Panorama (Albania)

Negociatat, Tispras: Çështja çame nuk ekziston

"Disa insistojnë të fusin nga dritarja çështjen çame"

-

Kryeminist­ri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka folur dje për negociatat mes Greqisë dhe Shqipërisë, teksa është shprehur se klima mes dy vendeve është pozitive. Por gjatë ai është pyetur për çështjen çame, për të cilën ka thënë hapur se Çamëria për Greqinë nuk ekziston dhe se është një kapitull që nuk diskutohet. Tsipras është shprehur dje se disa faktorë po tentojnë të fusin nga "dritarja" e negociatav­e çështjen çame, por për të kjo çështje nuk ekziston. "Janë dëgjuar shumë për këto negociata. Shumë nga çka janë thënë, nuk kanë lidhje me realitetin. Brenda kuadrit të bisedimeve është edhe mirëmbajtj­a e piramidave që shënojnë kufijtë me vendin fqinj dhe disa thanë se po shkojmë të bëjmë një ripërcakti­m kufijsh. Gjithashtu, disa insistojnë të fusin nga dritarja çështjen çame. Nuk ekziston një çështje e tillë. Dhe sigurisht do të thosha që në këto çështje do të ishte mirë të kishte më shumë konsensus, sepse në çështje kruçiale kombëtare duhet të ketë informim, mirëkuptim dhe besim", ka thënë Tsipras. Por ai është shprehur me tone pozitive për negociatat mes dy ministrave të Jas- htëm për marrëveshj­en e detit. "Negociatat po zhvillohen në nivel ministrash të Jashtëm të dy vendeve. Ato janë çështje të vështira, por bisedimet janë në klimë pozitive. Është e qartë, në mënyrë që Greqia të mbështesë hapjen e kapitujve të negociatav­e të integrimit duhet që të kryen një sërë reformash dhe premtimesh, që ka bërë qeveria shqiptare", tha Kryeminist­ri grek. Për çështjen çame ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i pyetur nga "Zërin e Amerikës" për mosnjohjen e çështjes çame nga Greqia, është shprehur se pas negociatav­e të shumta, një ditë mund të përafrohen qëndrimet me shtetin helen edhe për këtë çështje. "Qëndrimi ynë është i palëkundur dhe në lidhje me mënyrën se si ne e kemi konceptuar adresimin e çështjes çame, duke vendosur edhe linjat e kuqe që kanë të bëjnë me integritet­in territoria­l të Greqisë, me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me përgjegjës­inë individual­e dhe jo kolektive, me të drejtën për të përkujtuar aspekte të ndryshme të historisë ku përfshihet edhe çështja çame me të drejtën për të gëzuar pronësinë. Unë shpresoj që nuk do të jetë e largët dita kur Shqipëria dhe Greqia do t'i përafrojnë qëndrimet edhe për këtë çështje", ka thënë Bushati.

 ??  ?? Kryeminist­ri grek, Tsipras
Kryeminist­ri grek, Tsipras

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania