Panorama (Albania)

I dënuar për vjedhje, vdes në spital 35- vjeçari

-

TIRANE – Një 35- vjeçar i cili po vuante dënimin për vjedhje në Burgun e Krujës, ka ndërruar jetë ditën e shtunë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku ishte transferua­r pasi ndodhej në gjendje kritike. Viktima është Ervis Tako nga Cërriku, i cili prej datës 1 janar 2017, kur u arrestua nga Policia e Tiranës, ndodhej në burg. Drejtoria e Burgjeve njoftoi dje se më datë 4 shtator 2018 ai ishte dërguar nga burgu në QSUT dhe më datë 7 shtator 2018 është regjistrua­r në repartin e reanimacio­nit. Sipas kartelës mjekësore, 35- vjeçari vuante nga një tumor, i diagnostik­uar prej pak kohësh. Ndërsa mësohet se kishte pasur edhe probleme të shëndetit mendor dhe merrte mjekim. “Më datë 8 shtator 2018, në reani- macionin e QSUT- së ka ndërruar jetë shtetasi Ervis Thoma Tako, 35 vjeç, lindur e banues në Cërrik, me masë sigurimi ‘ mjekim i detyruar’, i ndaluar për veprën penale të vjedhjes. Më datë 04.09.2018 ky shtetas është dërguar nga IEVP Krujë në QSUT dhe më datë 07.09.2018 është regjistrua­r në repartin e reanimacio­nit. Sipas kartelës mjekësore, ky shtetas vuante nga një sëmundje e pashëruesh­me. Ai gjithashtu ka vuajtur edhe nga sëmundje të shëndetit mendor dhe kurohej me ilaçe për shëndetin mendor. Veprimet procedural­e po kryhen nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariat­it të Policisë nr. 4 Tiranë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. Tako ishte arrestuar më 1 janar të vitit 2017 nga shërbimet e Komisariat­it nr. 3 të Policisë së Tiranës, pasi dyshohej se vidhte pasagjerët e urbanëve. Në atë kohë, Policia tha se i riu, i dënuar edhe më parë për vjedhje, ishte arrestuar në sajë të operacioni­t të koduar “Fundviti”. Ai u arrestua ditën e vitit të ri tek ish- stacioni i Trenit, ku u dyshua se kishte vjedhur në autobus shtetasin me iniciale A. M., duke i marrë rreth 40 mijë lekë. Pas ndalimit të tij, Policia tha se këtij shtetasi është arritur t’i dokumentoh­et me prova ligjore se është autor i dyshuar edhe i tre rasteve të tjera të dokumentua­ra ku ka vjedhur sasi të konsiderue­shme parash. Këtë aktivitet ai e kryente kryesisht te stacioni i trenit nëpër urbane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania