Panorama (Albania)

Kufijtë e Kosovës, Meta takon Thaçin në Durrës

"Me rëndësi, dialogu dhe marrëdhëni­et Kosovë- Serbi"

- TIRANE

Kreu i shtetit është takuar dje në Durrës me Presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin ka diskutuar dhe për çështjen e nxehtë, atë të negocimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Zhvillimin e takimit e ka bërë të ditur Presidenti Meta, teksa ka postuar një fotografi me Thaçin në një prej restorante­ve në zonën e Currilave në Durrës. Meta ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë dializën për normalizim­in e marrëdhëni­eve me Serbinë në mënyrë që të dy palët të garantojnë njohje reciproke mes dy vendeve. Për Metën, stabilitet­i rajonal dhe perspektiv­a europiane është prioritet i përbashkët. "Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidenti­n e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimev­e të gjithanshm­e midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabi- litetit rajonal dhe perspektiv­ës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët. Ndaj, është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizim­in përfundimt­ar të marrëdhëni­eve Kosovë- Serbi, që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE, por dhe një bashkëjete­së të përhershme midis shqiptarëv­e e serbëve në interes të gjeneratav­e të ardhshme", shkruan Presidenti Meta. Ndërkohë që dy ditë më parë Meta është takuar dhe me liderin e Vetëvendos­jes, Albin Kurti. Për takimin me Kurtin, Meta nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, por vetëm vendndodhj­en që ishte në plazhin e Karpenit. "Kënaqë- si të takohesha me liderin e Vetëvendos­jes, z. Albin Kurti, në Karpen", shkruan Presidenti. Më herët, Presidenti ka folur për negocimin e një marrëveshj­eje mes Kosovës dhe Serbisë. "Çdo diskutim dhe debat që ndihmon në kuptimin dhe pranimin e këtij realiteti është i mirëpritur. Çdo devijim nga ky realitet, përveçse provokon emocione dhe retorika populiste, nuk sjell dobi. E kaluara historike e Ballkanit është fatkeqësis­ht e lidhur me ndryshime kufijsh, spastrim etnik dhe shpërngulj­e të dhun- shme të popullsive, të cilat janë shoqëruar me probleme të mëdha, armiqësi, luftëra e urrejtje. Marrëveshj­a, që mendohet të arrihet sot mes palëve, është e rëndësishm­e të çlirojë energji pozitive, të ndihmojë frymën e bashkëjete­sës dhe harmonisë dhe të shërojë ndjenjën e urrejtjes të mbjellë nga e kaluara dhe historia", ka thënë Meta.

 ??  ?? Presidentë­t Meta dhe Thaçi, dje në Durrës
Presidentë­t Meta dhe Thaçi, dje në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania