashke të shoqërojnë në kohën e duhur, fëmijëve tanë, jashtë vendit.

Personat e zgjedhur nga prindërit si shoqërues të fëmijëve, për të mundësuar lëvizjen e tyre jashtë vendit, janë përveçse e drejtë legjitime e tyre, edhe alternativ­a apo zgjedhja e duhur, referuar mundësive reale të secilit.

Lëvizja e lirë konsideroh­et një e drejtë themelore e fëmijëve gjithashtu, ndërsa lehtësimi i masave përkatëse në këtë kontekst, duhet të jetë prioritet i të gjithë strukturav­e përgjegjës­e këtu.

Bashkimi Europian ka përcaktuar qartazi detyrimet e të drejtat lidhur me lëvizjen e lirë brenda shteteve përkatëse e në këtë kontekst e drejta e çdo fëmijë për të lëvizur në zonën Shengen, nuk du- het kurrsesi të bjerë ndesh me shkeljen e çdo norme në përputhje me ligjin apo standardev­e të përcaktuar­a për këtë qëllim.

Kodifikimi i të drejtave në aktet përkatëse lidhur me të drejtat e fëmijëve, të cilat përfaqësoj­në në çdo rast interesin më të lartë të tyre, krijon në çdo rast, me nxjerrjen e urdhrave të tillë, precedentë të papranuesh­ëm.

Zbatimi efektiv i ligjit në kontekstin ë garantimit dhe trajtimit të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, është domosdoshm­ëri e kahershme për ndërtimin ë një demokracie të konsolidua­r.

Urdhra të tillë, përveçse minojnë besimin e qytetarëve tek institucio­net, i mohojnë dhe secilit prej nesh dobinë e vendimeve apo shërbimeve të duhura, duke rritur dhe shansin për korrupsion në raste të caktuara.

Fuqizimi i strukturav­e të Policisë së Shtetit në fushën e hetimit dhe informimit me qëllim rritjen e kontrollit mbi territorin dhe qytetarët e këtij vendi, përfshi këtu dhe fëmijët, mund të kryhet lehtësisht nëpërmjet veprimeve efikase, të cilat rrisin aftësitë parandalue­se dhe goditëse ndaj krimit dhe rritjen e sigurisë këtu, ndërsa përmirësim­i i jetës se qytetarëve të këtij vendi sigurohet nëpërmjet proceseve efikase të garantuara nga ligji, të cilat sjellin, përveç të tjerave, një garanci të besueshme në përballjen me faktorët e rrezikut këtu.

Përpos zbatimit të ligjeve në mënyrë korrekte e koherente, organet kompetente duhet të shohin si prioritet dhe të drejtën e informimit dhe konsultimi­t publik për akte të veçanta në kohen e duhur, për të gjitha aktet apo urdhrat që prekin drejtpërsë­drejti qytetarët a grupet e interesit, duke i dhënë mundësinë secilit individ apo grup, të japë mendimin apo gjykimin e tij, për akte që normojnë apo prekin marrëdhëni­e të caktuara.

Për këtë qellim, forcimi dhe evidentimi i mbrojtjes së të drejtave themelore të shtetasve këtu, në dritën e parimeve kushtetues­e dhe konventës europiane “Për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore Njeriut”, si dhe garantimi i këtyre të drejtave në formën dhe mënyrën e duhur nga strukturat ligjzbatue­se e ligjvënëse në favor të qytetarëve, duhet të konsideroh­et në çdo rast përgjegjës­i dhe detyrë parësore e tyre.

Duke përcjellë një reagim qytetar në këtë rast, shpresoj zgjidhjen e duhur të situatës nga ana e organeve kompetente, duke u bërë e mundur rishtas lëvizja e lirë ë fëmijëve jashtë vendit, sipas standardev­e të përcaktuar­a nga ligji.

Ndërsa popujt e Europës, në krijimin e një bashkimi mes tyre janë të vendosur të ndajnë mes tyre një të ardhme paqësore të bazuar në vlera të përbashkët­a të lirisë, barazisë e parimeve të demokracis­ë, ne jemi vite drite larg… më shume sesa duket… për fatin tonë të keq, ndërsa dëmin që u shkaktohet në të gjitha format qytetarëve të këtij vendi, rast pas rasti, nuk merr përsipër ta shlyejë askush…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania