Panorama (Albania)

Vuçiç pritet me protesta në Kosovë, Meta e Thaçi drekë në Durrës

Qytetarët dogjën goma, në protestë me pankarta: Vuçiç s’kalon!

-

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Kosovë me një shije jo fort të mirë dhe për këtë ka fajësuar autoritete­t në Kosovë.

Vuçiç ka dashur të vizitojë edhe fshatin Banje me etni serbe, por për këtë duhej të kalonte nëpër Drenicë. Protestat e shqiptarëv­e atje nuk e kanë mundësuar këtë vizitë. Qytetarët e Drenicës kanë vendosur bllokada në rrugë në rreth 5 lokacione, duke përdorur traktorë dhe drurë. Pati edhe goma makinash, të cilave iu vunë flakën. Autoritete­t e rendit në Kosovë i kanë kërkuar Presidenti­t serb të anulonte vizitën në Banje sepse kjo nuk ishte shumë e sigurt për të. Qindra qytetarë bllokuan rrugën për në fshatin Banje, duke përdorur ekskavator­ë, kamionë dhe duke mbajtur shkrime ku lexohej: "Vuçiç nuk do të kalojë" dhe "Vuçiç kthehu pas". Kur u kthye në Mitrovicë, Vuçiç iu drejtua qytetarëve të Banjes me telefon. "Më vjen keq që nuk mund të vija, sepse autoritete­t e Prishtinës nuk e donin këtë", tha ai. Më tej shtoi se: "Kam ardhur për të treguar të vërtetën rreth situatës sonë të vështirë, sepse nuk mund dhe nuk duhet të hesht". Vuçiç tha se ideja është të ruajë paqen dhe po përpiqet të krijojë ura besimi me shqiptarët. "Unë kam ndërmend ta bëj këtë vend të madh, jo për shkak se do të pushtoj Ballkanin apo botën, por duke pushtuar të ardhmen", tha ai. Vuçiç u tha serbëve atje se ishte detyrimi i tij t'u thoshte serbëve në Kosovë se Serbia do të jetë gjithnjë e pranishme për ta dhe se "kërkoj vetëm të fitoj më shumë të drejta për serbët në Kosovë nëpërmjet një kompromisi". Vuçiç ka sqaruar se aktualisht nuk ka asnjë draft zgjidhjeje dhe se palët ishin larg kësaj çështjeje. Incidenti në Drenicë është komentuar nga të gjitha anët, mediat serbe kanë shkruar se në Drenicë janë dëgjuar edhe të shtëna armësh por policia e Kosovës nuk e ka konfirmuar këtë. Policia tha se protesta ka përfunduar e qetë. Ndërkohë që Vuçiç është kthyer pas kur ndodhet dy kilometra larg vendit ku po protestohe­j. Në fillim, reagimet ndaj incidentev­e kanë ardhur nga të gjitha anët. Ministri i Brendshëm serb, Stefanoviç i tha televizion­it "Prva" se shër- bimet e sigurisë e kishin njoftuar Vuçiçin rreth situatës në Kosovë. Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, tha se Vuçiç nuk do të jetë i pambrojtur, por, sipas mediave në Serbi, Bashkimi Europian ka shprehur keqardhje dhe u bëri thirrje atyre që janë përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe për të siguruar vazhdimin e sigurt të vizitës së presidenti­t serb. Në Prishtinë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se e kupton reagimin e banorëve të Drenicës që shprehën revoltën e tyre të justifikua­r kundër vizitës. "Kjo tregon se dhimbja dhe plagët janë ende të freskëta. Megjithatë, kur përpiqemi për paqe dhe pajtim, protestat dhe pengesat nuk ndihmojnë aspak. Unë e mirëpres vendimin e qeverisë së Kosovës për ta anuluar vizitën e Vuçiçit në fshatin Banje", tha Thaçi. Vuçiç u kthye në Serbi nga Veriu i Kosovës rreth orës 13: 50 të së dielës, pasi kaloi i qetë kufirin në pikën e Jarinjës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Vuçiç, duke u informuar mbi situatën gjatë vizitës
Vuçiç, duke u informuar mbi situatën gjatë vizitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania