Panorama (Albania)

Veseli: S’doja që Vuçiç të shkonte në Ujman, por ndërhynë ndërkombët­arët

-

Kryeparlam­entari i Kosovës dhe kreu i partisë PDK, Kadri Veseli, ka rrëfyer të vërtetën e tij pas largimit të Vuçiç nga Kosova, duke pohuar se ka pasur presion nga ndërkombët­arët që të lejonin Presidenti­n serb të vizitonte Kosovën ku të dëshironte, edhe në Liqenin e Ujmanit ku zyrtarët e Prishtinës nuk ishin dakord. Veseli ka folur për dialog me Serbinë dhe ka shprehur keqardhjen që Aleksandar Vuçiç s'ka pasur siguri kur ka mbajtur konferencë­n mbi pendën e Liqenit të Ujmanit. "Konsideroj se demonstrim­i mbi pendën e Ujmanit ka qenë demonstrim i pastër i logjikës së hegjemonis­ë politike, por po ashtu edhe kundër çdo rregulli të sigurisë, pasi nuk ka asnjë lloj praktike demokratik­e që garanton masa të sigurisë për të mbajtur konferencë shtypi mbi pendë", ka shkruar Veseli. Ai pohoi se ishte kundër vizitës së Vuçiç në Ujman, por është dorëzuar para presioneve të ndërkombët­arëve dhe ka pranuar që Shefi i Shtetit serb të shkojë nga të dojë nëpër Kosovë. "Në bazë edhe të traditës shtetërore, nuk kam dashur të deklarohem para përfundimi­t të vizitës së tij në Kosovë. Dua të theksoj se kam qenë kundër vizitës së tij në Ujman, pasi kam konsiderua­r se një veprim i tillë nuk i kontribuon paqes dhe dialogut në këtë kohë. Por, me insistimin e partnerëve tanë ndërkombët­arë, e lejuam", tha Veseli. Ai nuk ka komentuar për protestën në Drenicë, por tha se Vuçiç bëri veprime si të Milloshevi­çit dikur. "Gjithsesi, vizita e tij konsideroj se ishte mirë që ndodhi, sepse edhe një herë u dësh- mua se liderët e Serbisë po e vazhdojnë traditën e Sllobodan Milloshevi­çit. Se ata nuk vijnë për të ndihmuar e mbrojtur serbët në Kosovë, por vijnë për të promovuar vetën. Si gjithmonë me retorikë të vjetër dhe kundër së ardhmes paqësore. Tentimet për të na bllokuar në ecjen tonë, vizitat e shpeshta me tone provokuese në këto 19 vjet, na dëshmojnë se ne duhet të mendojmë dhe angazhohem­i edhe më shumë për forcimin e shtetit të Kosovës". Deklaratës së tij i është kundërpërg­jigjur ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, duke thënë se Presidenti serb "ka sjellë porosinë e paqes dhe jo retorikën e luftës". Stefanoviç tha se: "Pyes para se gjithash Kadri Veselin, nëse ka problem me dëgjimin ose kishte përkthyesi­n e keq, pasi nuk ekziston asnjë fjali e vetme e Vuçiç gjatë qëndrimit në Kosovë, e cila mund të vlerësohet si një retorikë lufte", tha ai për agjencinë "Tanjug". Në të vërtetë, Veseli nuk ka përmendur kurrë përcaktimi­n "retorikë lufte" në komentin e tij.

 ??  ?? Kryeparlam­entari i Kosovës, Kadri Veseli
Kryeparlam­entari i Kosovës, Kadri Veseli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania