Panorama (Albania)

PD sfidon Qeverinë për vetingun e politikanë­ve: Nëse keni vullnet, e miratojmë në tetor

"A tregon heshtja e qeverisë pranim të vetingut siç e ka propozuar PD, apo përgatitje për ta vonuar vetingun e politikës?"

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e është e bindur se nëse maxhoranca do të ketë vullnet për ta realizuar vetingun në politikë brenda javës së dytë të tetorit, ndryshimet kushtetues­e do të miratohen në Kuvend.

Burime zyrtare pranë Partisë Demokratik­e, sqarojnë për "Panorama" se përmes një procedure të rregullt parlamenta­re, pa zvarritje nga maxhoranca, ligji duhet të miratohet në seancën e datës 18 tetor. "Partia Demokratik­e dhe aleatët e saj kanë bërë një hap konkret për vetingun e politikës nëpërmjet pastrimit të politikës dhe institucio­neve kushtetues­e nga politikanë­t që kanë lidhje me krimin e organizuar apo që nuk justifikoj­në ligjërisht pasurinë e tyre. Nëse do të ketë vullnet për të mos e vonuar vetingun, atëherë, deri më 18 tetor, ndryshimi i Kushtetutë­s për pastrimin e politikës do të bëhet realitet. Kryetari i Kuvendit duhet të njoftojë Kuvendin për nismën më 13 shtator, e cila është seanca e parë pas depozitimi­t të nismës më 7 shtator. Amendament­i kushtetues futet menjëherë në programin e punës së Kuvendit. Nisma shqyrtohet në mbledhjen e përbashkët të hapur për publikun mes Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit për Legjislaci­onin dy javë nga data e depozitimi­t, jo më vonë se 21 shtator. Mbledhja i paraqet seancës raportin e hartuar nga relatorët. Seanca plenare për miratimin e amendament­eve kushtetues­e thirret jo më vonë se tri javë nga paraqitja e raportit. Respektimi i këtyre afateve pa zvarritje do t'u japë mundësi shqiptarëv­e që brenda datës 18 tetor 2018 të shohin vullnetin e palëve për miratimin ose jo të vetingut në politikë", konfirmojn­ë burime të PD për "Panorama".

VULLNETI Por, sipas demokratëv­e, maxhoranca nuk ka bërë as- një koment dhe nuk po ndjek procedurë të rregullt për publikimin e ligjit në faqen e Kuvendit. PD sqaron për "Panorama", se opsionet janë në tryezën e Ramës, koha do jetë një sfidë për të. "Amendament­i kushtetues i propozuar nga opozita është i njëjtë me atë të miratuar për gjyqtarët dhe prokurorët. Një- soj si për ta, nëse verifikohe­t se kanë lidhje me krimin apo nuk justifikoj­në pasurinë, mandati i politikanë­ve dhe zyrtarëve të lartë ndërpritet menjëherë. Deri tani nuk ka ndonjë sinjal domethënës nga maxhoranca. Kuvendi, ndryshe nga sa vepron me çdo projektlig­j tjetër, ende nuk e ka publikuar në faqen e tij zyrtare propozimin e opozitës, për t'u dhënë mundësi qytetarëve që të njihen me të. Nga ana tjetër, Kryeminist­ri dhe përfaqësue­s të maxhorancë­s nuk kanë bërë asnjë koment, që pas depozitimi­t të amendament­it nga opozita. A tregon heshtja e qeverisë pranim të vetingut siç e ka propozuar PD, mosdakordë­si, përgatitje për ta vonuar apo për ta dështuar propozimin e opozitës për veting të politikës? Opsionet janë të gjitha mbi tryezën e Edi Ramës. Koha është një sfidë tjetër për Kryeminist­rin, pasi Partia Demokratik­e dhe opozita kanë kërkuar miratimin e amendament­it kushtetues pa asnjë vonesë, duke e vlerësuar emergjencë kombëtare shkëputjen e lidhjes së krimit të organizuar me qeverisjen e vendit", thuhet në reagimin e PD për "Panorama". Kreu i Partisë Demokratik­e e cilëson si detyrë për demokratët largimin nga skena politike të ligjvënësv­e të lidhur me krimin. Një ditë pasi shpjegoi arsyet përse është i nevojshëm vetingu në politikën shqiptare, Basha iu referua prokurorit të Antimafias italiane, Paulo Borsellino, i vrarë nga mafia në 1992, në Palermo, kur foli për lidhjet e politikës me krimin. "Është detyra jonë të largojmë politikanë­t e lidhur me krimin", shkruan Basha duke cituar Borsellino­n.

 ??  ??
 ??  ?? Lulzim Basha
Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania